POLITIKE

'Fronti opozitar i unifikuar përballë Ramës'/ Alimehmeti: Ndryshimet në Kodin Penal duhen ndalur me çdo kusht, protesta, rruga e vetme

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2026, 17:41
'Fronti opozitar i unifikuar përballë Ramës'/

Fronti opozitar ka dalë me një platformë të përbashkët pas takimit të Forumit për Dialogun Politik, ku u dakordësuan tri kërkesa kryesore: bllokimi i ndryshimeve në Kodin Penal, krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe mbështetja për drejtësinë, si dhe vijimi i protestave.

I ftuar në “Intervistën e Pasdites”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në një situatë të vështirë politike, çka sipas tij reflektohet në veprimet ndaj drejtësisë dhe reagimin gjatë protestave.

Në tryezë morën pjesë rreth 15 parti, përfshirë aleatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas Alimehmetit, prioritet mbetet ndalimi i ndryshimeve të njëanshme në Kodin Penal dhe garantimi i zgjedhjeve të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

Absolutisht, në radhë të parë, ju e dini që Edi Rama është në një situatë krejtësisht të pafavorshme për të. Është shumë i qartë dhe kjo është arsyeja pse po bën dhe goditjet ndaj drejtësisë, siç ju me të drejtë i përmendët pak më parë. Dhe kjo shpjegon edhe humbjen e nervave, po ta shihni gjatë protestës kur policia bën akte komplet të paprovokuara, të cilat mund të ishin shmangur krejtësisht në një gjendje më të qetë të drejtuesve të saj. Po me sa duket nuk është e atillë. Dhe po kaloj menjëherë tani tek pyetja që ju bëtë.

Atëherë, ky është një takim i cili u koordinua nga forumi për dialogun politik, që në bashkërendim, ju e dini sepse tashmë ato kanë bërë deklaratat e tyre në muajin janar, në fund të muajit janar, ku tentojnë të bëjnë këtë harmonizim po themi ndër forcat politike, patjetër, është kjo në unifikim me qëndrimin e Partisë Demokratike. Për sa kohë kjo shërben në përballjen me Edi Ramën dhe arritjen e objektivave opozitare që neve kemi të vendosura.

Në këtë tavolinë të sotshme, ishte arritur një numër, të vinin në tavolinë rreth 15 parti, ku shumica dërrmuese ju e dini janë, aleatë, por pati ndoshta dy-tre shtesa të reja, për shembull nga LZHK-ja e me radhë, të pranishëm në tavolinë. Ajo çka ishte ekstra ishte se ishin të pranishëm edhe segmente të caktuara të shoqërisë civile, që në deklaratë nuk ishin sepse patjetër deklarata është politike dhe ato nuk mund të qëndrojnë aty, por dhanë mendime të vlefshme.

Ajo ishte një tavolinë ku pati diskutim. Nuk është se ishte diçka ku kishte një skenar, pati një diskutim, por në fund të fare, në mënyrë të harmonizuar dhe të unifikuar, ju i patë dhe deklaratat e nënkryetarit të Partisë Demokratike, zotit Boçi dhe të zotit Hasimi si përfaqësues i forumit për dialogun politik, ku ata shumë qartë shprehen në radhë të parë që, edhe sepse është nevoja më e ngutshme, duhet penguar me doemos ndryshimi i kodit penal nga ana e mazhorancës, nga ana e Edi Ramës, në mënyrë unilaterale, pikërisht sepse ai është në risk tashmë.

Dhe duke kuptuar riskun e vet, ai tashti po mundohet të bëjë gjithçka vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet. Këtu jemi shumë të qartë. E dyta, absolutisht qëndrojmë në të njëjtin parim përsa i përket një qeverie tranzitore, kujdestare, emër për t'u përcaktuar, e cila duhet të jetë garantuese e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sepse kjo është hapi i parë drejt demokracisë. Patjetër mbështetjen ndaj drejtësisë, për sa kohë kjo është një drejtësi brenda kadrës kushtetuese dhe në respekt të të drejtave të njeriut, sepse neve këtë presim prej një drejtësie, apo jo? Të jetë brenda vlerave kushtetuese dhe në respekt të drejtave të njeriut. E më pas, patjetër, këtu nuk shkohet dot po nuk kaluam përmes protestës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?