Zohran Mamdan, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së New York-ut, është fotografuar duke bërë shqiponjën me komunitetin shqiptar, një moment që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Fotot janë realizuar nga fotografi Erzen Gashi, një shqiptar me origjinë nga Kosova dhe Mali i Zi, i lindur në Slloveni dhe i rritur në SHBA, i cili ka ndjekur fushatën elektorale të Mamdan gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë.
Gashi tregoi për Top Channel se gjatë takimit, Mamdan u tregua i hapur dhe i afërt me shqiptarët, duke shfaqur interes për komunitetin dhe për mënyrën sesi ata jetojnë dhe kontribuojnë në qytet. Ai vlerësoi gjithashtu se kryebashkiaku i ri është i qetë dhe i lehtë për t’u afruar, gjë që krijoi një atmosferë pozitive gjatë takimit.
Gashi ka bërë të ditur se i ka dorëzuar fotot dhe videot e këtij takimi, duke lënë mundësi për bashkëpunime të mëtejshme me zyrën e kryebashkiakut.
“Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë. Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të.
Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë. Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj," tha fotografi Erzen Gashi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
5 Nëntor20:44
Rama del “tym” pas mbledhjes me deputetët në selinë rozë
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Partisë Socialiste në selinë rozë.
Në takim morën pjes&e...
POLITIKE
5 Nëntor20:36
FOTO-LAJM/ Mbledhja urgjente në PS, Rama bisedon tërë kohës në telefon
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, në një mbledhje urgjente me deputetët e qarkut të Tir...
POLITIKE
5 Nëntor19:09
Juristi i njohur: SPAK mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë Rama 4 në pushtet
Juristi Genci Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, hodhi dyshime të forta mbi veprimet e prokurorisë, du...
POLITIKE
5 Nëntor17:49
“Është në hetim”/ Ministri Peleshi refuzon kërkesën e opozitës për Belinda Ballukun
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi një kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgj...
POLITIKE
5 Nëntor17:16
Bushati reagon pasi doli dosja e 'Tunelit të Llogarasë’: Kjo është bandë grabitësish
Analisti Andi Bushati ka komentuar lidhur me dosjen e aferës korruptive të tunelit të Llogarasë, ku nga komuninikimet përfituara nga te...
POLITIKE
5 Nëntor16:31
Përgjimet e tunelit/ A është Rama “kur*a” e Ballukut?
Nga Basir Çollaku
Nuk kemi parë gjë akoma, po hanë kokat e njëri-tjetrit. Vetë e tha.
Me datë 01/10/2021, në or...
POLITIKE
5 Nëntor16:30
Celibashi: Zgjedhjet në Tiranë, nuk e di se kur do mbahen
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se është ende herët për të bërë një...
POLITIKE
5 Nëntor16:14
Përgjimet Balluku-Berberi, Këlliçi: Nga sot nuk do e quajmë më Tuneli i “Llogarasë”, por i “k*rvës” ose i “Palloshit”
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas zbardhjeve të reja të bisedave mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit.
Këlliçi ...
POLITIKE
5 Nëntor16:14
‘Mos më bëj mua kompetenten, ti sikur do e skualifikoje fituesin’, bisedat mes zyrtareve për tunelin e Llogarasë
Në dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë tregohet edhe një tjetër bisedë mes dy zyrtareve për fituesin për ndërti...
POLITIKE
5 Nëntor16:04
Blushi debat me Taulant Ballën: Të ngrihet menjëherë Komisioni Hetimor Parlamentar për vjedhjen e fondeve të IPARD
Në Konferencën e Kryetarëve, deputeti i opozitës Tedi Blushi ka zhvilluar një debat të ashpër me kryetarin e grupit parlame...