POLITIKE

Integrimi i Shqipërisë në BE, Gonzato: Tirana zyrtare është në pozita të favorshme! Duket sikur yjet janë në vijën e duhur

n.f Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 12:38
Integrimi i Shqipërisë në BE, Gonzato: Tirana zyrtare
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Shkollës së Integrimit. Gonzato gjatë fjalës së tij u ndal tek procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se anëtarësimi në BE është më shumë se sa një proces teknik.

Sipas tij anëtarësimi në BE është një zgjedhje breznie, mbështetur në vlerat dhe parimet themelore të unionit, që duhen në fakt reflektuar në politikën e jashtme, e të brendshme të Shqipërisë. Ai shtoi se Tirana zyrtare është në pozita të favorshme dhe se mbështetja në vend për integrimin në BE është shumë e lartë.  

“Anëtarësimi në BE është më shumë se sa një proces teknik dhe vazhdoj ta them. Është një zgjedhje breznie, mbështetur në vlerat dhe parimet themelore të unionit, që duhen në fakt reflektuar në politikën e jashtme, e të brendshme të Shqipërisë, qysh prej asaj që mësojnë fëmijët në shkollë. Mendoj që kjo shkollë mund të luajë një rol të rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin për këtë proces unik e sfidues dhe për hapat që çojnë drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria është në një pozitë të favorshme. Duket sikur yjet janë në vijën e duhur. Në Shqipëri shumica dërrmuese vazhdon të jetë mbështetëse e integrimit të vendit në BE. Dikush mund të thotë që mbështetja e Shqipërisë për BE është më e lartë edhe se mes shteteve anëtare të BE-së. Kjo është e sigurt. Ky është një avantazh i jashtëzakonshëm”, tha ambasadori.


Sipas Gonzato-s, Shqipërisë i duhet të bëjë reforma e të përfundojë transformime ekonomike e politike duke përfshirë të gjitha anët e spektrit politik dhe shoqërisë civile. Ai tha se paketa e zgjerimit 2024-ës e KE e miratuar në fillim të kësaj jave ofron udhëzues të qartë për atë që duhet bërë në të gjithë sektorët. Sipas tij për këtë duhet udhëheqje e fortë e konsistente, mbështetje ndërpartiake e gjerë, një strukturë e konsoliduar dhe eficente e negociatave, po kështu edhe mekanizmat efikase konsultimi me aktorët e shoqërisë, duke qenë se flasim për një proces gjithëshoqëror.

“Nuk ka kohë për të hezituar apo zvarritur sepse standardi apo piketa për çdo vendim rregullator të marrë nga ky parlamentar, qeveria apo atij vendor duhet të jenë të atij të BE-së. Paketa e zgjerimit 2024-ës e KE e miratuar në fillim të kësaj jave ofron udhëzues të qartë për atë që duhet bërë në të gjithë sektorët. Për këtë duhet udhëheqje e fortë e konsistente, mbështetje ndërpartiake e gjerë, një strukturë e konsoliduar dhe eficente e negociatave, po kështu edhe mekanizmat efikase konsultimi me aktorët e shoqërisë, duke qenë se flasim për një proces gjithëshoqëror.

Shqipërisë i duhet që të bëjë reforma etike dhe të përfundojë transformime ekonomike, politike duke sjellë të gjithë aktorët, nga të gjitha anët e spektrit politik dhe nga shoqëria civile. Është një kohë mjaft entuziaste për Shqipërinë, për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për mua do thoja sepse shkolla këtë vit vjen në momentin e duhur”, tha Gonzato.

silvio gonzato ambasadori i be-se

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë