Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij rreth 120 minuta në mbledhjen e jashtëzakonshme që thirri përçoi disa mesazhe drejt bashkëpunëtorëve të tij, mes të cilëve dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Tashmë është fakt që marrëdhëniet e tyre nuk janë ndër raportet më të mira që kanë pasur. Por veprimet e fundit të Ramës kanë lënë të nënkuptuar që ai ka hequr dorë nga mbrojtja e këtij të fundit.
Edhe pse është vetë Rama që i ka vendosur këta njerëz në poste kyçe në qeverinë e tij, sot duket se shënjestra e fjalimit të tij ishte pikërisht Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës. Veliaj disa ditë më parë u paraqitë në SPAK më fletëkërkesën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje për rreth 7 orë në lidhje me aferën e Inceneratorit të Tiranës. Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i Veliajt, pasi 5 drejtorë e drejtoresha të tij ndodhen në pranga për vjedhje dhe korrupsion me tenderat e bashkisë Tiranë.
Duke folur me nënkuptime por dhe me përbuzje, Rama gjatë fjalimit theksoi se ai kryebashkiak që fut duart në arkat e shtetit dhe në xhepat e popullit meriton të quhet parazit dhe tradhëtar. Por aktualisht i vetmi kryebashkiak që është i përfolur dhe i denoncuar për korrupsion e vjedhje është Veliaj.
“Ashtu sikur dikush që është zgjedhur në krye të një bashkie, nëse fut duart në arkat e këtij shteti dhe xhepat e këtij populli, nuk është me ne. Nuk ka se si të jetë ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes. E thënë ndryshe, çdo anëtar i kësaj familjeje politike që bën korrupsionin në funksionet publike është një tradhtar i dyfishtë, jo vetëm i popullit shqiptar si çdo hajdut me kostum që merr çfarë nuk është e tij, por edhe i PS-së si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet”, u shpreh Rama.
Po ashtu në një tjetër moment, Rama ia bëri të qartë se ai nuk ka për t'i dalë në mbrojtje askujt, kur bëhet fjala për vjedhje dhe korrupsion. Po ashtu kryeministri la të nënkuptuar se mund të ketë shkarkime nga detyra për personat në fjalë që thirren para drejtësisë.
“Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, po më bien në qafë," tha Rama.
Po këtu, në këtë rast Rama përmendi dhe drejtorët e Bashkisë Tiranë që ndodhen pas hekurave. Ai u përqendrua te fakti se qeveria dhe PS-ja nuk kanë për t'i dalë në mbrojtje asnjë drejtori bashkie apo kryebashkiaku, që ka çështje të hapura në SPAK. Por u bëri thirrje atyre, në një tjetër nënkuptim për Veliajn se duhet që të luftojë për të vërtetën e vetë.
"Nëse nuk ke bërë asgjë nuk të mbaj as unë as PS, por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde. Sepse kjo parti dhe kjo qeveri nuk bëjnë asnjë koment për çështjet që hap SPAK. Jo më avokatin e një drejtori, kryebashkiaku, ministri, deputeti apo ish ministri,” tha Rama.
Në të gjithë fjalimin e Ramës, pika kryesore ishte korrupsioni që ka prekur qeveritë që ai ka drejtuar, por si çdo herë, kryeministri i ka mëshuar fjalës se përgjegjësitë para ligjit janë personale. Të njëjtën fjalë, Rama e ka përmendur dhe ditën e sotme në mesazhet e nënkuptuara që ia ka drejtuar Veliajt apo drejtorëve të tij që ndodhen në burg./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën m 7 maj, gjatë një mbledhjeje t...
Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku KORÇA- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë në Shkodër, ku nëna s&eu...
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka padit...
Belind Këlliçi TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e so...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili tha se ka rënë denoncimi i r...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbledhje tha se Reforma në Drejtësi do kohën e ve...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen se përse nuk jep dorëheqjen nga posti i tij, kur gjysma e kabinetit dhe q...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me deputetët socialistë dhe ministrat, tha se k...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetin e ministrave...