POLITIKE

GJKKO dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, dy “kokat” e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt Zvicrës

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 16:32

GJKKO dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, dy “kokat” e

GJKKO ka dënuar me 31 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Loci. Ata akuzuhen për trafik të lëndëve narkotike e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Bakalli dhe Loci, ishin pjesë e një grupi kriminal i përbërë nga shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë. Gjatë viteve 2018–2024 ata kanë importuar drejt Zvicrës, sasi të mëdha kokaine, heroine, marijuane dhe ekstazi. Këto lëndë narkotike vinin kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania.

Bakalli dyshohet se ka qenë drejtues dhe financues i veprimtarisë kriminale, në të cilën ka 15 episode të dokumentuara. Ndërsa Erjon Loci ka ndihmuar në të paktën 6 raste të transportit dhe tregtimit të drogës, dret vendeve të ndryshme.

Vendimi i plotë i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 108, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 11, datë 10.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) për kryerjen e veprës penale "Trafikim i narkotikëve", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të K.Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal", kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", e parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", e parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i akteve të gjendjes civile", e parashikuar nga neni 191/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dënohet me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

8. Vuajta e dënimit për të pandehurin Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28/4 të K.Penal, në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal", kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

11. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Erjon Loci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

12. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Erjon Loci me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

13. Vuajta e dënimit për të pandehurin Erjon Loci të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

14. Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të procedohet si më poshtë:

Dokument në disa gjuhë i shtetit zviceran; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetases P.R; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetasit A.A; Një palë syze të markës GUCCI ngjyrë e zezë e verdhë; Një varëse me ngjyrë të verdhë si ajo e floririt me një medalion; Një orë dore femrash e markës Hublot MD Geneve me numër serial **** në kuti me mbishkrimin Rolex sekuestruar në banesën e të pandehurit Gëzim Bakalli; Një telefon iPhone ngjyrë bezhë dhe flori model ****, IMEI ****, Një telefon iPhone 8 i bardhë, të sekuestruara të pandehurit Erjon Loci; Laptop MacBook Pro model ****, FCC ID: ****, IC: ****, ****, Serial number **** (Sektori ekspertizës), të qëndrojnë në fashikullin e hetimit të procedimit të ndarë nr. 108/1 të vitit 2025.

Dokumentet lejë drejtimi automjeti/patentë kosovare me nr. ****, e datës 13/1/2023; pasaportë kosovare me numër ****, e datës 27/2/2023, me vlefshmëri deri më datë 26.2.2033; kartë identiteti/Letërnjoftim i kosovës me numër ****, i datës 3/11/2022 për të cilat gjatë gjykimit rezultoi se janë të falsifikuara të asgjësohen.

15. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 43,630 lekë (dyzet e tremijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?