POLITIKE

"Fitorja absolute e PS"/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më shumë mandate

Gjergj Erebara Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 07:27
"Fitorja absolute e PS"/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më
foto ilustruese

TIRANË- Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Socialiste e Shqipërisë po siguron 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në vitin 2008, marrëveshje e konfirmuar edhe vitin e kaluar.

Sipas Kushtetutës dhe parimeve demokratike, përfaqësimi parlamentar duhet të reflektojë vullnetin popullor në mënyrë sa më të përafërt, ndonëse pranohet gjerësisht se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Pabarazitë kanë qenë në shkallë më të vogël gjatë zgjedhjeve të kaluara, por shënuan kulmin këto zgjedhje, kur ushtri të ndryshme patronazhistësh të Partisë Socialiste u përleshën me opozitën dhe me njëra-tjetrën për të siguruar 733 mijë vota brenda vendit, 35 mijë më pak se sa katër vjet më parë.

Numri i përgjithshëm i votave të hedhura brenda vendit të dielën ishte 1.46 milionë, rreth 200 mijë më pak se sa katër vjet më parë. Partia Socialiste ra me 35 mijë vota, ndërsa të 107 mijë votat që Lëvizja Socialiste për Integrim mori katër vjet më parë, nuk dihet se ku kanë përfunduar. Për rrjedhojë, të 733 mijë votat që PS ka siguruar brenda vendit kanë prodhuar 83 mandate, me një mesatare prej 8834 votash për mandat. Koalicioni i Partisë Demokratike mori 481 mijë vota dhe 50 mandate, për një mesatare prej 9635 votash për mandat. Socialdemokratët e Tom Doshit morën 47 mijë vota dhe siguruan 3 mandate në total ose një mandat deputeti për çdo 16 mijë vota. Nisma Shqipëria Bëhet mori 49 mijë vota, por deri tani ka siguruar vetëm një mandat dhe ka shpresa për një të dytë në Fier në varësi të votave nga emigrimi. Partia Mundësia e Agron Shehajt siguroi dy mandate me 43 mijë vota, me një mesatare prej mbi 21 mijë secila. Lëvizja Bashkë mori 1 mandat me 20 mijë vota. Koalicioni Euroatlantik mori zero mandate me më shumë se 19 mijë vota. Me pak fjalë, partive të vogla iu deshën dy apo tre herë më shumë vota për mandat se sa partive të mëdha.

Zgjedhje “jo në përputhje me standardet”

Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend shqetësues sa i përket mënyrës së organizimit të zgjedhjeve dhe deri më sot nuk ka zhvilluar asnjë palë zgjedhje të vlerësuara si të përshtatshme për një vend demokratik. Por zgjedhjet e së dielës morën një numër të pazakontë të lartë kritikash nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët, në raportin e tyre paraprak, folën në tetë raste për praktika apo për fenomene të cilat u konsideruan si “jo në përputhje” “jo të pajtueshëm” apo “në kundërshti” me “standardet ndërkombëtare”.

Shqetësimi kryesor i shprehur nga ndërkombëtarët lidhet me “rastet e frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimit të rrjeteve të patronazhimit.” Sipas raportit, këto probleme “u mbajtën shënim dhe janë të papërputhshme me standardet ndërkombëtare.”

Shqetësimi i dytë lidhet me informacionet që sugjerojnë se administrata publike i ka bërë presion votuesve të grupeve të margjinalizuara që të votojnë Partinë Socialiste. “Kjo është në kundërshti me standardet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë që votuesit të jetë të lirë nga ndikimi apo shtrëngimi,” shkruhet në raport.

Shqetësimi tjetër lidhet me “përqendrimin e lartë të medias”, e cila nuk garanton dot larmishmëri të informimit, një kërkesë kyçe kjo për demokracinë dhe diçka që “është në kundërshti me standardet ndërkombëtare”.

Raporti vijon më tutje me kritikimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e aksesit në Tiktok, vendim të cilin gjithashtu e veçon si i tillë që “bie ndesh me standardet ndërkombëtare”.

Ndërkombëtarët janë gjithashtu të shqetësuar për mungesën e mjeteve ligjore efikase për trajtimin e këtyre problemeve, nga fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të kontrollojë dhe të dënojë abuzimet, te fakti që vendi nuk ka mekanizmat e duhur ligjorë për të garantuar larmishmërinë e skenës mediatike dhe luftën kundër oligopolit në tregun televiziv.

Se sa pasoja do të kenë këto shkelje të standardeve zgjedhore nga ana e Ramës për të, kjo është çështje e debatueshme. Fron Nahzi, studiuesi shqiptaro-amerikan që ka jetuar në vitet ’90 në Shqipëri dhe, në atë kohë, u shpall armik nga Berisha, shpjegon në një opinion për BIRN se, për shkak të gjendjes së përgjithshme botërore, diplomacia ka gjasa do të mbyllë sytë përballë kësaj rrëshqitjeje pas në standardet demokratike të vendit, ndërsa një prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR, eurodeputeti Michael Gahler theksoi se “Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE në gjendjen aktuale”.

Qarqe të varfra, fitore të mëdha

Pas zgjedhjeve të vitit 1991, kur Partia e Punës fitoi mbi 75% të parlamentit, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare deklaroi se kjo ishte “një fitore e mjerë”. Në atë kohë, shumica e zonave rurale të vendit, ku banonte 63% e popullsisë, votoi Partinë e Punës, ndërsa opozita siguroi sukses relativ në qendrat e mëdha urbane të vendit, përfshirë Tiranën. Komenti i Kadaresë për “fitore të mjerë” lidhej pikërisht me fitoren e siguruar mbi segmentet më të varfra të shoqërisë.

Zgjedhjet e së dielës shfaqin një panoramë të ngjashme, ku, pavarësisht makinerive të shumta elektorale, socialistët në Qarkun Tiranë arritën të fitojnë vetëm 48% të votave, nga 52% që fituan në rang kombëtar. Brenda Bashkisë Tiranë, në zonat rurale, si Baldushk, Ndroq, Pezë apo Petrelë, socialistët fituan 55 apo 60% të votave me një përjashtim të ish-Komunës Shëngjergj, që përfshin zonën malore përtej Malit të Dajtit, ku Socialdemokratët e Tom Doshit siguruan një rezultat surprizë prej 28%.

Situata është e ngjashme në qarqe të tjera. Qarku Fier, ku rreth 65% e popullsisë jeton në zonat rurale është një shembull i vlefshëm. Socialistët fituan në nivel qarku 63% të votave dhe 12 nga 16 mandate, por në qytetin e Fierit fituan 58% ndërsa në zonat rurale përreth fitoret ishin shumë më të thella. Në Libofshë fituan 70%, në Bubullimë 71% etj.

Në qytetin e Korçës, socialistët morën 52% të votave ndërsa në zonat rurale shumë më shumë se sa kaq. Zona shumë e thellë dhe shumë e varfër malore e Lekasit shënoi rekord me 81%. Rezultati në nivel qarku, 54%.

Në qarkun e Vlorës, qyteza turistike relativisht e pasur e Himarës i dha socialistëve 43%, ndërsa zona e varfër malore e Horë-Vranishtit i dha 78%.

Në qarkun Elbasan, socialistët fituan 60%, ku në  qytetin e Elbasanit rezultati ishte 53% dhe në zonat e tjera, më shumë se kaq. Ish-komuna malore Zavalinë i dha socialistëve pothuajse 71% të votave.

Për të parë ndarjen rurale-urbane në suksesin e PS në zgjedhje kërkohen më shumë analiza, por tendenca është e qartë: makineritë elektorale funksionojnë më lehtë aty ku popullsia është më e varfër. Në këtë kuptim, komenti i Kadaresë për fitoren e Partisë së Punës në vitin 1991 ka gjasa vlen në një masë jo të vogël për fitoren e Ramës të dielën.

Në zgjedhjet e kaluara, pala fituese është favorizuar nga formula e ndarjes së mandateve për një diferencë prej maksimumi 4.6%. Kjo do të thotë që, në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të fitojnë 52.3% të parlamentit me 48.3% të votave, në zgjedhjet e së dielës gjasat janë që do të fitojnë 83 mandate apo 59.3% të votave, me një diferencë prej 7 pikësh përqindjeje, më e larta e regjistruar në pesë zgjedhjet e fundit.

Shpjegimi për këtë fitore disproporcionale mund të kërkohet te votat që nuk prodhuan mandate të partive të vogla. Në Berat, Nisma Shqipëria Bëhet fitoi 7.4% të votave, ndërsa sëbashku me partitë e tjera të vogla mori 12%. Kjo është pothuajse mjaftueshëm për një nga 7 mandatet e qarkut, i cili u fitua nga PS 5 me 2.

Në Fier, socialistët fituan 12 nga 16 mandate, pra 75% të mandateve me 63% të votave, sepse partitë e vogla morën vota të ndara për më shumë se një  mandat dhe koalicioni i Shqipërisë Madhështore fitoi vota për pak më shumë se 4 mandate. Në Vlorë e në Durrës, situata ishte e ngjashme ndërsa në Tiranë, teorikisht partitë e vogla mund të merrnin shtatë apo tetë mandate nga 4 që morën, nëse do të kishin garuar bashkë.

Në total, PS ka marrë rreth 10 mandate për të cilat nuk është votuar nga qytetarët, falë ndarjes proporcionale rajonale, e cila u dakordësua dy dekada më parë mes Ramës dhe Berishës, dyshes që ka dominuar jetën politike shqiptare që prej asaj kohe./Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë