POLITIKE

Instituti i Studimeve Politike: Kandidimi i Olsi Komiçit në listën e hapur të PS-së në Elbasan në kontrast të thellë me betimin e kryer si komisioner në KPK

n.f Përditësimi i fundit 22 Mars 2025, 16:33

Instituti i Studimeve Politike: Kandidimi i Olsi Komiçit në

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike, ISP se fundmi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me kandidimin në listën e hapur të PS-së për deputet në Elbasan të Olsi Komiçit. ISP shkruan se kandidimi dhe deklarimet elektorale të Komiçit vijnë në kontrast të thellë me betimin e kryer si komisioner në KPK për pavarësi dhe integritet, me funksionin e tij dhe statusin kushtetues.

Instituti i Studimeve Politike thekson se disa prej subjekteve të gjykuara nga Komiçi janë ende në proces vlerësimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) dhe tashmë çdo i penalizuar nga vota e tij ka të drejtë të pretendojë edhe se “gjykatësi” mund të jetë ndikuar edhe nga bindje politike në votën e tij kundër. Më tej në reagim thuhet se Komiçi në formularin e regjistrimit të kandidatëve dërguar nga subjekti PS në KQZ është shënuar “Komisioner”. ISP thekson se cilësimi nuk është më në fuqi prej dhjetorit 2024 dhe për pasojë është i pasaktë dhe shkelje e etikës. Më tej instituti shprehet se standardet e integritetit dhe etikës institucionale do të duhej të ishin prioritare, kritere dhe parime udhëheqëse.

Postimi i plotë i Institutit të Studimeve Publike:

Integriteti i subjektit ishte një nga tri kriteret vlerësuese të vetingut në drejtësi. Vlerësimi profesional, vlerësimi pasuror dhe vlerësimi i integritetit u bënë motive kushtetuese dhe ligjore për largimin nga sistemi të rreth 50% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Reforma në drejtësi ishte “revolucion” eksperimental dhe në momentin që u pranua/u votua, u shndërrua në mekanizëm kushtetues në emër të reformave integruese, antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes.


Në institucionet e reja bën pjesë edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), instanca e parë e vetingut në drejtësi. “Gjyqtarët” e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhej të ishin me integritet të lartë, të pavarur, ekspertë dhe profesionistë të fushës. Bilanci dhe vlerësimi i tyre meriton analizë të gjatë, por Instituti i Studimeve Politike (ISP), i cili po monitoron integritetin e zyrtarëve të lartë në proceset politike dhe vendimmarrëse, mbështetur nga programi amerikan NED, në këtë shënim ka në fokus një prej rastve konkrete.


Në dhjetor 2024 KPK e mbylli mandatin. Sipas standardeve etike dhe të integritetit zyrtarët kanë kufizime dhe kushtëzime edhe për periudhën e shkurtër pas mandatit. Në rastin e KPK konstatojmë se njëri prej komisionerëve, Olsi Komiçi, brenda më pak se 90 ditëve ka hyrë në nivelet e larta politike duke u regjistruar si kandidat për deputet në listën shumëemërore të partisë politike në pushtet, PS.


E drejta e tij e kandidimit dhe deklarimet e tij elektorale vijnë në kontrast të thellë me betimin e kryer si komisioner në KPK për pavarësi dhe integritet, me funksionin e tij dhe statusin kushtetues. Përveç të tjerash, disa prej subjekteve të gjykuara nga zoti Komiçi janë ende në proces vlerësimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) dhe tashmë çdo i penalizuar nga vota e tij ka të drejtë të pretendojë edhe se “gjykatësi” mund të jetë ndikuar edhe nga bindje politike në votën e tij kundër.


Tregues simbolik kritik është edhe fakti se në formularin e regjistrimit të kandidatëve dërguar nga subjekti PS në KQZ, për zotin Komiçi është shënuar “Komisioner”, pra cilësimi në funksionin e pavarur kushtetues, cilësim i cili nuk është më në fuqi prej dhjetorit 2024, për pasojë është i pasaktë dhe shkelje e etikës. Ish-komisioneri tashmë kandidat për deputet në momentin e plotësimit të formularit mbante një post tjetër të lartë ekzekutiv, i cili iu dha në kuadër të promovimit publik/politik paraelektoral.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) respekton zgjedhjen e çdo individi dhe subjekti politik për përfshirje në politikë, por gjithashtu vlerësimin se standardet e integritetit dhe etikës institucionale do të duhej të ishin prioritare, kritere dhe parime udhëheqëse, pasi siç OECD me të drejtë vlerëson, “integriteti është gur themeli për mirëqeverisjen, si dhe parakusht i besimit dhe legjitimitetit të veprimeve të një qeverie/qeverisje”.

Për periudhën qershor 2017-dhjetor 2024, Komici u mandatua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për ushtrimin e detyrës së Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  Ndërsa prej muajit Janar 2025 ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ndërkohë dy ditë më parë, 20 mars Manush Kullolli u komandua si drejtor i përgjithshëm i AKU, pasi Komici është në listë të hapur në qarkun e Elbasanit.

olsi komici instituti i studimeve publike zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë