Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Që kur nisi historia e avionit personal të Kryeministrit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare u shndërrua në një portofol ekstrabuxhetor që shpenzon para fshehurazi dhe pa dhënë llogari askund. Institucioni duket i infektuar aq keq sa që gjëja që di të bëjë më mirë janë kontratat e fshehta, të cilat tresin shuma të mëdha parash.
Rasti më i fundit, është tenderi për prokurimin e disa Struktura akomoduese në formën e konstruksioneve të përkohshme, në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Europian (EPC), që do të mbahet në Tiranë në datën 16 Maj.

Ky më sipër është dokumenti i shpalljes së fituesit. Tenderi është shpallur në Sistemin e Prokurimeve Publike në datën 8 prill me fond limit 235 milionë lekë ose 2.35 milionë euro. Në datën 10 prill, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka shpallur fituese të procedurës emergjente, kompaninë Red Cloud me ofertë 2.32 milionë euro.
E gjithë procedura është zhvilluar në rrugë shkresore. Me pak fjalë, Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare ka bërë pazar kokë më kokë me kompaninë RedCloud të Klodian Makashit dhe e ka mbyllur marrëveshjen me sukses. Aman nga negociatat shkresore, zonja Frashëri ka arritur t’u kursejë qytetarëve 30 mijë euro në 2.35 milionë euro. Skonto 1.2 për qind.

Drejtoresha e Sherbimeve Qeveritare, Dhurata Frasheri me kryeministrin Edi Rama
Por nuk mbaron këtu. Tenderi nuk është publikuar fare në buletinin e njoftimeve publike. Sepse ishte emergjencë dhe duhej mbyllur shpejt.
E megjithatë kjo nuk është blerje. Konstruksionet e përkohëshme nuk janë asgjë tjetër vetëm disa kontenierë ose stenda panairesh, që do të montohen në Sheshin Skënderbej, me qëllim që në to të punojnë grupet e Komunitetit Politik Europian. Pasi ata të mbarojnë aktivitetin, kontenierët do të çmontohen sërish dhe do të merren mbrapsh nga kompania private. Me pak fjalë, marrje me qira për një aktivitet që do të zgjasë një ditë.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është vetëm një nga xhepat ekstrabuxhetorë që tresin para publike në kontrata të mbyllura. Qeveria ka ngritur disa të tilla dhe kurrë më parë, paraja publike nuk është shpenzuar me metoda ekstraligjore si tani.
Nga kontratat e teknologjisë së informacionit, tek ato të mbrojtjes dhe tenderat e famshmëm të Shëndetësisë, xhepat e fshehtë që shenzojnë para publike pa transparencë po mbijnë kudo në aparatin publik të vendit. Dhe gjithmonë shpenzimi i parave në këtë mënyrë, justifikohet me objektivat madhore. Kur ishte Covidi, paratë u vodhën me justifikimin e emergjencës për të luftuar armikun e padukshëm.
Kontratat e mbrojtjes dhe teknologjisë së informacionit me preteksin e sigurisë kombëtare. Tani kemi dhe Shërbimet Qeveritare, që herë shndërohen në agjenci ajrore dhe i gjejnë avion personal kryeministrit, dhe herë shndërrohen në qiraxhinj stendash, që kushtojnë sa frëngu pulën, me justifikimin se po presim udhëheqësit e botës në Tiranë./ Kapitali.al
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se ky n...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se do të...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit për të cilin tha ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa prezantoi programin se gratë shtëpiake do t&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, korrupsionin do ta shpallë vepër të ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot nga Pallati i Kongreseve programin e forcës së tij politike dhe koalicionit....
KOSOVA- Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit se kryeministri Edi Rama po...
TIRANA- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Alenaca për Shq...
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Al...