POLITIKE

"Heshtja e Begajt dëshmi e pushtetit absolut të Ramës"/ Berisha: Edi Gjipea ka kapur Gjykatën Kushtetuese duke e shndërruar shtetin ligjor në Kodin e Mafies

I.A Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 15:18
"Heshtja e Begajt dëshmi e pushtetit absolut të Ramës"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me shpërfilljen që po u bën kryeministri Edi Rama vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Berisha tha se heshtja e presidentit tregon pushtetin absolut të Ramës.

Duke i vendosur një nofkë të re kryeministrit, “Edi Gjipeja”, Berisha tha se Rama ka marrë disa qindra mijëra metra katrorë tokë në Gjipe, bashkë me familjarët e tij. Duke renditur rastet kur sipas tij Kushtatuta është shkelur, nga prishja e Teatrit Kombëtar e deri te çështja e mandatit të Olta Xhaçkës, Berisha kërkoi edhe një reagim nga Bajram Begaj. 

"Kushtetuta e Shqiperisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një leter pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij. Në rast të kundërt këto vendime të cilat në doktrinë kanë vlerën e normës kushtetuese, kurrë nuk zbatohen, por hidhen në kosh si leter pa vlerë dhe së bashku me to de-facto hidhet vetë Kushtetuta dhe rendi i bazuar në librin themelor të shtetit. Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen Teatrit Kombëtar, i cili nga Edi Rama nuk u zbatua, por u hodh në koshin e plehrave. Ky precedent i rrezikshëm i cili faktoi se mbi Gjykatën dhe Kushtetutën qëndron Edvin Gjipea me interesat e tij mafioze, çeli rrugën për akte të tilla të tjera të ngjashme. Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, te cilin perseri Edi Rama per intersa te tij mafioze e hodhi ne kosh te plehrave dhe nuk e zbatoi. Ai urdhëroi Lindën e tij të parlamentit të mos zbatojë vendimin e gjykatës për t’i dërguar asaj për shqyrtim legjimitetin e mandatit të saj pasi deputetja dhe ministria Xhaçka kishte lumturuar burrin e vet me 11,000 m2 në Himarë dhe e kishte shpallur me firmën e Edvin Gjipese në kundërshtim të hapur me nenin 70 të Kushtetutës investitor strategjik.

Ky vendim i Edi Ramës është një grusht shteti brenda shtetit në të cilin në aparencë narko-mazhoranca, por në fakt Edi Rama, marrin pushtetin gjyqësor në ratin konkret pushtetin e Gjykatës Kushtetuese duke bërë kështu në vend të saj interpretimin përfundimtar të neneve të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pra duke rrëzuar Kushtetutën dhe marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese. Ky akt anti-kushtetues shënon përseri zëvendësimin e shtetit ligjor dhe rendit kushtetues me kodin e mafies dhe rendin e narko-shtetit në vendin anëtar të NATO-s dhe qe pretendon te antaresohet ne BE. Heshtja e Presidentit të Republikës, i cili jo në gërmën e Kushtetutës, por në doktrinën kushtetuese është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës. Por ky akt është gjithashtu dëshmi flagrant se sa e kontrolluar është në Shqipëri nga Edi Gjipea lufta kundër korrupsionit në raste ku vetë ai haptas apo fshetas është personalisht i përfshirë. Por këto akte dëshmojnë se sa të pashpresë janë qytetarët shqiptarë në paditë e tyre kundër qeverisë për shkeljen e të drejtave të tyre civile dhe penale në një sistem gjyqësor fiktiv që kontrollohet me dorë të hekurt nga Edvin Gjipea. Por këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend, janë objektivat më madhore të saj," tha Berisha.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë