POLITIKE

"Ka shkelur me të dyja këmbët ligjin", PD: Kryetari i këshillit të qarkut Lezhë jep leje ndërtimi për godina shumëkatëshe në Shëngjin, po zaptohet çdo pjesë e bregdetit

r.ll Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 11:22
"Ka shkelur me të dyja këmbët ligjin", PD: Kryetari i
genta vangjeli

TIRANË- Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Vangjeli në denoncimin e saj të shoqëruar dhe me dokumente, shprehet se kryetari i Këshillit të qarkut Lezhë ka kryer veprime antiligjore duke dhënë leje ndërtimi për ndërtesa shumëkatëshe në Shëngjin. 

Ajo thotë se me ndërtimin e këtyre ndërtesave zaptohet çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit dhe jo vetëm. Sipas saj pjesë e kësaj "skeme antiligjore dhe ndarjes së parave" janë edhe Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe prokuroria. Vangjeli thotë më tej se pasi përfundon ndërtimi me dokumente "antiligjore", objektet legalizohen dhe nisin procedurat për shitjen e apartamenteve.

"Kështu pasurohen qeveritarët e Ramës, dhe pseudo biznesmenët të cilët pastrojnë paratë dhe sigurisht një pjesë e mirë e tyre vendosen në qarkullim për blerjen e votave sa herë ka zgjedhje. Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj leje ndërtimi dhe të tjerave të ngjashme me të duke kujtuar institucionet dhe shkelësit konkretë se kallzimi penal është gati.", thotë Vangjeli ndër të tjera.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Kryetari i këshillit të Qarkut Lezhë Agron Ivani, me anë të vendimit të tij nr.8, datë 19 Maj 2023 ka  miratuar leje ndërtimi (shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues), sipas vendimit të KRRT-së qarku Lezhë nr.24, datë 31 Mars të vitit 2009, me objekt:

“Objekt banimi dhe shërbimi 1, 8, 9, 10 kate me një kat parkim nëntokë në ishull Shëngjin Lezhë”.

Afati i kësaj leje ndërtimi është deri 31 Maj 2028.

Përveç faktit që investitori sipas kësaj lejeje është një subjekt i cili ka deklaruar një kapital 10 mijë lekë dhe ka vetëm 3 vite aktivitet tregtar aktiv, pa publikuar asnjë bilanc në QKB, përmes kësaj lejeje lëshuar nga Këshilli i Qarkut, nënshkruar nga Agron Ivani dhe specialisti i planifikimit Ferdinand Ndoj është vepruar në kundërshtim me nenet 27, 40, 59 të ligjit nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Leja e ndërtimit, dt. 13. 05. 2023 e Këshillit të Qarkut Lezhë për ’Shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues’ është e paligjshme për disa arsye:

1- Dispozitat kalimtare të Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’ (legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 1 përcakton se ”Për lejet e ndërtimit, të cilave u ka përfunduar afati i zbatimit të punimeve, përcaktuar në formularin e lejes përkatëse, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe  zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, shtyrja e afatit mund të kryhet nga autoriteti përgjegjës, me kërkesë të zhvilluesit, me kushtin që të mos kenë kaluar më shumë se 10 vjet nga data e miratimit të lejes së ndërtimit dhe subjekti të ketë paguar paraprakisht penalitetet e parashikuara nga neni 52, i ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Leja origjinale është e dt. 31. 03. 2009, pra më shumë se 10 vjet.

2- Neni 40 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’

(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 6 përcakton se ”Për punimet e filluara prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe ende të papërfunduara, sipas projektit të miratuar, autoriteti përgjegjës për miratimin e lejes së ndërtimit përcakton mënyrën e ndërtimit të detyruar ose vendos prishjen apo konfiskimin e ndërtimit”.

Neni 59 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’

(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 4 përcakton se”Zgjatja e afatit të lejes dhe ndryshimi i subjektit zbatues për lejet e ndërtimit të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kryhen sipas përcaktimeve të këtij ligji”.

Dhe neni 27 ‘Autoritetet përgjegjëse’, përcakton se “Autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e territorit janë: 1. Këshilli Kombëtar i Territorit. 2. kryetari i bashkisë.” dhe në asnjë rast Këshilli i Qarkut.

Pra, Këshilli i Qarkut ka kryer funksione që i përkasin autoriteteve të tjera të zhvillimit.

Këto veprime antiligjore të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë sigurisht nuk kryhen pa u vënë re nga institucionet e tjera ligjzbatuese por pjesë e kësaj skeme antiligjore dhe ndarjes së parave janë sigurisht edhe Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe prokuroria.

Me bekimin e tyre, lejohet të shkelet ligji me të dyja këmbët, duke ndërtuar godina shumëkateshe në Shëngjin, e duke zaptuar çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit dhe jo vetëm.

Por nuk mbaron këtu, pasi përfundon ndërtimi me dokumente tërësisht antiligjore, objektet legalizohen dhe nisin procedurat për shitjen e apartamenteve.

Kështu pasurohen qeveritarët e Ramës, dhe pseudo biznesmenët të cilët pastrojnë paratë dhe sigurisht një pjesë e mirë e tyre vendosen në qarkullim për blerjen e votave sa herë ka zgjedhje.

Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj leje ndërtimi dhe të tjerave të ngjashme me të duke kujtuar institucionet dhe shkelësit konkretë se kallzimi penal është gati….

genta vangjeli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë