POLITIKE

"Histeria në mbrojtje të SPAK-ut dhe Emergjenca imagjinare!"/ Vezaj: Çfarë ndodh me përgjimet e gjyqtarit nëse nuk asgjësohen apo mbahen aty për shantazh

r.ll Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 21:41
"Histeria në mbrojtje të SPAK-ut dhe Emergjenca
flamur vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka postuar disa dokumente ku tregohet autorizimi i prokurorit Klodian Braho për përgjimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi. 

Vezaj shprehet në shkrimin e tij të publikuar në rrjetet sociale se me autorizimin e këtij përgjimi është zhdukur barazia para ligjit. Ai shkruan se në rastin e një emergjence ligji e thotë qartë se leja për përgjim jepet nga prokurori, por brenda 15 ditësh duhet të kalojë në gjykatë për vlerësim. Ndërkohë në këtë rast nuk është vepruar kështu.

Më tej, gazetari ka ngritur pyetjen se përse nuk flitet për gënjeshtrën që kreu i SPAK, Altin Dumani i tha Gjykatës Kushtuese në shkresën që deklaronte se nuk ka asnjë përgjim. Vezaj thotë se këto përgjime në të ardhmen mund të përdoren edhe për shantazh nëse nuk asgjësohetn. Ndërkohë ai ngre edhe pyetjen se kush i kontrollon SPAK dhe kush gjykon se vendimet e tyre janë të drejta. Vezaj shton më tej se edhe këto prokurorë janë të gabueshëm dhe cënueshëm. 

POSTIMI I PLOTË: 

Histeria në mbrojtje të SPAK-ut dhe Emergjenca imagjinare!

Filloi seriali i histerisë për të mbrojtur SPAK-un!! Mirë bëni se ja u do puna! Por a nuk ju bën përshtypje që SPAK-u dhe Gjykata Kushtetuese ishin palë në proces dhe hetimi në emër të dyshimit, mund të përdoret për shantazh? Apo ndoshta, në këtë rast, paska një emergjencë të veçantë, që vetëm ata e kuptojnë? Disa thonë: “Gjykata i kontrollon veprimet e ligjshmërisë së SPAK-ut!! Po cila gjykatë? Ata që SPAK-u i përgjon në emër të dyshimit, para se të japin një vendim? Pra, kush i kontrollon?? Ata që zbulojnë pasi kanë dhënë vendimin se kanë qenë në përgjim, survejim dhe vëzhgim për çdo takim që kanë bërë?

Ku mbeti barazia para ligjit? Je palë në proces, o njerëz! Je i pabarabartë para ligjit! A e kuptoni këtë apo jo? Po nëse një gjyqtar, apo Gent Ibrahimi, ndjek të gjitha shkallët e gjyqësorit për të kërkuar pavlefshmërinë e përgjimeve, dhe çështja përfundon në Gjykatën Kushtetuese, kush do ta shqyrtojë? Cilat gjyqtarë? Apo kemi ndonjë emergjencë tjetër dhe do të sjellim gjyqtarë me qira nga Apeli? Ose më mirë t’i kërkojmë Komisionit të Venecias ta gjykojë?

Apo edhe këtë duhet ta pranojmë me kokën ulur, sepse në emër të servilizmit gjithmonë ka të drejtë Dumani? Dhe tani vijmë tek pjesa më qesharake: Na thonë që “në emër të dyshimit” kanë të drejtë të përgjojnë kë të duan, edhe gjyqtarët e Kushtetuses! Po mirë, çfarë emergjence kishte këtu? Sepse ligji është i qartë: në raste emergjente, leja jepet nga prokurori, por brenda 15 ditësh duhet të kalojë në gjykatë për vlerësim. Pse nuk ndodhi kështu? Apo në këtë rast emergjenca zgjat pafundësisht dhe pa asnjë filtër?

Dhe tani vjen kulmi: Na thonë që publikimi i këtij skandali është i pavërtetë, sepse ligji e lejon! Po Dumani që gënjeu Gjykatën Kushtetuese me shkresë se nuk kishte hetim, për këtë pse nuk flisni? Apo këtë e fusim te “gabimet njerëzore” dhe e harrojmë? Kam qenë pro SPAK që në fillim, por jo për të parë si disa individë atje sillen si të paprekshëm dhe të pakontrollueshëm! Dhe këtu vjen pyetja e madhe: Kush i kontrollon këta? Kush garanton që veprimet e tyre janë të drejta? Apo janë bërë si orakujt e ligjit dhe nuk guxon askush t’i vërë në dyshim?

Dhe tani më tregoni, çfarë ndodh me këto hetime? Pse asgjë nuk çohet në gjykatë për pushim ose asgjësim të përgjimeve? Apo tani kemi një praktikë të re: “Hap hetimin, s’del gjë, mbaje aty për shantazh.” Dhe për ta mbyllur me “emergjencën” e fundit: Vetë drejtuesi i SPAK gënjeu Gjykatën Kushtetuese! Dhe justifikimi më i ri është: “Po pse duhet t’i kallëzojmë që po i hetojmë?” E kuptoj që disa duan ta mbajnë mirë me Dumanin dhe të tjerët atje, por jo deri në këtë pikë! Të gjithë i njohim prokurorët që janë aty. Dhe vërtet mendoni se janë të gjithë të pagabueshëm dhe të pacenueshëm? Jo, kurrë! Disa po, por jo të gjithë. Prandaj, mjaft me këtë servilizëm të neveritshëm!

"Histeria në mbrojtje të SPAK-ut dhe Emergjenca"Histeria në mbrojtje të SPAK-ut dhe Emergjenca"Histeria në mbrojtje të SPAK-ut dhe Emergjenca

flamur vezaj spak klodian braho gent ibrahimi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë