POLITIKE

Abuzimi me paratë e shqiptarëve, Nesho: Rama ka ngritur arkitekturën e një pushteti të bazuar në korrupsion

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 21:51
Abuzimi me paratë e shqiptarëve, Nesho: Rama ka ngritur

Një debat i nxehtë në emisionin “Çim Peka Live” mbi natyrën dhe shtrirjen e korrupsionit në Shqipëri ka vënë në pah dy këndvështrime të kundërta: atë që e sheh si një sistem të ndërtuar dhe të kontrolluar nga maja e pushtetit dhe atë që e konsideron një fenomen të rrënjosur thellë në shoqëri.

Sipas ish ambasadorit Agim Nesho qeverisja aktuale ka krijuar një "arkitekturë të pushtetit të bazuar në korrupsion", një fenomen i paprecedentë në 35 vitet e fundit të tranzicionit demokratik. Sipas këtij argumenti, kryeministri është "koka e organizatës" që e përdor korrupsionin si një mjet për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin.

Agim Nesho: Unë mendoj që diferenca midis Ramës dhe gjithë qeverive të tjera, me të drejtë Abilekaj tha që nuk ka ndodhur asnjëherë një korrupsion i tillë gjatë 35 vjetëve të demokracisë, kjo është shumë e qartë. Pse? Është e qartë se ky ka ngritur arkitekturën e një pushteti të bazuar në korrupsion. Për arsye se nuk ka vizion, nuk ka zhvilluar vendin e tij. Ky korrupsionin e ka ngritur si qëllim për t'u pasuruar, për të mbajtur pushtetin e tij. Dhe po ta shikosh, ky është koka e gjithë organizatës për të projektuar këtë gjë. Sepse nuk ka mundësi që të mbijetojë një regjim i tillë i korruptuar që nga nga themeli deri në në  krye, domethënë pa patur bekimin e kryeministrit. Edhe kjo është shumë e sigurtë.

Pyetja ishte që ky njeri pse e bën gjithë këtë shoë të madh? A është një gënjeshtar përsëritës? Sigurisht që është. Sepse ne kemi arritur që me faktet e përmendura pa i përsëritur, fakte konkrete, korrupsioni në Shqipëri, jo vetëm që është i pakontrolluar, këtu është perceptuar tani, nga opinioni publik është provuar sepse këtu nuk ekzistojnë faktet më minimale. Prova është inçeneratori. Nuk ekziston fare. Janë vjedhjet e hapura që ky nuk jep asnjë llogari.

…ajo që thotë ky, ky është një inskenim që e bën vetëm për botën e jashtme dhe mua më vjen keq që këtë skenografi që e projekton në Shqipëri, ky e bën për të projektuar një realitet të pa që nuk ekziston në Shqipëri, që bën të mundur që Marta Kos vetë të thotë që shqiptarët janë njerëz të cilët jetojnë me korrupsion, duke i dhënë një formë që është vetë shoqëria, nga prapambetja e saj kulturore që e pranon korrupsionin si një fenomen endemik kudo. Kjo është një tezë e vjetër në Ballkan. Ky e ka marrë këtë. Ky është, domethënë, krye i korruptuari në Shqipëri, në qoftë se duhet të pranohet.

Çim Peka: Ambasador, është hera e parë që duhet të të kundërshtoj pak. Domethënë, kjo fjala nëse është krye i korruptuari, kjo qëndron. Që këtu ka shumë korrupsion, kjo qëndron. Por që edhe deklarata, pavarësisht nuancave që jep, e Marta Kos, që kjo është një shoqëri që jeton me korrupsionin, edhe kaq shumë nuk kemi pse e kritikojmë se një të vërtetë ka thënë. Se një shoqëri tjetër, me këto skandale që kanë dale, do i kishin çuar zgupthi. Po. Ajo sigurisht që ka lobuar për Edi Ramën. Pa dyshim. E sigurt që edhe edhe janë paguar. Por në finale, kur vjen momenti kritik, thotë shiko, shoqëria e din që ka këtë lloj korrupsioni. Ore, ti mund ta kritikosh për qëndrimin e saj, po ajo nuk kritikohet kur thotë një të vërtetë. Që kjo shoqëri s'po reagon. Kjo është një fakt, nuk është një fakt.

Agim Nesho: Shiko, kjo vjen, pa papërfunduar lufta dhe shpërbërja e Jugosllavis, ka një, një studim të një nga njerëzve kryesorë të CIA-s, kur e përmend Ballkanin, për fenomenet që po shoqëronin shpërbërjen e Jugosllavisë dhe e tensionit etnike, thoshte që Ballkani si popuj janë, domethënë, është një fenomen korrupsioni endemik. Këtë gjë Rama përpiqet që ta mbajë të ndezur në perëndim, për arsye sepse është marrë si një e vërtetë e pakontestuar.

Domethënë e kanë pranuar të gjithë. Nuk është kështu. Nuk është kështu sepse vetë shoqëria orientohet kur shikon që qëndrimi parimor që mbajnë institucionet ndaj korrupsionit është i tillë. Po këtu kemi një shoqëri e cila tashmë ka degjeneruar. Në qoftë se ka qenë, një, fenomen që thotë Abilekaj dhe zoti Peka, që domethënë shoqëria e ka. E ka… jo e ka për arsye sepse vjen nga një shoqëri diktatoriale, nga një ish-perandori e cila ka funksionuar në liberalizmin dhe korrupsionin, për të korruptuar zyrtarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?