POLITIKE

"I prezantoi dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmet në veri!" Osmani në Bruksel, takim me presidentin e ri të Këshillit Europian

M.B. Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 18:01

"I prezantoi dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmet

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ia ka prezantuar presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, “dëshmitë për lidhjet e Serbisë” me sulmin e 29 nëntorit në Zubin Potok dhe të sulmit të armatosur që ndodhi vitin e kaluar në Zveçan.

Osmani u takua me zyrtarin e lartë evropian në Bruksel dhe i tha atij se sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokur, “kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit”.

Autoritetet në Kosovë e fajësojnë Serbinë për sulmin në Zubin Potok dhe për atë në Banjskë të Zveçanit. Por, Serbia ka mohuar përfshirjen në të dy rastet dhe sulmin e 29 nëntorit të këtij viti e ka dënuar, duke shtuar se do të kryejë hetime. Osmani foli edhe për Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Sipas Osmanit, ai është personi që po zbaton “urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës”, duke thënë se ai vazhdon të jetë i lirë “dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës”. Osmani kërkoi bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për hetimin e sulmit në Varragë të Zubin Potokut.

“Ajo [Osmani] potencoi se është shumë me rëndësi, që përveç hetimit, puna jonë e përbashkët të fokusohet edhe në parandalimin e sulmeve të reja”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar ashpër sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit dhe i kanë ofruar ndihmë Kosovës. Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Osmani dhe Costa po ashtu kanë folur edhe për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Presidentja kosovare ka kërkuar mbështetje për aplikimin e Kosovës që të marrë statusin e vendit kandidat dhe heqjen e masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës. Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat, teksa vendi ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Ndërkaq, BE-ja ende vazhdon të mbajë në fuqi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës që vendosi vitin e kaluar për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidentja kosovare është takuar edhe me udhëheqësen e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sipas Presidencës kosovare, po ashtu Osmani e informoi Metsolan për “lidhjet e qarta të Serbisë” për sulmet në Kosovë. Osmani, gjatë takimit me presidenten e PE-së, institucion që ka dënuar sulmin në Zubin Potok, ka kërkuar që përgjegjësit për këto krime të përballen me drejtësinë./ REL

bruksel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë