POLITIKE

Firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës - Rrogozhinë, Balluku: Shqipërinë akoma më shumë drejt ëndrrës së saj të BE-së

M.B. Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 16:15

Firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës -

TIRANA- Marrëveshja e financimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është firmosur ditën e sotme në Tiranë mes qeverisë dhe Bashkimit Evropian. BE do të financojë ndërtimin e kësaj hekurudhe, që është pjëse e korridorit të tetë.

Teksa u bë firmosja e marrëveshjes, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se është hedhur një tjetër gur kilometrik për transportin hekurudhor dhe një hap më afër drejt Evropës. Ajo shtoi se tashmë jemi në hapat e fundit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë -Durrës, e cila si ndërtim dorëzohet brenda vitit 2025, duke i lënë vitit 2026 edhe plotësimin e komponentëve të tjerë, atë të elektrifikimit të kësaj hekurudhe, por edhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë.

Balluku tha se në ditët në vazhdim ne do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, një projekt me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu ajo tha se bëhet fjalë për hekurudhën e kombit, e cila do të prezantohet në Shkodër, aty ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë. 

Pjesë nga fjala e Ballukut:

Sot gjatë vizitës në Shqipëri të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian Kaja Kallas dhe në prani të Kryeministrit Edi Rama, nënshkruam sëbashku me Bankën Europiane për Investim marrëveshjen për hapin e parë të hekurudhës së Korridorit të VIII, një marrëveshje e cila i jep një tjetër gur kilometrik Shqipërisë në zhvillimin e transportit hekurdhor. Durrës-Rrogozhinë, duke nisur kështu një rrugëtim i cili do të bashkohet dhe do të ndërlidhet edhe me hapat e tjerë që kemi hedhur për Korridorin e VIII, siç është autostrada apo edhe autostrada energjetike që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë këto komponentë po plotësojnë një puzzle të madh të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishëm për Bashkimin Europian, duke qenë se i ofron eficiencë financiare çdo qytetari dhe nga ana tjetër është miqësor me ambientin.

Duhet thënë gjithashtu që tashmë jemi në hapat e fundit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë -Durrës, e cila si ndërtim dorëzohet brenda vitit 2025, duke i lënë vitit 2026 edhe plotësimin e komponentëve të tjerë, atë të elektrifikimit të kësaj hekurudhe, por edhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2025 ne nisim ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, një nga segmentet më të rëndësishme ndërlidhëse të rajonit. Po ashtu duhet patur parasysh që parashikohet që këto punime të Vorë-Hani i Hotit të përfundojnë në vitin 2029.

Në ditët në vazhdim ne do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, një projekt me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Bëhet fjalë për hekurudhën e kombit, e cila do të prezantohet në Shkodër, aty ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë. Gjithashtu duhet patur parasysh që brenda këtij viti do të kemi mundësi që të kemi një projekt të plotë pikërisht për marrëveshjen që u firmos sot Durrës – Rrogozhinë, e cila parashikohet të dorëzohet si vepër në vitin 2028, duke u pasuar dhe nga segmenti Rrogozhinë – Pogradec, i cili do të dorëzohet në vitin 2029.

Të gjitha këto risi, të gjitha këto projekte strategjike kombëtare dhe rajonale e përafrojnë Shqipërinë akoma më shumë drejt ëndrrës së saj të Bashkimit Europian. Gjej rastin të falenderoj Bashkimin Europian, sigurisht delegacionin e Bashkimit Europian këtu në Tiranë, për të gjithë mbështetjen, bashkëpunimin dhe të gjitha hapat që kemi hedhur sëbashku me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sot marrim angazhimin për të vijuar me projekte të tjera që na presin dhe padyshim për të përafruar akoma më shumë ëndrrën shqiptare drejt Bashkimin Europian.

belinda balluku

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë