POLITIKE

GJKKO i refuzoi kërkesën, Mediu flet pas seancës: Procesin e demontimit e firmosa pasi e kërkoi NATO! Duan një gjyq politik, koka turku

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 13:24
GJKKO i refuzoi kërkesën, Mediu flet pas seancës: Procesin e
Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt ekspertimi të ri ekonomiko-financiar. Në lidhje me këtë kërkesë u zhvillua ditën e sotme një seancë ku GJKKO ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Mediut. Pas seancës së mbajtur ditën e sotme Mediu dha një prononcim për mediat ku u shpreh se nuk ka asnjë provë që aktet e tij si ministër i Mbrojtjes në atë kohë të kenë shkaktuar dëme ekonomike në shpërthimin e Gërdecit.

Ai më tej shtoi se nuk është provuar asnjë lloj dëmi ekonomik për shkak të veprimit të ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij ai ka deklaruar 3 ditë pas ngjarjes përpara presidentit, kryeministrit dhe prokurores së përgjithshme ndërsa shtoi se nuk ka asnjë kontakt personal me ata që zhvillonin procesin në Gërdec. Mediu tha se nësë ka një gjë të tillë ai merr përgjegjësinë ligjore.

"Për çfarë akuzohet ministri? Ministri akuzohet për shpërdorim detyre. Shkelja me dashje që kanë sjellë pasoja apo përfitime personale në dëm të interesave të shtetit. Nuk është provuar asnjë përfitim personal. Nuk është provuar asnjë lloj dëmi ekonomik për shkak të veprimit të ministrit të Mbrojtjes. Kam deklaruar 3 ditë pas ngjarjes përpara presidentit, kryeministrit dhe prokurores së përgjithshme që nëse gjeni një kontakt personal timin apo familjarëve të mi me ata që zhvillonin procesin në Gërdec atëherë merrja përgjegjësinë ligjore," u shpreh ish-ministri.

Ai shtoi se ekspertët e zgjedhur nga KLSH dhe ministria e Financave për të kryer akt-ekspertimin kanë qenë të pakualifikuar. Mediu tha se janë bërë kontrolle në ministrinë e mbrojtjes dhe nuk kanë gjetur shkelje. Ai shtoi se janë marrë copy paste nga këto ekspertë të paligjshëm dhe se  është thënë që nuk ka certifikatë konformiteti kur ky ligj është shfuqizuar në vitin 2007. 

"Çfarë lidhje ka dëmi ekonomik me shpërthimin e Gërdecit? S’ka asnjë lidhje ligjore dhe shkakësore. Te akti ekspertimit janë thirrur përfaqësues të KLSH dhe ministrisë së financave, e kanë të ndaluar me ligj dhe nuk kanë certifikatë. Kanë bërë kontrolle në ministrinë e mbrojtjes dhe nuk kanë gjetur shkelje. E kanë marrë copy paste nga këto ekspertë të paligjshëm. Është thënë që nuk ka certifikatë konformiteti kur ky ligj është shfuqizuar në vitin 2007. Në një seancë sqaruam atë akuzë prej 16 vjetësh që ministri zgjodhi Gërdecin. Nuk kishte ministri asnjë dije dhe nuk e ka zgjedhur Gërdecin. Pala mbrojtëse, tha se nuk është problem se ministri zgjodhi Gërdeci por kushtet teknike," tha ai.


Mediu gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj politikës se po kërkojnë ta bëjnë 'kokë turku'. Ai shtoi se gjyqin politik e ka bërë politika. Sipas tij nëse SPAK dhe Gjykata kanë ardhur te ideja e bilanceve e dënimeve politike, nuk është drejtësi më. 

"Po ju them, se do ju bëj me dije një video ku duket qartë se pas saldimit baruti nuk mund të marr për shkak të nxehtësisë së saldimit. Nuk është salduar. Roja objektit ka thënë se karroca ka hyrë 30 minuta para shpërthimit. Pse nuk pranojnë të bëjnë një akt ekspertimi. Duan një gjyq politik, koka turku. Kjo çështje është gjykuar.

Urdhri përgatitet nga stafi civil dhe ushtarak, firmoset dhe zbatohet. Kisha me vete 39 urdhra të ministrave të mbrojtjes para dhe pas meje. Të gjithë shkruajnë në shkresa se transporti bëhet nga FA. Ka në ministrinë e mbrojtës që tregojnë se janë kostot dhe kush i paguan. Ministri i referohet akteve ligjore që janë sipër tij. Procesin e demontimit e ka firmosur pasi është kërkuar nga NATO, ndërsa për Gërdecin ai thotë se nuk dinte gjë deri ditën kur ndodhi shpërthimi.

Mendoj se gjyqi politik e ka bërë politika. Nëse SPAK dhe Gjykata ka ardhur te ideja e bilanceve e dënimeve politike, nuk është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake. Shefi i shtabit të përgjithshëm është shefi dhe i kryeministrit dhe presidentit. Unë kam firmosur procesin e demontimin ka qenë kërkesë e NATO. Nuk e kam ditur ku ka qenë Gërdeci e kam marrë vesh kur ndodhi," shtoi ai. 

Mediu në fund të fjalës së tij dhe edhe një koment në lidhje me akuzat e Zamira Durdës në seancën e sotme ku tha se nuk pranin fyerje.

"E kuptoj dhimbjen deri në një lloj pike, kam ardhur në proces gjyqësor. Nuk mund të pranoj fyerje," perfundoi ai.

mediu gjkko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë