POLITIKE

Ikën Majlinda Bregu, Amer Kapetanoviç merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

M.B. Përditësimi i fundit 3 Janar 2025, 13:08

Ikën Majlinda Bregu, Amer Kapetanoviç merr detyrën si Sekretar

SARAJEVA– Amer Kapetanoviç ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), pas emërimit nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) më 12 qershor 2024 në Shkup. Kapetanoviç pasoi kështu në këtë post Majlinda Bregu, e cila qëndroi në detyrë nga viti 2019 deri në 2024.

Ai është një diplomat i shquar me mbi dy dekada përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal. Në deklaratën e tij Kapetanoviç thotë se mezi pret të ndërtojë mbi punën që është bërë tashmë në Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. 

Po ashtu Kapetanoviç thotë se në një epokë të polikrizave globale, rajoni ynë ka zgjedhur të qëndrojë në rrugën e standardeve të BE-së, multilateralizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në besimin, interesin dhe respektin e ndërsjellë. Sipas tij, të gjitha qeveritë në kuadrin janë angazhuar të mbështesin veprimet e RCC-së të orientuara drejt këtij drejtimi strategjik. 

Deklarata e Kapetanoviç:

Teksa hyjmë në 2025-ën, më lejoni para së gjithash t’ju uroj në këtë Vit të Ri shëndet, paqe dhe mbarësi. Është nder për mua të marr rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për tre vitet e ardhshëm. E filloj këtë rrugëtim duke pasur në mendje moton e arkitektëve të tregut të vetëm të BE-së dhe kampionëve të bashkëpunimit rajonal: 'Diversiteti duhet ruajtur, në mënyrë që të japë fryte për të mirën e përbashkët'. Kjo përmbledh thelbin e përpjekjes sonë për të krijuar përfitime të qëndrueshme për të gjithë, ndërkohë që çmojmë diversitetin e pasur të rajonit tonë.

Mezi pres të ndërtoj mbi punën e jashtëzakonshme që është bërë tashmë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, dua të falënderoj Majlinda Bregun, Goran Svilanoviçin dhe Hido Biščeviçin, paraardhësit e mi, për gjithë energjinë, njohuritë dhe përvojën e tyre të investuar për udhëheqjen e RCC-së drejt suksesit. Por asnjë lider nuk mund të ecë drejt ndryshimit i vetëm! Falënderimi im i sinqertë shkon gjithashtu për stafin e RCC-së, ata që kanë punuar ose ende punojnë në projektet tona. Pa ta, nuk do të ishte e mundur as të mendohej për paradigmën tonë rajonale, e jo më për gjithçka që kemi arritur deri tani.

Hapja e një kapitulli të ri në jetë është gjithmonë emocionuese, por rrallëherë e lehtë. Edhe kur e njeh historinë dhe personazhet mirë, rruga përpara gjithmonë sjell probleme dhe tundime të reja. Por jam po aq i bindur se, me mbështetjen e pjesëmarrësve dhe donatorëve tanë, ne mund të jemi, gjatë tre viteve të ardhshëm, ndryshimi i vërtetë që qytetarët në rajonin tonë duan të shohin. Sipas të gjitha sondazheve deri më tani, qytetarët tanë kanë një ëndërr të thjeshtë dhe të arritshme – ata duan përmirësim ekonomik, jetë të sigurt dhe të begatë si bashkëqytetarët e tyre në BE. Dhe në fakt ata këmbëngulin të jenë pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ky kapitull i ri ofron mundësi unike për RCC-në që të jetë pjesë e një përpjekjeje të organizuar rajonale për realizimin e ëndrrës së qytetarëve tanë. Falë mbështetjes financiare nga BE-ja dhe pjesëmarrësit tanë, ne do të fillojmë amplifikimin e rezultateve të orientuara drejt njerëzve – qoftë përmes avancimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, përmirësimit të Strategjisë së Evropës Juglindore 2030 (SEE2030), shtyrjes përpara të Agjendave të Gjelbra dhe Digjitale, mundësimit të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, përmirësimit të mundësive të punësimit apo forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në një epokë të polikrizave globale, rajoni ynë ka zgjedhur të qëndrojë në rrugën e standardeve të BE-së, multilateralizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në besimin, interesin dhe respektin e ndërsjellë. Të gjitha qeveritë në kuadrin tonë janë angazhuar të mbështesin veprimet e RCC-së të orientuara drejt këtij drejtimi strategjik. Prandaj, jam i gatshëm të nis këtë udhëtim qëllimplotë dhe thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që do të jenë pjesë e tij. Në frymën e mbiemrit tim, ju uroj të gjithëve lundrim të qetë dhe dete të paqtë.

amer kapetanoviç

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë