Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer këtë të shtunë aksionin e shembjeve në fshatin turistik të Thethit, ku që në orët e para të mëngjesit fadromat nisën rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje. Në total, parashikohet të shembën rreth 35 ndërtesa në këtë zonë.
Kujtojmë se ky është aksioni i dytë i IKMT-së në Theth brenda këtij viti, ku në korrik u shembën rreth 70 objekte, kryesisht struktura akomoduese të ngritura pa leje.
Kryedemokratja e Shkodrës, Eliona Kodra Shkreli, në një reagim të saj ka kujtuar premtimin elektoral të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, ku u thonin banorëve se "Sikur edhe Enver Hoxha të ngjallet, ato investime nuk do prishen kurrë".
Sipas saj, aksioni shërben vetëm për grabitjen e pronave të trashëguara të banorëve, me qëllim përfitimin e "miqve oligarkë" dhe në këmbim të shitblerjes së votave, ndereve financiare apo mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.
Reagimi i plotë Eliona Kodra Shkreli:
Nuk i ik inati me Thethin as kryeministrit Rama dhe as drejtuesit të tij politik, Beci, sepse thethjanët dënuan me votë në zgjedhjet e 11 majit, mashtrimet e tyre elektorale!
Besëprerët Rama dhe Beci, rikthehen sërish në Theth me urrejtjen e pangupur dhe me forcën e pushtetit (fadroma, polici) për të shkatërruar investimet mijëra euroshe të banorëve autoktonë të Thethit!
Ky aksion shkatërrues nuk bëhet as në të mirë të banorëve të Thethit, as për estetikën vizive, as për “mbrojtjen” e natyrës së perlës veriore shqiptare…..absolutisht Jo!
Ky aksion shkatërrues bëhet vetëm për të vjedhur pronën e trashëguar të banorëve por të paçertifikuar me synimin e vetëm për t’ja dhënë miqve oligarkë në këmbim të shitblerjes së votave, nderave financiare apo mbajtjes së pushtetit me çdo kusht!
Dyshja Rama-Beci, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, mashtruan banorët e Thethit që të investonin madje bënë thirrje që emigrantët të ktheheshin dhe të investonin në tokat e tyre! Në tokën e “shenjtë” të oborrit të Kishës së Thethit, dyshja e pafe’ Rama-Beci premtuan me ‘besën’ e pabesë të tyre se:
“Sikur edhe Enver Hoxha të ngjallet, ato investime nuk do prishen kurrë…”!
Të pabesët s’mund të kenë besë…
Përgëzoj famullitarin e Thethit, fra Kastriot Dema o.f.m, për reagimin e Tij në mbrojtje të së drejtës që gëzojnë prej shekujsh banorët e kësaj zone!
Thethi duhet të qëndrojë dhe të mos dorëzohet! Është rasti të tregohen vlerat dhe burrnia e malësorëve në mbrojtjen e pronës dhe investimeve të tyre!
Dyshja Rama-Beci, tashmë janë armiq të betuar të thethjanëve si shkatërrues të ekonomisë së tyre dhe si mashtrues që besën e dhënë në oborrin e Kishës, e thyen vetëm pak muaj më pas me fadroma, policë, tritol e armë!
U ritkhye sot podcasti i Kryeministrit Edi Rama, i cili kishte si të ftuarën e parë të sezonit e pestë ka zgjedhur kandidaten e Partis&...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka reaguar në një deklaratë për mediat...
Gazetari i Syri TV, Flavio Qarri u shpreh i lumtur përmes rrjeteve të tij sociale për faktin se aktori i njohur, Florjan Binaj shpalli kandidatur...
Në sezonin ne ri të podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në ...
Kryeministri Rama në “Flasim” deklaroi se në 9 nëntor shqiptarët do të votojnë në 6 bashki, përfshi kët...
Kryeministri Edi Rama ka rinisur podcastin “Flasim”, ku në fillim foli në lidhje me një strukturim ndryshe nga sa kemi parë m&eu...
Mijëra persona dolën sot nëpër rrugët e Tbilisit pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundë...
Në një mesazh publik plot emocion dhe vizion qytetar, një nga figurat më të angazhuara të artit dhe jetës publike shqiptare F...
Ermal Hasimja iu drejtua drejtpërdrejt kreut të PD-së Sali Berishës në një dalje televizive duke e njoftuar publikisht se pranon t...
Gazetarja Sonila Meço komentoi situatën e Erion Veliajt pas shkarkimit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke folur për...