BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka dorëzuar ditën e sotme në SPAK dokumente të tjera, të cilat sipas tij lidhen e me aferën e Inceneratorit të Tiranës. Jashtë Prokurorisë së Posaçme, Këlliçi ka përmendur emra të disa kompanive që sipas tij janë të përfshirë në këtë skemë.
Ai tha se SPAK-ut i është dërguar një informacion i plotë për një kompani të regjistruar në Bullgari e cila quhet “EM Capital Group”. Këlliçi thotë se kjo kompani ka marrë miliona euro nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës dhe nga kompania ITS shpk e Klodian Zotos.
Ai i bëri thirrje SPAK, të nisë letër porositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambjenteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave.
DEKLARATA E PLOTË E BELIND KËLLIÇIT:
Prej 4 vitesh tashmë Prokuroria Speciale po heton aferën e shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës.
Arritja më e madhe e këtyre hetimeve deri më sot, është arrestimi i një drejtori në pension e një drejtori tjetër në bashki dhe zhdukjes me sukses gjatë këtyre 4 viteve të 132 milionë eurove, nën hundën e SPAK.
Prej tetorit të vitit 2023, i kemi dërguar informacion të plotë SPAK për një kompani të regjistruar në Bullgari, e cila quhet EM Capital Group, kompani e cila ka marë miliona e miliona euro nga llogaritë e inceneratorit Tiranë dhe kompanisë ITS sh.p.k të Klodian Zotos.

Sipas disa informacioneve të bëra publike nga gazetarë të ndryshëm, të dhënat e ardhura nga Bullgaria tregojnë se nëpërmjet kësaj kompanie, kanë përfituar para edhe familjarë të pronarëve realë të inceneratorit Tiranë.
Sot, meqënëse SPAK nuk dëshiron të gjurmojë paratë dhe vijon të mbyllë sytë përpara fakteve ulëritëse për këtë vjedhje, po bëj publik një dokument të ri, shumë të rëndësishëm për hetimin e kësaj vjedhje.
Ky dokument është një faturë e lëshuar nga kompania Wolf Theiss, kompani ë mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë, lëshuar për kompaninë EM Capital Group.

Wolf Theiss ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë EM Capital, përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës të kësaj të fundit.
Në faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e 2 kompanive të reja, njëra e quajtur Denebola Investments dhe tjetra e quajtur 7S Group.
I bëj thirrje SPAK, të nisë menjëherë letër porositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambjenteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave.

E nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi përpara faktit se SPAK nuk ka absolutisht ndër mend të gjurmojë paratë e dy pronarëve të inceneratorit Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Sërish ditën e sotme, po e lë përpara dyerve të SPAK këtë dokument autentik, për ti ardhur në ndihmë prokurorëve specialë, për të bërë drejtësinë aq shumë të pritur nga qytetarët shqiptarë dhe për të na thënë se ku kanë shkuar 132 milionë eurot e një inceneratori që nuk ekziston.
Sa për dy kompanitë e reja, e dalloni mjaft qartë, që njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë 5D, këtë rradhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë 7S Group, ose më saktë 7 Specialistët.
Tingëllon absurde, qesharake dhe fyese për këdo qytetar që e dëgjon këtë fakt, por mesa duket i ndjeri Pjetër Arbnori, ka qenë profetik dhe tejet i saktë në thënien e tij epike, se këta nuk janë socialistë, por janë specialistë!!!
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pas denoncimit të Partisë Demokratike, se ai dhe familjarët e tij kanë...
ivi kaso TIRANË- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një konferencë sot për mediat ku deklaruan...
edi rama DHËRMI-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi për pushime, nga ku ka komentuar edhe situatën me turizmin në vendin ...
Foto ilustruese VLORË- Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit statusin e veçantë “Investitor në strukturë akomodue...
Berisha Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështësv...
Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për mes një postimi në llogarinë e tij në ...
Takimi BAKU- Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e para...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësv...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve pos...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pra mediave ku ka reaguar në ...