Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar pasi mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për kreun e PD-së, Sali Berishën, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehur të tjerë, duke zbuluar akuzat ndaj tyre. Sipas SPAK, Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu sipas SPAK, Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër biznesmeni Fatmir Bektashi është i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë" dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
Po ashtu Xhimi Begeja është i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, ndërsa noterja Andia Pustina është e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287, të vitit 2020, ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datë 15.10.2024), kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, në ngarkim të të pandehurve si vijon:
Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;
Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal.
TIRANA- Është bërë publike fatura financiare të dëmeve nga seanca e 30 shtatorit, ku përveç revoltës brend...
TIRANA- Magjistratja Flojera Davidhi është e zgjedhura me short për të gjykuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. M...
BRUKSEL- Të mërkurën emigrantët e parë që dëshironin të shkonin në Itali pritet të mb&eu...
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama thotë se hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë me Shqipërinë në Konferenca ...
Bardhi dhe Rama TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas publikimit të raportit të fundit të Eurostat...
edi rama TIRANË- Kodi i Transmetimit të Mediave Audiovizive në Shqipëri thekson se informacioni i transmetuar nga ofruesit e shërb...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur po...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të Shqipërisë me B...
Meta FIER- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se vizituar ditën e sotme në burgun e Fierit ish-de...
Zhupa TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kë...