POLITIKE

Detaje nga dosja sekrete e SKY ECC, Bardhi: Të përfshirë Balla, dy prokurorë të SPAK dhe bashkëshorti prokuror i Felajt!

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 21:50
Detaje nga dosja sekrete e SKY ECC, Bardhi: Të përfshirë Balla,
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook' ka reaguar në lidhje me arrestimin e dy punonjës të drejtësisë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Në reagimin e tij Bardhi shkruan se SPAK ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut tek drejtësia: Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe.

Më tej ai shtoi se drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK. Ai ka zbardhur detaje të dosjes "Toyota Yaris" që sipas tij po mbahet sekret, ku thekson se janë të përfshirë ministri Taulant Balla, dy prokurorë të SPAK, prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti prokuror i Ermonela Felajt, komisionerja e Vettingut, ish gjyqtari Artan Gjermeni, etj.


Sipas tij filtrit të vettingut i kanë shpëtuar një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar. Bardhi shtoi se nuk i bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta. Sipas tij të paktën dy prokurorë të SPAK, mes tyre i preferuari i Edi Ramës, që përshkruhen si prokurori me tarifën më të ulët apo tjetri me tarifën më të lartë, të vazhdojnë të bëjnë sikur luftojnë të pashqetësuar “krimin dhe korrupsionin” në emër të Republikës.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: 

Procedimi penal nr. 26, datë 07.02.2024 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut tek drejtësia: Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe.

Drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK. Personalisht jam i shokuar nga të dhënat e përfituara nga hetimi i deritanishëm i kësaj çështje, që provon edhe njëherë se filtrit të vettingut i kanë shpëtuar një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar. Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar.


Për fat të keq, të dhënat e deritanishme të hetimit të kësaj çështje, ngrenë dyshime të arsyeshme se po funksionon vëllazëria institucionale apo mbrojtja e prokurorëve me lidhje të forta politike.
Mekanizmi kriminal “bëj gati xhixhat” duhet të sjellë pasoja për të gjithë. Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që “përfituesi” prokuror, vetëm se është familjar i një deputetje të Edi Ramës, të vazhdojë të japë drejtësi në emër të Republikës i pa shqetësuar.


Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që të paktën dy prokurorë të SPAK, mes tyre i preferuari i Edi Ramës, që përshkruhen si prokurori me tarifën më të ulët apo tjetri me tarifën më të lartë, të vazhdojnë të bëjnë sikur luftojnë të pashqetësuar “krimin dhe korrupsionin” në emër të Republikës.


Nuk bën sens që të urdhërohet mospublikimi i akteve dhe të kërcënohet media me burg, vetëm që të mbahet e fshehtë përfshirja në këtë çështje e takimit të politikanit “Tao” me prokurorin e çështjes së “Toyota Yaris”. Nuk bën po ashtu sens që një pjesë e të dhënave për këtë çështje të përgjimeve të SKY ECC të sjella nga autoritetet e huaja (Europol, Eurojust, autoritetet franceze të drejtësisë, apo autoritetet belge të drejtësisë), të mos përdoren për hetimin e plotë e të gjithëanshëm të kësaj çështje, duke menduar se do mbeten të fshehta dhe për to nuk do të flitet.
Nuk bën sens që një ish-gjyqtar i akuzuar përgjithësisht si i lidhur me Bandën e Lushnjes, të vazhdojë i pashqetësuar edhe pse qartësisht është “magjistari” që shqyrton çështjet ku ka efekt ndikimi i paligjshëm.


Nuk bën sens që komisionerja e vettingut që ishte mandatuar për të pastruar sistemin nga korrupsioni, të vazhdojnë të sillen sikur e ka përmbushur me integritet këtë mision, ndërkohë që përfshihet në afera vetë, në kaq pak të dhëna sa janë përfituar deri më tani nga kjo çështje.
SPAK është vënë edhe njëherë në një provë serioze nëse do sjell atë që presin qytetarët e ndershëm të këtij vendi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, apo do jetë selektiv dhe institucion me vija të kuqe. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Por ajo duhet të jetë serioze, e plotë, pa vija të kuqe dhe pa kursyer prokurorë, gjyqtarë, e politikanë, në emër të vëllazërisë institucionale, lidhjeve të forta politike apo statusit social “i pushtetshëm, bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës”!

bardhi spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë