POLITIKE

Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim!

E.D Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 14:24

Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete

BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Kallas foli, po ashtu, për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja [të Shteteve të Bashkuara të Amerikës] prej 25 për qind për automjetet. Si do të përgjigjet Bashkimi Evropian dhe çfarë mendoni se tregon kjo për marrëdhëniet transatlantike?

Kaja Kallas: Deri tani, njerëzit tanë të tregtisë po bashkëveprojnë me amerikanët, kështu që nuk e dinë saktësisht se çfarë po vjen. Ka deklarata që i shohim, por cilat janë veprimet reale? Nëse vjen një veprim i tillë, edhe ne kemi një plan të gatshëm, por ajo që dua të theksoj është se nuk ka fitues në luftërat tregtare.

Në fund, çmimet rriten dhe konsumatorët paguajnë më shumë për këto produkte, dhe ky nuk është veprim i mençur. Prandaj, ende shpresoj që nuk do të fillojmë këtë luftë tregtare.

Radio Evropa e Lirë: [Presidenti i Finlandës], Alexander Stubb, kur ishte në Amerikë së voni, foli për një armëpushim të mundshëm të plotë në luftë [mes Ukrainës dhe Rusisë] më 20 prill. A mendoni se kjo është e realizueshme?

Kaja Kallas: Deri tani, Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim që para tre javësh, dhe nuk kemi parë asnjë shenjë pozitive nga Rusia. Ata thjesht po luajnë lojëra. Mendoj se do të ishte shumë mirë t'u vihet një afat i qartë se deri kur duhet të përgjigjen, të tregojnë qëndrimin e tyre dhe të shfaqin vullnet të mirë se duan paqe. Është e qartë që ukrainasit e duan atë.

Radio Evropa e Lirë: [Kirill] Dmitriev, një nga negociatorët e Kremlinit, pritet ta vizitojë Uashingtonin së shpejti. A do të dëshironit të flisnit me të? A mendoni se BE-ja duhet të negociojë me të?

Kaja Kallas: Për Ukrainën, Ukraina duhet të negociojë me Rusinë. Kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër, sepse bëhet fjalë për Ukrainën dhe nuk mund të bëhet pa Ukrainën. Mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, sigurisht që duhet të diskutojmë mes nesh dhe me aleatët tanë për mënyrën se si ta rregullojmë këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Por, a është BE-ja apo ndonjë vend evropian i gatshëm të diskutojë drejtpërdrejt me Moskën?

Kaja Kallas: Kur bëhet fjalë për negociatat reale që lidhen me Evropën, mendoj se është e rëndësishme të kemi parasysh se Rusia nuk duhet të ketë ndikim mbi mënyrën se si ne organizojmë sigurinë tonë, sepse Evropa nuk po e sulmon Rusinë. Përkundrazi, Rusia ka sulmuar fqinjët e saj, prandaj ne po diskutojmë rreth aranzhimeve tona të sigurisë. Megjithatë, sa i përket negociatave për Ukrainën, është e qartë se Evropa duhet të jetë pjesë e tryezës, sepse rezultati i tyre na prek edhe neve. Dhe, çdo marrëveshje nuk mund të funksionojë pa zbatimin e saj nga ana e evropianëve.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të flisni për këtë me [sekretarin amerikan të Shtetit, Marco] Rubio, kur ai të jetë në Bruksel ditët në vijim?

Kaja Kallas: Ne kemi folur për këtë edhe më parë, kur kishim takimet në kuadër të G7-tës në Kanada, dhe padyshim që do të flasim për këtë sërish. Është shumë e qartë se çfarë ka BE-ja në dorë – sanksionet janë vendosur nga Bashkimi Evropian, kemi misionin e trajnimit për ushtarët ukrainas, misionin civil në Ukrainë dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të BE-së, që përfshin Ukrainën.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni vizitën e [kryeministrit izraelit, Benjamin] Netanyahu, në Hungari, një shtet anëtar i BE-së? A jeni të shqetësuar se ndoshta persona të tjerë të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të vijnë në BE? Sidomos udhëheqja ruse.

Kaja Kallas: Shtetet anëtare janë palë të Konventës së Romës, që ka të bëjë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Prandaj, u takon shteteve anëtare që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe detyrimet që kanë marrë përsipër. Është e qartë se është e rëndësishme të ruhet besueshmëria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe Bashkimi Evropian e mbështet këtë gjykatë në çdo mënyrë të mundshme.

Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk mund të përjashtohet mundësia që [presidenti rus, Vladimir] Putin të vizitojë një shtet anëtar të BE-së së shpejti, nëse BE-ja nuk zbaton konventën?

Kaja Kallas: BE-ja e zbaton, por problemi është se BE-ja nuk është anëtare e konventës, janë shtetet anëtare. Prandaj, shtetet anëtare duhet ta zbatojnë atë – nëse një person hyn në territorin e tyre, ata duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: Javën tjetër do të vizitoni Ballkanin Perëndimor. Çfarë mendoni për protestat që po shohim aktualisht në Serbi? A jeni të gatshëm të organizoni së shpejti një takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Kaja Kallas: Sa i përket protestave, kjo është demokracia ndodh edhe në vendet anëtare të BE-së që njerëzit të lodhen nga qeveritë dhe të protestojnë. Kjo tregon se demokracia po funksionon. Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ose dialogun Beograd-Prishtinë, unë kam emëruar një Përfaqësues të Posaçëm, me të cilin do të ulem për të parë të ardhmen. Ajo që na intereson është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qoftë përmes këtij dialogu, apo ndonjë instrumenti tjetër, ne do të mbledhim ide dhe do të dalim me një propozim.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a mund të jetë diçka tjetër, përveç dialogut?

Kaja Kallas: Duket se dialogu ka ngecur pak, sepse palët vetëm po ankohen për njëra-tjetrën. Mendoj se duhet ta mbajmë qëllimin përfundimtar në mendje normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që të mund të ecin përpara në rrugën evropiane. Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, lidhur me Gjeorgjinë, si i vlerësoni ndryshimet në Ligjin për agjentët e huaj dhe Ligjin për transmetimin? A ka ende BE-ja ndonjë ndikim mbi Gjeorgjinë?

Kaja Kallas: Situata atje është jashtëzakonisht e vështirë. Dimë që shumica e popullit gjeorgjian mbështet fuqimisht Bashkimin Evropian, dhe dëshiron që Gjeorgjia t’i bashkohet BE-së. Por, kjo nuk është rruga që ka zgjedhur qeveria. Pyetja për ne është: çfarë mund të bëjmë realisht për ta ndihmuar? Kemi ridrejtuar fondet nga qeveria tek organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile, për t’iu ndihmuar që të vazhdojnë rrugën evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Por, a ka diçka më konkrete ndaj qeverisë? Sanksionet nuk funksionuan, a ka diçka tjetër?

Kaja Kallas: Ne duhet të kemi marrëveshje në mes të 27 vendeve anëtare. Dhe, ky është problemi këtu. Prandaj, ne ende po punojmë për opsionet që mund të kemi. Kemi vendosur kërkesën për viza për pasaportat diplomatike, por vazhdimisht po diskutojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë./RE?

kaja kallas dialogu kosovë–serbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë