Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përgjigjes së Kryeministrit Edi Rama i cili refuzoi për të marrë pjesë në interpelancë për 110 milionë euro që qeveria shqiptare humbi në arbitrazh me biznesmenin italian Francesco Becchetti. Rama me anë të një postimi në X ka deklaruar se do t’i shkojë Bardhit në interpelancë pasi të dalin përfundimet e hetimeve nga SPAK, për trafikun e drogës, ku akuzohet vëllai i kryeministrit.
Nga ana tjetër Bardhi thotë se qëndrimi i Ramës ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon atij karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika.
Bardhi shton se mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me të dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë ai në një replikë pa sens e jashtë kohe, sipas tij, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara.
Gjithashtu demokrati thotë se të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Sipas tij, sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Rama.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:
Në përgjigje të interesit të medias lidhur me një qëndrim të Edi Ramës sot ndaj meje, ju bëj me dije sa më poshtë:
Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika!
Mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me mua dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë unë në një replikë pa sens e jashtë kohe, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara.
A nuk ishte po ky Edi Rama që hyri me sy, por doli me faqe të zezë, përpara disa muajve kur ishte në interpelancë për mbetjet toksike me denoncuesin e Olsit, pra me mua, me të njëjtin? Pse atëherë mendonte se kishte edhe sy edhe faqe për të ardhur në interpelancë, ndërsa sot ka humbur sytë dhe faqen?
Asokohe nuk ishte “kusht mbi Kushtetutën” as vëllai Ols dhe as përfundimi i hetimeve ndaj vëllait Ols nga SPAK. Vallë çfarë ndryshoi sot? Pse u kujtua beftë për vëlla Olsin dhe SPAK-un? Pse u kujtua që i rrezikohet pushteti nëse vijojnë hetimet e zbulohet e vërteta që u tentua të varrosej në 2018? Çfarë e pickoi sot Edi Ramën për këtë çështje? Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025?
E di që Edi Rama nuk e ka për gjë të grisë Kushtetutën dhe Ligjin për pushtetin e tij personal. E di shumë mirë që do të gjejë çdo justifikim për të mos u përballur në Parlament me krimin e vjedhjes që u ka bërë shqiptarëve. E di shumë mirë që edhe mesazhet politike i jep sipas stilit mafioz. E di që po bën çmos të shantazhojë edhe SPAK-un që t’i mbyllë hetimet për Olsin dhe kokainën e Xibrakës. Ajo që s’kisha parashikuar ishte që të fshihej pas të vëllait të vogël për të mos ardhur në Parlament.
Të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Dhe e kuptoj që fshihet pas Olsit! Sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Edi Rama!
Le të fshihet në rrjetet sociale sa të dojë, të bëjë teatër sa të dojë, të inskenojë reagime nga hiçi për të përcjellë mesazhe publike kriminale për SPAK sa të dojë, e sigurojë se, me SPAK apo pa SPAK, largimin nga politika do ta ketë me turp, të shpejtë, dhe ashtu siç e meriton një frikacak që i fshihet Kuvendit, një bashkëpunëtor i bandave që ka torturuar, vjedhur e varfëruar bashkëqytetarët e tij.
KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës, ndërpreu të enjten për një kohë një seancë punimesh duke u pamund...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha se gjatë takimit me misionin e OSBE/ODIHR u ritheksuan përfaq&eum...
TIRANA- Në një takim me misionin e OSBE/ODIHR dhe Asamblenë Parlamentare të OSBE në selinë e Partisë Demokratike, drejtuesi...
TIRANA- Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen Jamarbër Malltezit. Ky i fundit ka kërk...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e Partisë së...
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar grupet e punës që do të jenë në terren në kuadër të zgjedhj...
Albin Kurti SARAJEVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e 5 dhjetorit ka nisur vizitën në Sarajevë të Bosnje e He...
Ilir Beqaj-SPAK TIRANË- Është shtyrë gjyqi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj pas një seance maratonë për rreth 8 orë n&...
TROPOJA- Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, ka thyer masën e arrestit të shtëpisë, të caktuar ng...
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Michel Barnier një ditë pas votimit të moc...