POLITIKE

“Hipokrit, cinik”, debat i ashpër mes Kokës dhe Rexhajt: Ke ardhur nga Kosova të mbrosh interesat e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 21:57
“Hipokrit, cinik”, debat i ashpër mes Kokës dhe Rexhajt:

Gazetari Bledian Koka dhe analisti Albatros Rexhaj janë përplasur ashpër sot, teksa diskutonin për luftën në Lindjen e Mesme dhe alarmin e ngritur nga ambasada amerikane për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga grupet e lidhura me Iranin.

Shkak u bë një deklaratë e Albatros Rexhajt i cili tha se kryeministri Edi Rama ka vepruar në interes kombëtar, ndërsa gazetari Koka e kundërshtoi, duke e akuzuar për standarde të dyfishta dhe përdorim politik të çështjeve sensitive.

Debati u tensionua më tej me akuza personale mes të dyve.

Pjesë nga debati Rexhaj-Koka:

Rexhaj: Më e ndershme do ishte për Berishën që aty me dhënë përkrahjen e pastaj jashtë më vonë me u marrë me procedurën sesa me dalë me bë një sanksionim simbolik. Nëse qëllimi ka qenë me e dëmtuar Ramën ai e ka fuqizuar Ramën.

Koka: Nuk ka qenë nuk ka qenë me dhënë mesazhin e unitetit kombëtar, por thjesht me godit opozitën. Po kjo është e mundshme?

Rexhaj: Po kjo mund të jetë e mundshme që ai ka dashur me nxjerrë Berishën keq. Ky ka rënë kurthin e tij.

Koka: Atëhere në qoftë se Rama e ka këtë qëllim dhe përdor edhe një çështje kaq sensitive pse Berisha nuk mund ta përdorë të njëjtën gjë? Pyetja që kam unë është që ti mendon që Berisha është pro iranian?

Koka: kjo është për trushlarët Po jo po kështu kaq e thjeshtë është. Kaq e thjeshtë nëse s'ke memorje. Unë po them edhe njëherë koha është që nuk është se kishte ndonjë afat për Shqipërinë që tha; ose votoheni sot ose ju jeni kundërshtarët tanë. Kjo u përdor,siç u përdor rasti i ftesës që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pjesë e bordit të paqes, të cilin unë s'kam asgjë kundër por përdor për qëllime politike dhe jo për të dhënë vullnetin real të shqiptarëve që ne s'kemi asgjë dhe unë s'besoj që ka as këtej as andej.

Rexhaj: Liderët udhëheqin. Në Shqipëri mua asnjë gjë nuk më habit çka lexoj, çka njerëz flasin e asnjë gjë nuk habit nuk as gjë nuk habit, po jo me faktin që s'ka ndejt më bën të dyshoj.

Koka: Ti mund të dyshosh për qëllimin e Berishës, por nuk dyshon për qëllimin e Ramës.

Rexhaj: Qëllimi i Ramës është transparent.

Koka: Qëllimi i Ramës është për ta përdor atë për çështje politike dhe ti për këtu që kur e përdor Rama për politikë është interes kombëtar dhe kur e kundërshton Berisha. Kjo është hipokrizi.

Rexhaj: Ai kryeministër politikan mund të jetë cinik, hipokrit e përcakton votuesi.

Koka: Ndaj mendjen është udhëheqës në këtë moment, ose është politikan.

Rexhaj: Ai zotëria (Berisha) tha s'jam me ty, kur doli jashtë ndërroi mendje.

Koka: Jo interesi kombëtar nuk është ky. Ky është interesi personal i Ramës. Në qoftë se ti thua që interesi personal i Edi Ramës është interesi kombëtar unë nuk pajtohem.

Rexhaj: Dil në zgjedhje dhe merr përgjigje .

Koka: Ti ke ardhur nga Kosova me mbrojt demokracinë e Edi Ramës mbroje!

Rexhaj: Kosova ka hise në Shqipëri që prej 150 vjetësh që prej kohës së Isa Boletinit, Kosova ka hisë në Shqipëri. Nëse ti do me bë ashtu absolutisht hiç e ta kesh qartë atë muhabet që prej Isa Boletinit e këndej Kosova ka hise në Shqipni. Kanë qenë xhanarët që e kanë mbrojt republikën e Ismail Qemalit.

Koka: Duke i shërbyer Edi Ramës po mbron interesit kombëtar. Po jo, je robi që ka folur për ndarjen e Kosovës. Nuk mund të vish na tregosh neve se ky e ruan interesin kombëtar. Po jo s'ma tregon dot mua. Ja tregon njërit që ta pranon, po mua jo. Jo mo zotëri jo. Po pranon ti e bërë fakt të kryer.

Rexhaj: Ke ardhur nga Kosova, fjalë të madhe fole more burrë.

Koka: Mund të kishe ardhur dhe nga Mirdita, qetësohu! Për mua si Kosova e Mirdita njësoj janë toka shqiptare. Janë e njëjta gjë.

Rexhaj: Po tash mos e zbut.

Koka: Hë mahise ti mahise përçarjen. Hë majise përçarjen. Hë pra mahise përçarjen. Thuaj që kjo ishte ndarje ndarje etnike. Po pra. Hë jo pra. Jo thashë edhe njëherë ka ardhur nga Kosova dhe thuaj Edi Rama është interes kombëtar. Jo pra jo interesi i Edi Ramës nuk mund të jetë interesi kombëtar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?