POLITIKE

Abuzimi me fondet e kulturës në Bashkinë Tiranë, pas denoncimit vjen dorëheqja e drejtoreshës (emri)

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 21:52
Abuzimi me fondet e kulturës në Bashkinë Tiranë, pas

Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Artit, Kulturës dhe Medias të Shqipërisë, z. Julian Kazazi, ku shfaq në emisionin e mëngjesit në Syri.tv ku u trajtuan publikisht denoncime për shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet në institucionet e artit, përfshirë edhe Cirkun Kombëtar, vetëm pak orë më pas zhvillimet morën një kthesë të papritur në Bashkinë e Tiranës.

Në emision, Kazazi përmendi se po përgatitet një dosje e re hetimore pranë SPAK që lidhet me projektet e programit “Youth” dhe me mënyrën si janë administruar fondet gjatë periudhës kur znj. Jehona Varfi ishte përgjegjëse për dosjet e projekteve. Ai paralajmëroi se “këto çështje nuk do të mbeten pa u hetuar” dhe kërkoi transparencë të plotë mbi mënyrën si janë shpërndarë fondet publike në emër të të rinjve dhe artit.

Vetëm një ditë pas këtij denoncimi publik, burime nga Bashkia e Tiranës konfirmuan dorëheqjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit, znj. Mirela Koçollari, një emër i njohur në strukturat e bashkisë për menaxhimin e projekteve të kulturës dhe turizmit edhe e përfshirë në Dosjen 5D. Sipas burimeve, dorëheqja ka ardhur pak para një vendimmarrjeje të mundshme për shkarkim, në kuadër të riorganizimeve të fundit që po ndodhin në institucion pas zhvillimeve të ditëve të fundit.

Znj. Koçollari, e cila më parë ka mbajtur poste si Drejtoreshë e Turizmit dhe më vonë Drejtoreshë e Promovimit të Qytetit, është përmendur disa herë në raportime mediatike për mosrregullsi në menaxhimin e fondeve kulturore dhe klientelizëm në përzgjedhjen e projekteve. Gjatë viteve të fundit, Drejtoria që ajo drejtonte ka pasur në dispozicion buxhete që shkonin deri në 400–500 milionë lekë të reja në vit, të cilat shpërndaheshin për aktivitete kulturore, promovuese dhe evente publike në Tiranë.

Artistë dhe organizata të shumta kanë raportuar ndër vite vështirësi të vazhdueshme për të përfituar fonde publike, duke akuzuar drejtues të Bashkisë për përzgjedhje selektive dhe “favorizime të subjekteve të caktuara” që përfitonin disa herë në vit, shpesh me projekte të cilësisë së ulët, por me mbështetje financiare të lartë.

Në disa raste, stafi i bashkisë është angazhuar për realizimin e këtyre eventeve, ndërsa pagesat për realizimin shkonin në llogari të subjekteve të lidhura, çka ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën e përdorimit të buxheteve publike.

Sipas të njëjtave burime, një pjesë e dosjeve të Drejtorisë së Promovimit të Qytetit janë tashmë në shqyrtim nga SPAK, përfshirë edhe projektet e viteve të fundit të Paradës “Rrënjët Kuq e Zi” që zhvillohet çdo 28 Nëntor në bashkëpunim me kompani private. Hetimet janë përqendruar mbi mënyrën e përzgjedhjes së kontraktorëve dhe përdorimin e fondeve për realizimin e eventeve.

Znj. Koçollari ka qenë gjithashtu anëtare e bordit përzgjedhës të projekteve të “Vitit të Rinisë  Youth”, një program kombëtar që u zhvillua disa vite më parë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe ku, sipas të dhënave të publikuara në media, rreth 70% e projekteve të miratuara nuk kanë marrë ende pagesat përfundimtare, pavarësisht kalimit të afateve. Sipas burimeve pranë institucioneve, rreth 500 milionë lekë të reja janë zhdukur pa gjurmë nga skema e financimeve, çka e ka bërë këtë dosje objekt hetimi për organet e SPAK-ut.

Dorëheqja e saj shihet nga shumë aktorë të fushës si një sinjal i parë pozitiv drejt pastrimit dhe reformimit të administratës kulturore të Bashkisë së Tiranës, e cila prej vitesh është kritikuar për mungesë transparence dhe përqendrim të fondeve në duart e një grupi të vogël njerëzish.

Në një reagim të shkurtër pas emisionit, Presidenti i Sindikatës së Artit, Kulturës dhe Medias, Julian Kazazi, deklaroi:

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Arti dhe kultura janë pasuri publike dhe nuk mund të jenë pronë private e disa individëve që përdorin fondet e qytetarëve për interesa personale apo politike. Do të ndjekim çdo rast deri në fund, për të rikthyer dinjitetin dhe integritetin e institucioneve artistike.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë