POLITIKE

Inspektimi në kampet e emigrantëve/ VOA: Vizita e Melonit në Shqipëri provokoi debate të shumta

b.z Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 19:39
Inspektimi në kampet e emigrantëve/ VOA: Vizita e Melonit në
Edi Rama, Giorgia Meloni

TIRANË - Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi sot Portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit ku do të funksionojnë dhe dy strukturat pritëse për migrantët, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, e cila ka provokuar debate të shumta jo vetëm në Italia. E shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ajo deklaroi se këto struktura do të jenë të gatshme në fillim të muajit gusht. Zonja Meloni këmbënguli në faktin se marrëveshja mund të jetë një mjet i fuqishëm për të frenuar flukset migratore. Kryeministri shqiptar nga ana e tij, përsëriti se vendi i tij e ndërmori këtë hap, si një shenjë mirënjohjeje ndaj Italisë për mbështetjen e madhe që ajo i ka ofruar Shqipërisë ndër vite.

Shtatë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për migrantët në Romë, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kreu i qeverisë italiane, ishte sot në Gjadër e Shëngjin, aty ku do të veprojnë dy strukturat pritëse. Protokolli mes dy vendeve parashikon që migrantët e kapur në det nga anijet e autoriteteve italiane, të sillen në Shqipëri, ku kampi që do të ngrihet në Gjadër do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh.

Në Portin e Shëngjinit, ku do të kryhen procedurat e para të identifikimit të migrantëve, struktura është përfunduar. Por siç shpjegoi kryeministrja Meloni, gjithshka pritet të nisë në fillim të muajit gusht: "Dy strukturat do të jenë funksionale prej datës 1 gusht dhe fillimisht do të nisim me më shumë se 1 mijë vende, për të mbërritur pastaj, deri tek shifra 3 mijë siç është parashikuar nga Protokolli".

Që nga momenti i firmosjes, marrëveshja ka qenë në qendër të debateve të shumta, kryesisht në Itali. Ndërsa opozita e ka sulmuar zonjën Meloni duke folur për një lëvizje elektorale të saj, apo për shpenzime që nuk justifikojnë qëllimin, organizata të të drejtave të njeriut kanë ngritur po ashtu shqetësime mbi rrezikun e shkeljes së konventave ndërkombëtare për migrantët dhe azilin.

Për kryeministren Meloni, në të kundërt "elementi më i dobishëm i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i jashtëzakonshëm për të frenuar emigrantët e paligjshëm që duan të mbërrijnë në Itali dhe në Europë dhe gjithashtu mund të jetë edhe një instrument efikas për t’iu kundërvënë rrjeteve të trafikantëve, sepse, po, ka trafikantë të cilët ne përpiqemi t’i luftojmë. Kjo përkthehet gjithashtu edhe në një reduktim të shpenzimeve".

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, tha se Shqipëria u bë objekt sulmesh të padrejta me gjysëm të vërteta: "Kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që ne nuk jemi në Bashkimin Europian sepse po të ishte ndërtuar e njëjta qendër si këtu, në çdo vend të Bashkimit Europian, konsiderohet normal. Këtu konsiderohet Guantanamo ose Lager. Po pse? Për cilën arsye?"

Zoti Rama përsëriti se ai kishte refuzuar më parë marrëveshje të ngjashme me vende të tjera, porse me Italinë, për shkak të marrëdhënieve të veçanta mes dy vendeve, dhe mbështetjes së madhe që ajo i ka ofruar Shqipërisë, ishte një shprehje mirënjohjeje. "Nuk ka këtu kalkulime të asnjë natyre. Pastaj, funksionon a nuk funksionon, do të ketë probleme, si do zgjidhen problemet, këto janë të gjitha gjëra që do t’i provojë koha, por ama kjo është një marrëveshje zemre dhe një marrëveshje përgjegjësie, në raport me një miqësi strategjike dhe në raport me një komunitet siç është komuniteti i vendeve të Europës që është sot në një situatë ku ka shumë pikëpyetje për mënyrën sesi të adresojë këtë fenomen. Kaq".

Të dy kryeministrat vunë në dukje faktin se, një pjesë e mirë e vendeve të Bashkimit europian, sic u shprehën, po kërkojnë që të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë./VOA

edi rama giorgia meloni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë