POLITIKE

Forumi për sfidat gjeopolitike/ Meta: Mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët, prodhon efekte të kundërta

e. d Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 18:15

Forumi për sfidat gjeopolitike/ Meta: Mbyllja e syve ndaj kapjes së

TIRANË-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm në forumin Rajonal Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes. Gjatë fjalimit të tij Meta tha se në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike.

Ndërkohë kur ndaloi te Shqipëria, Kreu i PL-së foli për arrestimin e Fredi Belerit dhe mbajtën në arrest shtëpie të Sali Berishës, duke thënë se mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja stabilitetit prodhon efekte të kundërta. 

Sipas Metës autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen nga procesi i anëtarësimit në BE tek krijimi i Ballkanit të Hapur, ku influencat europiane dhe jo-europiane përzihen dhe përplasen me kosto të lartë për vetë rajonin, për Europën dhe për NATO-n. 

Më tej Meta u shpreh se pasojat e kësaj politike sollën dështimin e përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi, tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, kërcënimet për shpërbërje të Bosnje-Hercegovinës, deri në përplasjen e parë fizike me trupat e KFOR dhe sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.

Fjala e poltë e Metës:

Të nderuar miq, I nderuar Presidenti, Stipe Mesiç, mik i dashur i të gjithë shqiptarëve anembanë botës, I nderuar Presidenti, Milo Gjukanoviç, lideri historik që arriti çdo gjë të paimagjinueshme 27 vite më parë duke realizuar Pavarësinë e Malit të Zi, anëtarësimin e tij në NATO dhe që e ka afruar kaq shumë me BE,

I nderuar Profesor Ahmet Davutoglu, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Pavarësisë së Kosovës, por edhe i shumë njohjeve në të gjitha kontinentet, I dashur President Fatmir Sejdiu apo ndryshe Presidenti i Pavarësisë,

Ju jam mirënjohës, që pranuat ftesën për t’u mbledhur sot këtu në Tiranë, për të diskutuar për një çështje tepër të rëndësishme që ka të bëjë me të ardhmen e rajonit tonë “Ballkani   dhe   sfidat   gjeopolitike   të   së sotmes   dhe   së   ardhmes”.

Ju, të nderuar miq, jeni ndër ata liderë që keni treguar se sfidat e mëdha të popujve tanë e të rajonit si një i tërë për paqe e zhvillim, për integrim dinjitoz mes vetes dhe në komunitetin europian dhe Trans-Atlantik kërkojnë jo vetëm vizion dhe kthjelltësi, por zgjidhjet përpara nesh kërkojnë edhe guxim e kurajë dhe bashkëpunim.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u çeli sytë shumë politikanëve perëndimorë që deri atëherë ecnin somnambul, me iluzionin se rreziku i luftrave në Europë ishte përjashtuar përgjithmonë.

Ata që parashikuan se ambicia e Putinit do të ndalonte në Krime dhe iu kthyen “punëve të zakonshme”, u desh të njihnin realitetin politik dhe të rishikonin politikat europiane dhe euro-atlantike në përputhje me këtë realitet.

Kjo do të thotë së pari dhe mbi të gjitha ripërkufizim të rreziqeve. NATO vendosi në strategjinë e saj të sigurisë Rusinë, si kërcënimin kryesor për paqen.

Rajoni ynë u përfshi në hartën e vatrave të rrezikut, duke parashikuar se vendet dhe aktorët proxi të Rusisë do të nxisnin destabilitet, duke insistuar në të njëjtën fabul të vjetër që synon ndryshimin e kufijve mes vendeve të Ballkanit.

Ndërkohë në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike. Ka një ndërlidhje të qartë mes regjimeve hibride dhe kërcënimit që ato përbëjnë në mjedisin e sigurisë.

Për shembull, mjafton të shohësh raportet e OSBE/ODIHR për të identifikuar qartë se Shqipëria dhe Serbia kanë probleme madhore me zgjedhjet dhe me kufizimin ekstrem të hapësirave për opozitën dhe lirinë e shprehjes. Në Shqipëri sot vazhdon të vuajë burgun politik për herë të parë një eurodeputet i sapozgjedhur, z.Fredi Beleri.

Vetëm pse ishte kandidat i opozitës në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Himarës, ai u rrëmbye nga policia dy netë para zgjedhjeve dhe përsëri fitoi. U bë një vit që i është pamundësuar betimi në respekt të zgjedhësve që është një procedurë shumë e rëndomtë burokratike.

Kjo ndodh sepse ai kishte denoncuar zaptimin e pronave të komunitetit nga klientë pranë Kryeministrit për të ndërtuar resorte me qëllim pastrimin e parave.

Ndërkohë Elmar Brok një politikan shumë i njohur nga të gjithë ju dhe në BE vendosi që për ditëlindjen e tij të vizitonte shtëpinë e liderit historik të Partisë Demokratike, Profesor Sali Berishës, i cili në mënyrë antikushtetuese mbahet i izoluar politikisht për t’i pamundësuar përmbushjen e detyrimeve të tij si deputet dhe si lider.

Nuk është për t’u habitur se si mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta.

Autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen nga procesi i anëtarësimit në BE tek krijimi i “Ballkanit të Hapur”, ku influencat europiane dhe jo-europiane përzihen dhe përplasen me kosto të lartë për vetë rajonin, për Europën dhe për NATO-n.

Pasojat e kësaj politike sollën dështimin e përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi, tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, kërcënimet për shpërbërje të Bosnje-Hercegovinës, deri në përplasjen e parë fizike me trupat e KFOR dhe sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.

Nuk janë të paktë politikanët, analistët dhe gazetarët në SHBA dhe BE që patën paralajmëruar se në rajon po ndiqej një qasje e gabuar si nga BE ashtu edhe nga SHBA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë