Gjirokastër/ Lihen në burg dy të arrestuarit për vr*sjen e Beqir Devollit
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
“Kemi 140 ditë që protestojmë në mënyrë paqësore dhe askush nuk na dëgjon. Kjo është mundësia jon...

“Kemi 140 ditë që protestojmë në mënyrë paqësore dhe askush nuk na dëgjon. Kjo është mundësia jonë e vetme për t’u dëgjuar dhe për të marrë atë që na takon”: Klea, 19 vjeçe, i mbështet aktet e dhunës që prej të martës kanë shoqëruar marshimet e të rinjve shqiptarë në shumë pjesë të vendit. Ata protestojnë kundër kushteve të mësimdhënies, tarifave universitare dhe korrupsionit në vend. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili është në pushtet në Shqipëri prej trembëdhjetë vitesh.
Përshkallëzimi vjen pas muajsh protestash kundër qeverisë, të cilat fillimisht u nxitën nga një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz në ishullin e Sazanit, i lidhur me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Projekti është kthyer në simbol të korrupsionit të dyshuar dhe pabarazisë në vend.
Që nga tubimi i parë, më 1 qershor, brezi Z në Shqipëri është në ballë të kësaj lëvizjeje qytetare të paprecedentë, pa një udhëheqës të vetëm, e cila e ka pagëzuar veten “Revolucioni i Flamingove Rozë”. Deri në këtë javë, lëvizja kishte qenë tërësisht paqësore.
“Na kanë çuar në kufijtë e durimit”
Në kryeqytetin Tiranë, përplasjet vazhduan të shtunën, më 17 tetor, për të pestën ditë radhazi. Disa qindra persona, disa prej tyre të maskuar, u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa më pas protestat u përhapën në të gjithë qytetin. Demonstruesit hodhën gurë drejt policisë dhe u vunë flakën kazanëve të plehrave, të cilët i përdorën si barrikada për të penguar përparimin e forcave të rendit.
“Na kanë çuar në kufijtë e durimit”, thotë Enea, i cili refuzon të japë mbiemrin nga frika se mund të arrestohet më vonë. Edi Rama duhet të “japë dorëheqjen sa më shpejt, përpara se gjithçka të kthehet në hi”.
“Rinia është zgjuar edhe për prindërit tanë. Indiferenca dhe arroganca janë të patolerueshme. Ne nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë të drejtat tona, të ardhmen tonë dhe një vend më të mirë”, shpjegon Sinan Billa, student i gazetarisë, i intervistuar gjithashtu në Tiranë.
Në qytetin e Lezhës, në bregdetin e Adriatikut, policia u përball me demonstrues që hidhnin gurë. Protesta u organizuan edhe në qytete të tjera, si Elbasani, Shkodra dhe Korça, ku u shkatërruan shumë vitrina dyqanesh dhe u dogjën kazanë plehrash.
Bashkimi Evropian kërkon hetim
Gjatë një vizite në disa biznese të dëmtuara në Tiranë, kryeministri deklaroi se “i respekton studentët”. “E drejta e tyre për të protestuar duhet të mbrohet dhe do të mbrohet”, siguroi ai. “Zërat e të rinjve dhe të çdo qytetari që mori pjesë në protestat e sotme duhet të dëgjohen dhe do të dëgjohen”. Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të lejojë askënd të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”.
Të premten në mbrëmje, Edi Rama kishte denoncuar praninë e “duarve të huaja” pas kësaj vale protestash, pa dhënë hollësi të mëtejshme. Sipas tij, synimi është të pengohet projekti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).
Sipas policisë, dhjetë persona u arrestuan në lidhje me protestat e së premtes, ndërsa u nisën 22 procedime penale. Sipas ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, gjatë ditëve të fundit janë plagosur 156 persona, mes tyre 97 policë.
“Kemi shumë më tepër arsye për t’u mbledhur dhe për të punuar për të mirën e vendit tonë sesa për t’u përleshur me njëri-tjetrin. Kjo është një përpjekje e maskuar e atyre që kërkojnë të marrin pushtetin përmes dhunës”, deklaroi Ervin Demo të premten në një komunikatë.
Më herët, ai kishte bërë të ditur se dy efektivë policie ishin pezulluar për përdorim të tepruar të forcës.
Bashkimi Evropian, të cilit Shqipëria synon t’i bashkohet në vitin 2030, ka shprehur shqetësimin e tij. Këtë javë, BE-ja dënoi aktet e dhunës dhe kërkoi një hetim për pretendimet lidhur me përdorimin e tepruar të forcës nga ana e forcave të rendit.
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka dhënë një intervistë për CNN, ku ka folur për largimin e saj nga Grupi Parlamentar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti në një takim në selinë e Partisë Demokratike përfaqësues...
Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka reaguar në mbështetje të protestave të të rinjve dhe studentëve kundër ...
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për t&eum...
Personazhe të njour publikë kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre krah studentëve, të cilët për rreth një jav&eu...
Alketa Vejsiu ka dalë me një reagim pas tensioneve të forta dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Moder...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u kthye të shtunën në skenën e përplasjeve të dhunshme mes protestuesve kun...
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj u është bashkuar artistëve që kanë reaguar në mbështetje të të ...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon gjak dhe viktima, t...
Rama deklaroi se dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare dhe pretendoi se një grup i vogël studentësh është ndikuar nga ide ekst...