POLITIKE

"Nuk pranoni realitetin, jeni më pak të besueshëm se në 2013!" Rama-komentuesit: Shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë në 3 mandate nuk është investuar në dekada

M.B. Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 12:49

"Nuk pranoni realitetin, jeni më pak të besueshëm se në

TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një kometues i shkroi Ramës se Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa qeveria e vendosi si zonë pjesërisht me ujë 24 orë. Sipas komentuesit fakti që kjo qeveri nuk pranon realitetin, i bën më pak të besueshëm se në 2013. 

Këtij komenti Rama iu përgjigj duke thënë se kanë investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie.

Ai theksoi se shkop magjik nuk ka, por sipas tij, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada të tëra të marra së bashku.

Rama shtoi se sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4, sipas tij, përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale.

FJALA E RAMËS:

I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013. Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej. Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s'ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.

Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente. Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.

Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë. 9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë. Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku. Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24  orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.

edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë