POLITIKE

Fredi Beleri i përgjigjet Ramës: Po bën padrejtësi të dytë duke më krahasuar me Veliajn. Unë akuzohesha për 360 euro, ai për qindra mijëra

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 21:59
Fredi Beleri i përgjigjet Ramës: Po bën padrejtësi të

Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë një interviste për Euronews Albania ka folur mbi qëndrimin e kryministrit Rama gjatë Forumit Ekonomik në Delphit i cili përmendi çështjen e Fredi Belerit. 

Rama tha se një kryebashkiak do ta kishte ëndërr që të dilte nga burgu edhe të bëhej eurodeputet, por sot vazhdojnë të jenë në burg duke iu referuar rastit të Veliaj. Kryministri e pranoi se çështja Beleri ndikoi në marrëdhënien mes dy vendeve.

Vetë Fredi Beleri e ka quajtur padrejtësi të dytë faktin që Rama e krahason me Veliajn, pasi sipas tij, Veliaj akuzohet për qindra mijëra euro, ndërsa vepra penale e Belerit e supozuar ishte 360 euro. Për ato 360 euro qëndroi në burg 16 muaj.

“Fakti që unë sot kam luksin të jem deputet dhe kam nderin të jem votuar nga 250.000 qytetarë grekë, nuk më bën aspak të harroj padrejtësinë që më ka bërë zoti Rama.

Nuk kam harruar kurrë 4.000 votuesit e Himarës, vota e të cilëve nuk u respektua në Shqipëri. Ishin pikërisht ato 4.000 vota që sollën 250.000 vota të qytetarëve grekë dhe sot më bënë parlamentar. Zoti Rama besoj se bën një padrejtësi të dytë duke më krahasuar me kryebashkiakë të Partisë Socialiste si zoti Veliaj.

Duke dashur të mos shprehem për fajësinë apo pafajësinë e zotit Veliaj, dua t’i them zotit Rama se zoti Veliaj akuzohet për qindra mijëra euro, ndërsa vepra ime penale e supozuar ishte 360 euro.

Për ato 360 euro kam qëndruar në burg 16 muaj. Pra, anashkalimi i kësaj problematike nuk është kaq i lehtë për mua që kam vuajtur. Zoti Rama duhet të dijë se në Bashkimin Evropian, ku Shqipëria synon të anëtarësohet, respektimi i votës së popullit është i panegociueshëm.”-tha Fredi Beleri.

Fredi Beleri u ndal te reforma në drejtësi, duke u shprehur se njerëzit po mbahen padrtejtësisht në burg. Ai e ka quajtur hipokrizi narrativën e Ramës atëherë edhe tani pasi nuk është e qartë se në dorën e kujt është drejtësia.

“Shumë herë nëpër intervista ka dalë dhe ka thënë që ideatori dhe ai që bëri reformën në drejtësi është zoti Rama. Por kemi një reformë të mirë drejtësie apo një reformë që mban njerëzit padrejtësisht në burg? Unë ndihem krenar që të gjitha argumentet e mia kur isha në burg, sot zoti Rama i përdor.

Besoj se edhe atëherë ishte hipokrit, edhe sot është hipokrit. Retorika e zotit Rama ndaj meje ishte që drejtësia është e pavarur. Sot fajin e kanë gjykatësit. Edhe atëherë ishte pa vend, edhe sot është pa vend. Ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqësorit nuk mund të ndodhë në një vend demokratik.

Zoti Rama është mësuar t’i mbajë këto qëndrime dhe të mos ndëshkohet nga populli shqiptar, ndaj vazhdon t’i bëjë. Besoj se zbutja e tij ka të bëjë me faktin që Rama dhe qeveria e tij janë në momentin më të keq gjatë këtyre 13 viteve.

Ka të bëjë me integrimin, me çështjen aktuale në Shqipëri, me varfërinë, me reformat që nuk po avancojnë, me shtetin e së drejtës që shkon nga e keqja në më të keqen. Nuk ka një aspekt ku Shqipëria të ketë përparim.

Sigurisht, unë besoj se nuk duhej të kisha bërë asnjë ditë burg, ashtu si shumë shqiptarë që janë sot në burg. Jemi shteti i vetëm ku 60% e të burgosurve janë në statusin e të paraburgosurit. Kjo nuk është demokraci.

Këta njerëz nuk janë rastësisht në burg, por i mban gjyqësori i zotit Rama me një qëllim: për t’i frikësuar dhe për t’i manipuluar për zgjedhje. Zoti Rama nuk dilte nëpër televizione dhe kërcënonte shqiptarët. Nuk paguan dritat, shkon në burg. Bën ndërtim pa leje, shkon në burg. Por nëse bën kulla, je mik i qeverisë”-u shpreh Beleri.

"Ka një shprehje: kur luani është fqinj, gjithmonë ka mundësi që luani të të hajë. Tani luani është zoti Rama. Ai viktimizohet dhe sot kontrollon plotësisht pushtetin"- tha Beleri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë