Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KOSOVË - Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të enjten pasdite se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme, e cila një ditë më parë e rrëzoi ankesën e kësaj partie ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) në lidhje me votimin me postë.
Ajo tha se gjithashtu ka kërkuar nga Kushtetuesja të vendosë “masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes”.
“Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, shkroi LVV në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar vazhdimisht anulimin e votave me postë që i ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe rivotim, duke e akuzuar këtë parti për “manipulim”.
Supremja rrëzoi të mërkurën si të pathemeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj vendimit të PZAP-it, i cili nuk e kishte pranuar kërkesën e saj për anulimin e votave me postë dhe shkuarjen në rivotim me postë. LDK-ja i ka hedhur poshtë akuzat e LVV-së, duke thënë se kërkesa për anulimin e votave me postë po bëhet "vetëm pse nuk u pëlqen rezultati".
Mbi 84.000 shtetas të Kosovës në mërgatë kishin zgjedhur të votonin përmes postës për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas (KQZ). LVV-ja fitoi më së shumti vota nga votimi me postë, 51.57 për qind, duke e lënë LDK-në në vendin e dytë me 30.55 për qind të votave.
Vendimi i partisë së kryeministrit Albin Kurti për t’u ankuar në Kushtetuese vjen në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Dy anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kundërshtuan certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në këtë kohë. Kurteshi e paralajmëroi këtë në mbledhjen e KQZ-së, duke thënë se “ne do t’i ndjekim rrugët ligjore dhe do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese për masë të përkohshme për moszbatimin e kësaj pjese të votave”.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit i ka hapur rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës, por ankesa e LVV-së në Kushtetuese mund të jetë pengesë e re.
LVV-ja i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit me 42.30 për qind të votave, duke i lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 18.27 për qind.
Asnjëra parti nuk arriti t'i sigurojë të paktën 61 ulëset e nevojshme në Kuvendin me 120 sosh për ta formuar e vetme Qeverinë e re. Pra, i bie që për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione./REL
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), n&e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave ...
Foto ilustruese KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirr...
Genc Gjokutaj TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur pasditen e sotme mbi reformën në drejtësi dhe çështjen e kreut t&eum...
TIRANË- Deputeti i PD, Edi Paloka, duke folur për zgjedhjet e 11 majit ka komentuar edhe rolin e LaCivita në fushatën zgjedhore ...
Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur këtë të enjte mbi pens...
Edi Paloka TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar këtë të enjte listat e PD-së në zgjedhjet e ...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon procedurat për zgjedhjen e kompanisë postare që do të shpërndajë "pakot zgjedh...
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e padisë për gjyqtarin Gerd Hoxha, për shqyrtimin e një prej neneve t&eu...