POLITIKE

"Figura të shëmtuara", BIRN: Ministrja e Shëndetësisë reagon me vonesë për skandalin e Onkologjikut

r.ll Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 16:00
"Figura të shëmtuara", BIRN: Ministrja e
albana kociu

TIRANË- Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Skema abuzive u bë publike nga Prokuroria e Tiranës të martën dhe shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve, të cilët reaguan përmes rrjeteve sociale. Në një reagim publik të mërkurën, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se ka nisur një hetim administrativ për skandalin.

Në një dalje para mediave pas mbledhjes së qeverisë Koçiu e cilësoi korrupsionin në bluzat e bardha si “vija e kuqe” dhe punonjësit e mjekët e spitalit të përfshirë në skandal si “figura të shëmtuara”.

“Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria,” njoftoi ajo, duke shtuar se ky hetim “do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim”.

Duke e cilësuar të patolerueshme atë që ka ndodhur, Koçiu paralajmëron amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur, siç tha ajo, “sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajon jetën njerëzore si mall shumice në tregun e lirë”.

Ndërkohë, ministrja lajmëroi se qeveria ka vendosur të rrisë pagat në sistemin e mjekësisë me 20 mijë lekë mbi pagën për mjekët dhe 15 mijë lekë mbi pagën për infermierët.

Nga ana tjetër opozita ka reaguar duke bërë përgjegjëse qeverinë për fenomenin e korrupsionit dhe akuzon ministrinë e shëndetësisë se nuk ka marrë masa në kohë për denoncimet për këtë fenonem, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Grupi parlamentar i  Partisë Demokratike vendosi të mërkurën që të thërrasë në një interpelancë urgjente në Kuvend ministren e Shëndetësisë me pretendimin se ajo dhe pasardhësit e saj në këtë detyrë nuk kanë vepruar në kohë pas dhjetra e qindra denoncimesh për abuzime.

“Sistemi korruptiv buron nga koka, që nga ministri i Shëndetësisë dhe është shtrirë në të gjithë sektorin”, deklaroi kreu i grupit Gazment Bardhi, duke kërkuar që për këtë gjë të mbahen përgjegjës “ata që korrupsionin në sistemin e shëndetësisë e kanë ngritur në sistem”.

Për çështjen reagoi edhe Lulzim Basha duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar piramidën e korrupsionit që nuk kursen as të semurët.  Sipas tij, edhe “politika e barnave është një tjetër skemë kriminale korruptive në kurriz të shqiptarëve, duke lejuar futjen në treg të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë me cilësi të ulët dhe pa efekt”.

Në skemën abuzive, sipas prokurorisë Tiranë, janë përfshirë funksionarë dhe mjekë, ndërsa të martën u lëshuan disa masa sigurimi personal me “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje” për ta.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave./Reporter.al

albana kociu spitali onkologjik

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë