POLITIKE

Xhafaj në krye të Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion, BIRN: Komisioni i ngritur në mënyrë të njëanshme nga PS-ja!

b.z Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 16:06
Xhafaj në krye të Komisionit të Posaçëm
Fatmir Xhafaj

TIRANË - Një deputet veteran i PS-së dhe ish-ministër i Brendshëm, Xhafaj njihet si “arkitekt” i reformës në drejtësi, pasi drejtoi komisionin e posaçëm parlamentar në vitin 2016, kur u miratua dhe paketa ligjore për funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.

Projektvendimi i publikuar nga Kuvendi të mërkurën me përbërjen e komisionit pritet të votohet të enjten në seancë plenare. Sipas dokumentit afati fillestar i punës së tij do të jetë 10-mujor, me të drejtë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë me vendim të Kuvendit.

Në listën e anëtarëve vetëm kryetari Xhafaj vjen si propozim i PS-së, ndërsa emrat e tjerë bëhen automatikisht anëtarë për shkak të funksioneve që kanë në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Sipas projektvendimit të miratuar të enjten që shkoi Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare, të cilët janë kryetarë dhe nënkryetarë të  komisioneve të përhershme parlamentare dhe kryetari e nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Bazuar në këtë formulë në përbërjen e tij do të jenë përveç Xhafajt, deputetët e PS-së, Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu, ndërsa nga opozita do të jenë anëtarë  Jorida Tabaku, Dhurata Tyli, Sorina Kote, Flutura Açka dhe një vend bosh që pritet të propozohet nga grupi parlamentar i PD-së.

Sipas projektvendimit nënkryetari do t'i përkasë pakicës parlamentare, ndërsa vendimmarrja do të merret me shumicë votash por duke pasur si synim konsensusin.

I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe është kundërshtuar deri më tani nga opozita, e cila nuk ka marrë pjesë në votimin për ngritjen e tij.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi”, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

Opozita është treguar skeptike deri më tani për qëllimet e ngritjes së tij. Një pjesë e saj ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.

Nga ana tjetër mazhoranca e ka justifikuar nevojën e ngritjes së tij me rolin e Kuvendit si ndërmjetës mes institucioneve të pavaruara dhe agjencive ligjzbatuese për ecurinë reformave anti-korrupsion dhe si një kërkesë të procesit të integrimit evropian.

Vendimi për ngritjen e tij parashikon që pranë Komisionit do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, organizata të shoqërisë civile dhe medias, etj..

Kuvendi pritet të votojë dhe përbërjen e Komisionit të Posaçëm për “dizinformimin”, për të cilin PS ka propozuar si kryetar deputetin Erjon Braçe,. Anëtarët janë Etilda Gjonaj, Bledar Çuçi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Enslemvera Zake, ndërsa nga opozita janë konfirmuar vetëm dy deputetë të partive të vogla, Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe Mesila Doda nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vendet e tjera të opozitës parlamentare mbeten bosh pasi grupi parlamentar i PD-së nuk ka propozuar anëtarë./BIRN

fatmir xhafaj ps komision anti korrupsion

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë