POLITIKE

Grupi Parlamentar i PD takon misionin e PE/ Bardhi: Shqipëria ka bërë regres në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 15:50

Grupi Parlamentar i PD takon misionin e PE/ Bardhi: Shqipëria ka

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shoqëruar nga Zv.Kryetarja e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërinë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Jorida Tabaku dhe Zv.Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, Albana Vokshi, u takuan sot me Misionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të kryesuar nga Kryetari i Komisionit David McAllister, shoqëruar nga 8 eurodeputetë të Parlamentit Europian.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të PD kanë shprehur vlerësimin e tyre për raportin e Parlamentit Europian mbi zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, ku u konstatua mungesa e barazisë mes palëve në zgjedhje dhe ndërhyrja e krimit të organizuar në to. Ky raport është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri dhe është e domosdoshme jo thjeshtë që Parlamenti Europian ta ndjek këtë çështje, por edhe të konstatojë se pa një Qeveri Teknike që të garantojë mos ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje dhe të pengojë përfshirjen e krimit të organizuar në to, Shqipëria nuk mund të garantojë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Deformimi i zgjedhjeve sjell pasoja të rënda në funksionimin demokratik të institucioneve në vend”-u shprehën përfaqësuesit e PD në takim.

Ata nënvizuan me shqetësim regresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rasti i korrupsionit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe mbrojtja politike që po i bën mazhoranca asaj, janë një test kritik për luftën ndaj korrupsionit dhe rrugën europiane të Shqipërisë. “Gjatë këtyre javëve Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë pengimi dhe sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë, duke synuar intimidimin e tyre dhe pnegimin e hetimeve në raste konkrete” – u shprehen përfaqësuit e opozitës në takim.

Çështja “Balluku” dhe çështja “AKSHI” janë rastet më tipike sesi mazhoranca po synon të pengojë drejtësinë, për të mbrojtur zyrtarët e korruptuar apo familjarët e Kryeministrit të përfshirë në përfitime të paligjshme të fondeve publike. “Propozimet ligjore për t’i dhënë më shumë imunitet zyrtarëve të korruptuar shkojnë në të kundër të kërkesës së BE për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë” – u shprehen përfaqësuit e opozitës në takim.

Një tjetër çështje e trajtuar nga përfaqësuesit e opozitës në takim është bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar, si dhe mungesa e luftës reale ndaj pastrimit të parave të krimit në Shqipëri. Edhe pse Prokuroria e Posacme ka goditur disa nga organizatat kriminale në vend, asnjë nga drejtuesit e këtyre organizatave nuk është arrestuar dhe vijon i qetë aktivitetin e tij kriminal, nën mbrojtjen e Qeverisë dhe Policisë së Shtetit.

Në përfundim të takimit përfaqësuesit e PD falenderuan Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për shtimin e vëmendjes ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe objektivitetin me të cilin trajtojnë shqetësimet që pengojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ata i garantuan eurodeputetët se opozita shqiptare mbetet e angazhuar dhe mbështet plotësisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, bazuar në arritje të matshme dhe meritokraci.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?