POLITIKE

“Gjykohet autorësia, jo përmbajtja”/ Zhupa denoncon: Mazhoranca voton kundër çdo nisme të opozitës, 60 projektligje të bllokuara në Kuvend

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 18:02
“Gjykohet autorësia, jo përmbajtja”/ Zhupa denoncon:

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën se po bllokon në mënyrë sistematike nismat ligjore të opozitës, duke i refuzuar ato pa analizë dhe pa debat parlamentar.

Në një dalje për mediat, Zhupa deklaroi se kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka pranuar hapur se shumica voton kundër çdo nisme të depozituar nga opozita, vetëm për shkak të autorësisë së saj, çka sipas saj shpjegon pse rreth 60 projektligje të opozitës kanë mbetur të “mbyllura në sirtarët e Kuvendit”, pavarësisht se u shërbejnë interesit publik.

“Sot më në fund Kuvendi pranoi me zë dhe figurë nga goja e Ulsi Manjës që pr.ligjet që vijnë nga deputetët e opozitës nuk analizohen nëse i sjellin të mirë interesit publik, nëse janë në përputhje me Kushtetutën apo jo, por analizohen vetëm kush i ka sjellë.


Në momentin që i ka sjellë një deputet i opozitës ata e votojnë kundër dhe pa lejuar debatin.

Sot z.Manja ka thënë tekstualisht “ne nuk jemi kundër nismës, por ne do ta votojmë kundër sepse është sjellë prej jush dhe ne do ta sjellim vetë këtë nismë.Me këtë qëndrim që ata mbajtën sot treguan se pse rreth 60 nisma të deputetëve të opozitës lihen në sirtarët e Kuvendit sepse ata nuk kanë argument për ta votuar kundër dhe nuk duan ta votojnë pro, por edhe kur i sjellin ata s’kanë argument pse mësuesit shqiptarë nuk duhet të përfitojnë që sot dhe të marrin drejtësinë e vonuar për atë pagesën e kategorisë. Sipas tyre, parlamenti duhet të jetë një paradhomë e ligjeve që sjell qeveria”, deklaroi Zhupa.

Kjo e fundit theksoi se projektligji i depozituar prej saj parashikon ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, duke njohur mësuesit që kanë përfunduar studimet para Bolonjës si të barasvlershëm me shkollë të lartë dhe master 60 apo 90 kredite, çka u mundëson atyre përfitimin e pagesës së kategorisë

Ajo shtoi se, arsimi duhet të ketë më shumë fonde se çdo sektor tjetër.

“Asnjë nismë tjetër nuk do miratohet dhe pse i shërben interesit publik dhe qytetarëve shqiptarë.

Sot bëhet fjalë për 11 mijë e 172 mësues, por bëhet fjalë për sistemin arsimor.

Do kesh mësues më të motivuar dhe japin arsim më cilësor. Arsimi duhet të ketë më shumë fonde se çdo sektor tjetër”, u shpreh Zhupa.

/PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?