POLITIKE

I sëmurë? Ilir Meta: Mos u merrni me peshën time! Ja pse jam dobësuar

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 21:40
I sëmurë? Ilir Meta: Mos u merrni me peshën time! Ja pse jam

Ditët e fundit është komentuar shumë në pothuajse çdo studio televizive paraqitja e ish-presidentit Ilir Meta, në seancën gjyqësore që u zhvillua kundër tij të hënën e 27 prillit, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u duk më i dobët se kurrë më parë.

Pamja e tij u konsiderua dukshëm e ndryshuar, çka solli një sërë reagimesh nga publiku, ndërsa pati edhe akuza nga ana e opozitës për keqtrajtim të tij në qelinë e paraburgimit. Por cila është e vërteta?

Kryetari i Partisë së Lirisë ka folur për këtë në një intervistë për Blendi Fevziun.

Meta i ka hedhur poshtë të gjitha teoritë e qarkulluara, duke thënë se gjendja e tij është më e mirë se kurrë dhe se ndyshimi drastik në paraqitjen e jashtme ka ndodhur për shkak të stërvitjes së tij intensive.

“I dashur Blendi, jam i bindur se përshtypja apo çudia më e madhe ishte paraqitja ime në kafazin me ‘5 yje’. Ndërkohë e gjithë përpjekja e regjimit sorosist u përpoq të shpërqëndronte vëmendjen e publikut gjoja te paraqitja ime shëndetësore dhe madje edhe te gjendja ime ‘mendore’.

Po, është e vërtetë, që jam dobësuar lidhur me peshën trupore, por kjo vjen për arsyen se çdo ditë bëj me intervale 4 orë stërvitje. Por, jam shumë më i shëndetshëm dhe i fortë se më parë.

Meqënëse nuk të kanë lejuar derimë tani për të bërë një intervistë, kërkoju leje të paktën që të bëjmë një ndeshje ping-pongu dhe po fitove një set do të jesh me shumë fat”, tha Meta, duke shtuar me humor se kostumet e tij janë të vjetra dhe se pas gati 2 vitesh në “riedukim”,  stilisti i mirënjohur Altin Mici, të cilin e quan “duarartë”, nuk ia di përmasat e reja.

Por më shumë se te dukja, Meta konsideron më të rëndësishëm faktin që gjatë seancës gjyqësore është mbajtur në një kafaz prej xhami.

“Por të lutem, përqëndrohuni te thelbi i çështjes, pra ai i vendimit për t’u gjykuar në ‘kafaz’ duke u bazuar në precedentin e një terroristi maroken që ka vrarë dhjetra francezë para një dekade. Pra përjashtimin ekstrem të ndodhur në Francë, GJKKO e kthen në standard ‘europian’ të gjykimit.

Pra proceset kundër Nicolas Sarkozy, Alain Jupee, Bernard Tapie dhe 99.99% e qytetarëve francezë, kanë qenë ‘anormale’ për GJKKO-në tonë ‘speciale’. Këta harrojnë se gjykata jo vetëm duhet të jetë e paanshme, por edhe duhet të paraqitet edhe në formë (jo vetëm përmbajtje) si e tillë. Pra këta as nuk shtiren që të hiqen si të paanshëm.”, tha ish-presidenti i Republikës në intervistën e dhënën në kushtet e paraburgimit.

Më tej, ai komenton  edhe vendimin e gjykatës për të mos lejuar transmetimin live të të gjitha seancave, duke e konsideruar këtë si një vendim absurd. Sipas tij kjo është çështje e interesit publik dhe çdo qytetar që ka interes apo dëshirë duhet ta ndjekë të plotë. Në akuzat ndaj tij, Meta pretendon se nuk ka asnjë lloj sekreti shtetëror.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë