POLITIKE

Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

n.f Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 13:06
Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Kolegët e Erionit në
Foto

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi tha se dy ditë më parë, kolegu i Altin Dumanit, Dritan Premçit dhe Klodian Brahos, por mbi të gjitha pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, përsëriti mashtrimin e vjetër se ai nuk është kërkuesi i konçensionit për trajtimin e mbetjeve dhe nuk është autoriteti menaxhues.

Më tej ai shtoi se pronari faktik i inceneratorit Tiranë u shpreh se tashmë hetimi për këtë mega aferë ka përfunduar dhe se palët janë në gjykim. Këlliçi theksoi se ndryshe nga deklarimet e Erion Veliajt, kolegët e tij në SPAK, deklaruan se hetimet vazhdojnë dhe për gjykim janë dërguar vetëm një pjesë e funksionarëve. Ai shtoi se prej më shumë se 1 viti, PD i ka dhënë çdo provë kolegëve të Erionit se është pikërisht ky i fundit që ka kërkuar konçensionin për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, i refuzuar madje me shkrim nga dy ish Ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj.

Anëtari i Kryesisë së PD tha se ata kanë dërguar provs në SPAK se është Erion Veliaj, personi që ka promovuar këtë aferë financiare siç edhe vetë ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehet me shkrim në shkresat drejtuar zyrtarisht Këshillit të Ministrave. Ai i bëri thirrje publike kreut të GJKKO Erjon Bani, të zbatojë ligjin dhe tu vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore për aferën korruptive të shekullit. 

Deklarata e Këlliçit:

Të nderuar qytetarë, Dy ditë më parë, kolegu i Altin Dumanit, Dritan Premçit dhe Klodian Brahos, por mbi të gjitha pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, përsëriti mashtrimin e vjetër se ai nuk është kërkuesi i konçensionit për trajtimin e mbetjeve dhe nuk është autoriteti menaxhues.

Në fund të qëndrimit të tij publik, pronari faktik i inceneratorit Tiranë u shpreh se tashmë hetimi për këtë mega aferë ka përfunduar dhe se palët janë në gjykim! Ndryshe nga deklarimet e Erion Veliajt, kolegët e tij në SPAK, deklaruan se hetimet vazhdojnë dhe për gjykim janë dërguar vetëm një pjesë e funksionarëve.

Më datë 15 gusht 2024, Partia Demokratike e Shqipërisë, në cilësinë e kallëzuesit të kësaj dosje, i është drejtuar me shkresë zyrtare kreut të SPAK Altin Dumani dhe kreut të GJKKO Erjon Bani, për vënien në dispozicion të të gjitha akteve hetimore dhe datës së seancës paraprake për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Taulant Tushën dhe të gjithë zinxhirin e hetuar nga kolegët e Erionit për këtë aferë.

Më datë 3 shtator 2024, kreu i SPAK Altin Dumani, na njofton zyrtarisht se të gjitha aktet hetimore tashmë ndodhen në GJKKO dhe ne duhet ti drejtoheshim këtij institucioni. Më datë 10 shtator 2024 i jemi drejtuar sërish zyrtarisht kreut të GJKKO Erjon Bani, për të na vënë në dispozicion të gjitha aktet, pasi ne do të ishim dhe do të jemi pjesë aktive e këtij gjykimi në mbrojtje të interesit publik dhe qytetarëve shqiptarë.

Deri më sot, edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj, GJKKO në shkelje flagrante të Kodit të Proçedurës Penale, refuzon të na njoftojë për datën e seancës, por mbi të gjitha refuzon të na japë aktet hetimore, në të cilat ndodhet e vërtëta. Ajo e vërtetë të cilën kolegët e Erionit po lodhen kot për ta fshehur!

Të nderuar qytetarë, Prej më shumë se 1 viti, i kemi dhënë çdo provë kolegëve të Erionit se është pikërisht ky i fundit që ka kërkuar konçensionin për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, i refuzuar madje me shkrim nga dy ish Ministrat e Financave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj. Kemi dërguar provën në SPAK se është Erion Veliaj, personi që ka promovuar këtë aferë financiare siç edhe vetë ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehet me shkrim në shkresat drejtuar zyrtarisht Këshillit të Ministrave.

Kemi dërguar fakte të pakundërshtueshme kolegëve të Erionit, siç janë komunikimet elektronike dhe jo vetëm, ku faktohet se ishte Erioni ai që miratonte se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo. Shumë e shumë fakte të tjera kemi dërguar në SPAK, për të cilat po e rithem sërish, kolegët e Erionit lodhen kot, pasi nuk do ti fshehin dot, maksimumi thjesht do ti zgjasin agoninë pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë.

I bëj sot thirrje publike kreut të GJKKO Erjon Bani, të zbatojë ligjin dhe të na vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore për aferën korruptive të shekullit. Partia Demokratike dhe unë personalisht do t’i qëndrojmë deri në fund zotimit të dhënë se të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë aferë, do të shkojnë në qeli.

Kolegët e Erionit ta ndajnë mes tyre vendimin nëse duan ta ndjekin Erionin edhe në këtë destinacion. Ndërkohë ftojmë qytetarët e Tiranës në protestë, nesër, e enjte, datë 17 tetor, të bashkohemi përpara skenës së krimit, selisë së inceneratorit Tiranë dhe 5D, për të larguar një orë e më parë hajdutin Erion Veliaj, nga zyra e uzurpuar me paratë e korrupsionit të inceneratorit dhe shtabit të tij elektoral 5D. Ju faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë