POLITIKE

"Ju e shpëtuat PD-në dhe opozitën shqiptare"/ Berisha-të rinjve: Tani duhet që me 11 maj shqiptarët të triumfojnë mbi të keqen

E.D Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 20:24
"Ju e shpëtuat PD-në dhe opozitën shqiptare"/
Sali Berisha

"Në doktrinë, sovraniteti është i jashtëm kur një armik të mësyn dhe të prek integritetin territorial, por është edhe i brendshëm. Ky i brendshmi, ne që kemi jetuar në diktatura, e kemi të qartë si drita e diellit se në diktaturë ky nuk ekziston sepse njerëzit janë zero pas njëshit, pushteti i tyre, që duhet të burojë prej tyre, përfundon i tëri në duart e diktatorit, dhe kjo përpjekje u bë tani, që edhe atë pushtet që sovrani ia jepte opozitës, t’ia kalojmë qeverisë. Ju nuk u pajtuat. Ju nuk u pajtuat, pavarësisht se kush erdhi, se nga erdhi kjo.
Asnjëherë, kurrë. Lider do të thotë të mbrosh të vërtetën dhe të vërtetën e mbron ai, i cili është vetja e tij.
Për mbrojtjen e të vërtetës ka edhe një porosi sa tokësore, aq edhe hyjnore.

E thashë hyjnore sepse ishte një porosi që e dha në kohë Papa Gjon Pali II, ‘Mos kini frikë’. Papa Vojtila ishte një kardinal polak dhe e vërteta është se rrëzimit të diktaturës i priu kombi vigan polak. Papa, në një meshë historike, lëshon kushtrimin, mos kini frikë dhe kjo thirrje u shndërrua në një moto kryesore me të cilën u përmbysën diktaturat. Ju nuk patët frikë, ju qëndruat, tani do u nxjerrim frikën të tjerëve. Lider do të thotë të prish me guxim. Mos harroni kurrë se njeriu është psikologjia e tij. Kaq është njeriu. Dhe në qoftë se ti vendos t’ia shkatërrosh, ti nuk bën gjë tjetër veçse shoferin e dehur që merr jetë në rrugë. Nuk i shkatërrohet tjetrit psikologjia, i ndryshohet tjetrit psikologjia. I ndryshohet me logjikë, me njerëzi, me respekt, me biseda, me bashkëbisedim, me dialog.

Dhe unë pres nga ju, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që PD ka vendosur që fushatën elektorale t’ua dorëzojë ju, nuk ka interlokutorë më të shkëlqyer se jeni ju. Ju jeni mesazherët më të mirë që mund të dërgohen sot tek çdo shqiptar. Ndaj edhe në këtë aspekt, si liderë do afroheni me çdo shqiptar duke ballafaquar ato që mbroni ju dhe ato që ai ndan gabimisht. Asnjë revolucion, asnjë diktaturë nuk është rrëzuar nga askush tjetër veçse nga rinia. Ndaj dhe duke e mbyllur këtë fjalë, se sot keni edhe shpërndarjen e diplomave, një akt solemn i kurorëzimit të kësaj shkolle, ju ftoj të kalojmë në një betejë epike, në një betejë që do shpëtojë Shqipërinë nga diktatura më e keqe. Europa ka njohur diktatura naziste, Europa ka njohur diktatura staliniste, ka njohur në të shkuarën e saj diktatura teokratike, por për herë të parë në historinë e saj Europa njeh një diktaturë droge, krimi dhe kjo është diktatura e Edi Ramës.

Ndaj dhe ne duhet të shumëfishojmë forcat tona, energjinë tonë, guximin tonë, të shpëtojmë Shqipërinë.
Ne e shpëtuam PD-në, ju e shpëtuat PD-në, shpëtuat opozitën shqiptare. Sot shqiptarët kanë një opozitë të vërtetë sepse ju i qëndruat besnikë vetes tuaj, i qëndruat besnikë të vërtetave që besoni. Sot duhet që me 11 maj, shqiptarët të triumfojnë mbi të keqen dhe të rikthejmë vlerat e demokracisë. Ju uroj shumë suksese!" tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë