POLITIKE

Iu mbyll faqja online e biznesit/ Lidhja demokratike e gruas: Kandidatja e PD-së në Berat, Fatmira Kola u sulmua në prag të fushatës zgjedhore!

n.f Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 16:54

Iu mbyll faqja online e biznesit/ Lidhja demokratike e gruas: Kandidatja e

TIRANË- Lidhja demokratike e gruas  së Shqipërisë, LDGSH në një reagim së fundmi ka denoncuar sulmin që po i bëhet kandidates së PD-së në Berat, Fatmira Kola të cilës i kanë mbyllur platformën online të biznesit. Në një deklaratë për mediat, LDGSH thotë se mbyllja e faqes u bë pa lajmërim  apo shkresë zyrtare, në prag të fushatës zgjedhore.

Sipas tyre ky është një sulm kundër lirive politike, të shprehjes dhe të sipërmarrjes. Më tej ata theksojnë se mbyllja e platformës është një sulm kundër grave të angazhuara në jetën publike dhe kundër çdo gruaje që synon të ndryshojë realitetin për veten, familjen dhe fëmijët. 

LDGSH kërkon që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP të heqë menjëherë dhe pa vonesë bllokimin ndaj portalit dhe të mos përdoret si instrument politik në duart e kryeministrit Rama. Sipas tyre AKEP është një institucion publik i pavarur dhe duhet të veprojë mbi bazën e ligjit, jo urdhrit politik.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) dënon me forcë aktin e rëndë kundër kandidates së Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, znj. Fatmira Kola, një nënë, profesioniste dhe sipërmarrëse që ka ngritur me mund dhe ndershmëri një platformë (njoftime.al) për publikimin e pasurive imobiliare, platformë e cila u mbyll në mënyrë arbitrare, pa asnjë njoftim paraprak, pa asnjë shkresë zyrtare, pikërisht në momentin e nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore.
Ky nuk është një veprim teknik. LDGSH e konsideron këtë një akt të qartë politik, të një shtetit e një Kryeministri hakmarrës, që nuk kursen as gratë që guxojnë të jenë të lira, të pavarura dhe të zëshme.


Ky është një sulm kundër lirive poltiike, të shprehjes dhe të sipërmarrjes! Ky është një sulm kundër grave të angazhuara në jetën publike dhe kundër çdo gruaje që synon të ndryshojë realitetin për veten, familjen dhe fëmijët. Ky nuk është rast i izoluar. Ky është një akt i nxitur nga vetë Kryeministri Rama. Vetëm disa javë më parë, znj. Eda Grimci, Kryetare e degës 9 të PD në Tiranë, u përball me një akt fyes e denigrues e intimidues nga vetë Kryeministri Rama, në një përpjekje të shëmtuar për të përdorur pozitën e tij për të përbaltur dhe frikësuar gratë opozitare.
Këto akte përbëjnë dhunë politike dhe institucionale me bazë gjinore. Janë shkelje flagrante të çdo norme demokratike dhe etike, aq më tepër në kuadër të një fushate zgjedhore ku barazia dhe respekti duhej të ishin parimet themelore.


Ne nuk do të heshtim! LDGSH nuk do të heshtë! PD nuk do të heshtë! LDGSH shpreh solidaritet të plotë me znj. Fatmira Kola dhe me çdo grua që sulmohet vetëm sepse guxon të jetë ndryshe. Ne do të jemi në krah, do jemi zëri dhe mburoja për çdo nënë, profesioniste, aktiviste dhe kandidate që nuk pranon të nënshtrohet. Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë kërkon:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të heqë menjëherë dhe pa vonesë bllokimin ndaj portalit njoftime.al;  AKEP të mos përdoret si instrument politik në duart e Kryeministrit Rama. AKEP është një institucion publik i pavarur dhe duhet të veprojë mbi bazën e ligjit, jo urdhrit politik.  I bëjmë thirrje Komisionerit për Zgjedhjet, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, organizatave për të drejtat e grave dhe komunitetit ndërkombëtar të reagojnë për këtë këtë sulm me bazë gjinore dhe këtë situatë situatë alarmante. Në një vend ku nënat përndiqen dhe gratë në politikë sulmohen, demokracia është rrezik!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë