Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, zbuloi një kontradiktë të rëndësishme në dëshminë e dhënë nga Taulant Balla sot në Gjykatë e Posaçme lidhur me çështjen ‘Partizani’.
Sipas Hoxhës, Balla u përpoq të mbështeste kallëzimin e tij duke iu referuar investigimeve të mediave të cilat kishin realizuar tre cikle emisionesh dhe shkrimesh mbi çështjen. Megjithatë, gazetari thekson se kjo referencë është e pabazuar kronologjikisht.
Kallëzimi i Ballës është dorëzuar më 17 nëntor 2020, ndërsa çështja është regjistruar në SPAK më 1 dhjetor 2020. Investigimet e mediave të cituara prej tij janë publikuar shumë më vonë: i pari më 15 shkurt 2021, i dyti më 17 shkurt 2021 dhe i treti më 22 shkurt 2021 – pra, mbi tre muaj pas kallëzimit.
‘Ti nuk ke marrë spunto nga materialet e medias. Është e kundërta – media ka marrë spunto nga kallëzimi’, theksoi Hoxha, duke shtuar se kallëzimi nuk i referohet asnjë medie dhe duket i hartuar nga profesionistë.
‘Në këtë proces ëh është interesante fakti që do të dëshmojnë politikanë të nivelit të lartë, përfshirë kryeministrin dhe kryetarin e grupit parlamentar të partisë mazhorancës që është sot në pushtet. Gjë të cilën SPAK-u duhet ta kishte bërë gjatë fazës hetimore.
Pra, SPAK-u duhet t'i kishte thirrur paraprakisht si persona, pra minimalisht duhet t'i thërriste si persona që kanë dijeni mbi çështjen. Balla për shkak se është kallëzuesi dhe Rama për shkak se shfaqet në momentet kruciale të çështjes. Si ish-kryetari i Bashkisë Tiranë, i cili ka hedhur firmën e vet në dokumentacionin që është përcjellë pastaj më mbrapa në strukturat e tjera shtetërore.
Kështu që SPAK-u nuk e bëri këtë gjë, nuk pati kurajo. Dhe ajo që na u shit neve pastaj si arritje e madhe që po i thërresin dëshmitarë në gjykatë, kjo është gjëja më normale, do vijnë të thirren si dëshmitarë. Dhe si dëshmitarë po i thërret pala e dëmtuar, pra pala që në këtë çështje është e akuzuar, në vend, gjë të cilën duhet ta kishte bërë SPAK-u pa ardhur në procesin gjyqësor. Gjithsesi, sot ndodhemi para këtij fakti. Tek dëshmia prej afro tre orësh që dha zoti Balla, i cili është dhe, thashë, kallëzuesi, kishte diçka që kërciste dhe zoti Balla, duke qenë që është dhe jurist, ose duhet të ishte konsultuar ose duhet të ishte më i vëmendshëm.
Kush është problemi që pashë te dëshmia e Ballës sot? Te dëshmia e Ballës, pra, atë që e tha dhe kolegu pak më parë, Fatjoni, pra Balla është përpjekur që pjesën e kallëzimit, pjesën e kallëzimit, të cilën SPAK-u mund ta merrte dhe nga media, kishte 1000 mundësi të tjera, pra mund ta mbulonte në një formë tjetër, ai u përpoq t'ia jepte medias dhe kryesisht t'ia atribuonte medias së, mos gaboj, Shqiptarja.com dhe Report TV, të cilët kanë bërë një, kanë bërë tre cikle atëherë emisionesh dhe shkrimesh në lidhje me këtë çështje, pra me çështjen e kompleksit Partizani.
Çfarë ndodh tani? Dhe ku kërcet çështja? Dhe ku Balla atë që thotë nuk i mbaj mend datat, ka bërë mirë. Se po të thoshte data, do i hapte probleme vetes. Tani, pse është e pabesueshme ajo që thotë Taulant Balla? Dhe pse Taulant Balla nuk duhet t'i referohet medias? Sepse, kallëzimi i Taulant Ballës është bërë saktësisht në datën 17 nëntor 2020.
Ndërkohë, çështja është regjistruar në SPAK në 1 dhjetor të 2020-ës. Pra gati dy javë më mbrapa. Sa filloi punën SPAK-u. Çfarë ndodh? Investigimet e Shqiptarja.com dhe Report TV janë bërë saktësisht: i pari në datën 15 shkurt 2021, i dyti 17 shkurt 2021 dhe i treti 22 shkurt 2021. Pra, kur është bërë kallëzimi, nuk kanë ekzistuar këto?
Dhe këtë ai duhet ta ketë të qartë, një verifikim të hynte në Google dhe do ta shikonte që s'mund t'i referohesh dot medias. Media të ka mbështetur mbrapa. Pra, ti nuk ke marrë spunto nga materialet e medias. Është e kundërta. Media ka marrë spunto nga kallëzimi.
Kallëzimi është bërë para se media të nxjerri... Se për këto bëhet fjalë, për këto histori, për këto investigime apo histori apo quajini si të doni, dhe këtu i referohej zoti Balla dhe tha, media ka dhënë një kontribut të madh.
Në fakt, kallëzimi është bërë pa patur në referim media. Unë e kam lexuar atë kallëzimin, nuk i referohet asnjë medie. Kallëzimi është i pastër, duket që nuk është bërë nga ndonjë qytetar i thjeshtë, është bërë nga profesionistë’, - u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.
Ditët e fundit është komentuar shumë në pothuajse çdo studio televizive paraqitja e ish-presidentit Ilir Meta, në sean...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, në një postim të gjatë në Facebook, ka reaguar në lidhje me zhvillimet ...
I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Bledian Koka u shpreh se çështja “Partizani” po trajtohet si një proce...
Nga baza e Kuçovës, Begaj nderoi brezat që kanë shërbyer në aviacionin ushtarak dhe Forcën Ajrore ndër vite, nga koman...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi çështjen gjyqësore q&e...
Adriana Kalaja, avokate, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve me Edvin Parrucën, ka denoncuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani...
Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë ngriti alarmin për atë që e cilësoi si deformim të thell&eum...
Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë në Tiranë, më datë 11 korrik 2026. Lajmi &eu...
Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figur...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), duke ngr...