POLITIKE

INVESTIGIMI I Piranjave/ PD: Mbesa e Ulsi Manjës merr pa garë menaxhimin e landfillit për 25 vjet! I falen 23 hektarë tokë, miliona euro abuzim me taksat

n.f Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 15:02

INVESTIGIMI I Piranjave/ PD: Mbesa e Ulsi Manjës merr pa garë

TIRANË- Kryetarja e PD-së Shkodër, Eliona Shkreli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Shkreli shprehet se kryeministri Edi Rama e përdor pushtetin e tij si çiflig për përfitime personale për veten dhe familjen kjo nuk është ndonjë gjë e re për shqiptarët. Shkreli thekson se një prej tyre është dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një personazh i famshëm në përgjimet e dosjes 184 të Dibrës teksa premtonte rritje në detyrë për manipuluesit e votave.

Ajo thekson se në emisionin "Piranjat" tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj që synon ti hyjë biznesit të mbetjeve. Aipas saj kjo është një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktik rezultojnë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Shkreli shprehet se mbesa e Manjës me bekimin e xhaxhait të saj Ministër kthen sytë nga landfillli i Bushatit që menaxhon mbetjet e e bashkisë Shkodër por dhe asaj të Lezhës ku Ulsiu i drejtësisë është drejtues politik i qarkut për Rilindjen. 

DEKLARATA E KRYETARES SE PD SHKODER, ELIONA SHKRELI:

Që Edi Rama e përdor pushtetin e tij si çiflig për përfitime personale për veten dhe familjen kjo nuk është ndonjë gjë e re për Shqiptarët. Por duket se shembullin e tij po e ndjekin me devotshmëri të pazakontë dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, që zhvasin ç’të munden dhe përdorin çdo mjet për të abuzuar me taksat e shqiptarëve për veten dhe familjarët e tyre.


Një prej tyre është dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një personazh i famshëm në përgjimet e dosjes 184 të Dibrës teksa premtonte rritje në detyrë për manipuluesit e votavve. Në emisionin investigativ “Piranja” të datës 7 shkurt, tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj synon ti hyjë biznesit të mbetjeve. Një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktik rezultojnë Edi Rama dhe Erjon veliaj.


Mbesa e Manjës me bekimin e xhaxhait të saj Ministër kthen sytë nga landfillli i Bushatit që menaxhon mbetjet e e bashkisë Shkodër por dhe asaj të Lezhës ku Ulsiu i drejtësisë është drejtues politik i qarkut për Rilindjen. Për menaxhimin e landfillit Këshilli i Komunës Bushat në vitin 2010 krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Po, në qershor të atij viti Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private “Becker Albania”, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.


Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj ose 35 milionë lekë të vjetra. Në vitin 2020 pra dy vjet pasi në lojë kishte hyrë mbesa e Ulsiut, këshilli Bashkiak i vaut të Dejës vendos që të shtojë sipërfaqen e landfillit me plot 23 hektarë, ose 230 mijë metra katrorë pavarësisht se kompania vepronte në kushtet e monopolit dhe nuk merrte përsipër asnjë investim.


Nga ana tjetër, kontrata me Becker e cila duhej të përfundonte në vitin 2020, po me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau i Dejës e cila kontrollohej totalisht nga mazhoranca së bashku me kryetarin, vendos shtyrjen e kontratës me 25 vite të tjera, pa pasur anjë ofertë tjetër dhe pa pasur asnjë kompani në garë. Afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë ton mbetje. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin.

Në rast se shohim grafikun e të ardhurave ët Shoqërisë vërejmë se megjithëse në fillimet e saj ka pasur të ardhura të ulta deri në 43 mijë euro në vit pas hyrjes në lojë të fisit Manja, dhe pas rinovimit të kontratës të ardhurat kapin majat. Për shembull vetëm në harkun kohor 2019-2024 nga dy bashkitë në fjalë janë paguar 2 milionë euro.

E gjithë kjo mrekulli financiare vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, e cila çuditërisht koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj. Pyetjet që ne i drejtojmë Bashkisë Vau i Dejës por dhe institucioneve të Drejtësisë që duhet të monitorohen nga Ulsi Manja janë: Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën “Becker”. A ka pasur ndikim politik për përfshirjen si aksionare të mbesës së Manjës në këtë aferë, apo pronari faktik i landfillit të Bushatit është vetë Ministri, pasi shembulli është dhënë më parë me inceneratorin e Tiranës?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë