POLITIKE

Kallëzimi ndaj Olta Xhaçkës, Beleri kërkesë SPAK: Dua informacion nëse ka vendim për të mos nisur hetimi

M.B. Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 11:07

Kallëzimi ndaj Olta Xhaçkës, Beleri kërkesë SPAK: Dua

TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme SPAK me një kërkesë për informacion në lidhje me kallëzimin e bërë nga ai ndaj kryebashkiakut të kohës në Himarë Jorgo Goro, deputetes së PS, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj, Artan Gaçi dhe disa personave të tjerë, për grabitjen e pronave në Himarë.

Beleri thotë se nga burime të hapura ka mësuar se SPAK ka dërguar në gjyq Jorgo Goron dhe persona e tjerë, por nuk ka asnjë informacion për dy të pandehurit e tjerë, deputeten e PS-së Olta Xhaçka dhe Artan Gaçin. Ai shton se me cilësinë e kallëzuesit, kërkon informacion, nëse ka vendim mosfillimi procesi për këta perona, nëse është njoftuar Avokatura e Shtetit për të ndërmarrë hapa për kthimin e pronës publike, si dhe për gjendjen e procedimit në lidhje me kallëzimin tij në mënyrë që të ai të vijojë me hapat e tjerë procedurale sipas Kodit të Procedurës Penale.

Kërkesa:

Të Nderuar Prokurorë!

Unë, kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri në muajin mars 2024 kam paraqitur kallëzim kundër shtetasve:

Jorgo Goro, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Himarë, për veprën penale "Shpërdorimi detyrës". "Falsifikimi i dokumentave, nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin" të parashikuar nga neni 248 dhe 183/3 i Kodit Penal;

- Foto Pavllo Mëhilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës "Falsifikimi i dokumentave", "Pastrimi i produkteve te vepres penale" të kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal;

Artan Gaxhi, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumentave", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal;

- Olta Xhaçka, deputete, për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës" i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kallëzimin tim kam parashtruar që shtetasja Olta Xhaçka, në cilësinë e deputetes dhe ministres, ka përfituar të drejta reale, siç mund të jetë uzufrukti, servituti, përdorimi, mbi pasuri publike, në konflikt interesi, duke cënuar nenin 70/3 të Kushtetutës sipas të cilit: "Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre."

Referuar deklaratave publike të të kallëzuarës Olta Xhaçka, rezulton e pranuar prej saj që ajo dhe bashkëshorti i saj, i kallëzuari tjetër Artan Gaxhi janë në regjimin pasuror të bashkësisë ligjore. Rezulton nga njoftime nga burime të hapura, që bashkëshorti i të kallëzuarës Olta Xhaçka, si dhe familjarë të tjerë të saj, kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, duke përfituar të drejtën të ushtrojnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit dhe e pushtetit vendor, pasi kanë përfituar të drejtën e përdorimit të pasurive publike, një sipërfaqe toke plazh, e cila është pronë publike, pa shpërblim, dhe nga ky përdorim të nxjerrin të ardhura.

Në deklaratat e saj publike e kallëzuara Olta Xhaçka ka pranuar që ata, dmth ajo dhe bashkëpronarët e tjerë të shoqërisë së bashkëshortit të saj, kanë marrë në përdorim plazhin publik, pavarësisht se sipas saj qëllimi i marrjes në përdorim ka qënë që të mos shkonte dikush nga mali dhe t'u vendoste çadrat.

Referuar nenit 74 të Kodit të Familjes, janë pjesë e bashkësisë ligjore, pra prezumohet në bashkëpronësi të barabartë të të dy bashkëshortëve, çdo e ardhur e krijuar nga veprimtaria e veçantë e secilit prej bashkëshortëve (gërma "b") si dhe veprimtaria tregtare, pra aksionet në një shoqëri, apo dividenti I përfituar nga një shoqëri tregtare (gërma "ç").

GJEDNJ në vendimin Kokëdhima kundër Shqipërisë, datë 11 qershor 2024 në lidhje me nenin 70/3 të Kushtetutës është shprehur:

"61. Fillimisht, Gjykata vëren se neni 70 § 3 i Kushtetutës i ndalon Deputetët që të kryejnë një aktivitet që gjeneron të ardhura nga burimet shtetërore. Gjithashtu, neni 21, i ligjit nr 9367/2005, e bën të qartë se deputetët, ashtu si zyrtarë të tjerë publikë, e kanë të ndaluar te lidhin "një kontratë ose nënkontratë me një institucion publik"; e njëjta gjë zbatohet për cilëndo kompani tek e cila një zyrtar ka interesa pronësie (shih paragrafin 20 më sipër). Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, konkretisht vendimi i saj nr. 44 (2011) në të cilin përfshihej nje Deputet tjetër kompania e të cilit lidhte kontrata prokurimesh me subjektet shteterore (shih paragrafin 22 më sipër), ishte i qartë në këtë aspekt."

Pra sipas interpretimit të mësipërm, deputetet e kanë të ndaluar të lidhin kontrata. qoftë edhe nëpërmjet kompanive në të cilat ata kanë interes, siç është rasti i bashkëshortit të të kallëzuarës Olta Xhaçka, siç mund të jenë kontratat për përdorimin për një afat të caktuar të pronës shtetërore pa shpërblim, qoftë edhe me shpërblim, me një institucion publik siç është AIDA. Këshilli I Ministrave, në lidhje me investimet strategjike, apo bashkia Himarë, në lidhje me pronat vendore.

Po ashtu një interpretim i nenit 70/3 të Kushtetutës është kryer në Opinionin e Komisionit të Venecias pikërisht për mandatin e znj.Xhaçka. Edhe në Opinionin CDL-AD(2024)040 datë 09.12.2024 të Komisionit të Venecias, në pikën 56 të tij shprehet se neni 70/3 i Kushtetutës duhet kuptuar që ka papajtueshmëri ndërmjet funksionit të deputetes, dhe mundësisë së deputetes përkatëse që të përfitojë të ardhura nga përdorimi i pasurisë publike, dhe në rast se evidentohet një rast i tillë, deputeti duhet të tërhiqet nga mandati, gjë që e kallëzuara nuk e ka bërë.

Nga burime të hapura, media elektronike, kam ardhur në dijeni se në lidhje me kallëzimin tim janë dërguar për gjykim disa nga të kallëzuarit, por nuk ka të dhëna në lidhje me të kullëzuarit Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

Po ashtu kam ardhur në dijeni edhe për përpjekje gjyqësore të të kallëzuarit Artan Gaçi me anë të një shoqërie me status juridik të pezulluar, për të përjashtuar pronën publike nga sekuestro, në mënyrë që të vazhdojë të vjelin frutet e paligjshme prej saj.

Me cilësinë e kallëzuesit, kërkoj informacion, nëse ka vendim mosfillimi për këta shtetas, nëse është njoftuar Avokatura e Shtetit për të ndërmarrë hapa për kthimin e pronës publike, si dhe për gjendjen e procedimit në lidhje me kallëzimin tim për këta shtetas, në mënyrë që të ndjek hapat e tjerë procedurale sipas Kodit të Procedurës Penale.

fredi beleri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë