POLITIKE

"Kam kritikuar qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës", Alfred Moisiu: Dy vendet duhet të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes, kështu përballojnë çdo rrezik që vjen nga Serbia

r.ll Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 11:42
"Kam kritikuar qeverinë e Shqipërisë dhe të
alfred moisiu

KOSOVË- Ish-presidenti, Alfred Moisu është shprehur se  Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes. Moisiu thotë se dy ka kritikuar të dy qeveritë dhe thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të përballohet çfarëdo lloj rreziku nga Serbia.  Në një intervistë për KosovaPress, Moisiu e ka cilësuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si ideatori kryesor i agresionit ndaj Kosovës, përmes sulmit terrorist në Banjskë.

“Kam kritikuar edhe qeverinë në Shqipëri dhe atë të Kosovës, pasi duhet të koordinojmë më shumë dhe më mirë. Të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb. Duhet të bashkëpunojnë dhe ministritë e mbrojtjes dhe shtabet e përgjithshme, të ushtrisë shqiptare dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ne do të jemi më solid dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure. Ai [Vuçiç] është kryetar i shtetit serb. Unë nuk mund të imagjinoj dot se një shtet si Serbia, që është një shtet diktatorial me të thënë të drejtën, se vepron dikush pa e ditur kryetari i shtetit. Unë këtë nuk e imagjinoj dot. Mund të thuhet çkado, por unë nuk e besoj dot. Ai ka qenë brenda dhe ka dorë në këto gjëra [sulmin terrorist në Banjskë]. Kjo është shqetësuese”, deklaron ish-presidenti shqiptar.

Teksa përmed pretendimet që Serbia mund të ketë mbi Kosovën, Moisiu nuk është kundër dialogut mes palëve dhe thekson se duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Dialogu do të vazhdojë, ajo dihet. Por ata [zyrtarët e Serbisë] kanë qëllimet e veta dhe s’heqin dorë nga ato qëllime. Kam treguar një rast, në vitin 2002, para se të jem president i Shqipërisë kam qenë në Beograd i ftuar në një konferencë. Atje kam takuar një gjeneral të ushtrisë serbe, duke biseduar me të i thash: Çka keni ju, ç’është kjo ‘Kosovë-metohi’? S’ka metohi, kjo është Kosovë. Ai më tha: Zotëri Moisiu, ne tani jemi larguar në kufi me juve, por avash avash po të afrohemi. Shiko çfarë mentaliteti kanë ata. Ata kanë ëndërr akoma se Kosova është djepi i Serbisë. Këto janë vërtet ëndrra, të cilat ata i ushqejnë dhe i mbajnë gjallë”, thotë ai.

Ai ka folur edhe lidhu me veprimet e fundit në veri të ndërmarra nga qeveria e Kosovës, ku thotë se udhëheqësit e vendit duhet të koordinohen me aleatët veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, ish-presidenti thotë gjithashtu edhe se nuk duhet të lëshojë çdo gjë që i kërkohet. 

“Veprimet, politikanët e Kosovës duhet t’i koordinojnë me aleatët tanë, në mënyrë të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, ata na duan pasi ata na ndihmuan që të krijojmë shtetin e Kosovës. Nuk e krijuan shtetin për ta copëtuar, sigurisht. Por edhe ne duhet të dimë si të sillemi. Duhet të koordinojmë veprimet. Kjo nuk do të thotë se do të lëshojmë çdo gjë. Jo, por duhet të bisedojmë sepse çdo kryeneçësi është në dëmin tonë më shumë. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të shqetësohet por pikërisht unë kritikova jo shqetësimin e saj por mënyrën e veprimit. Duhet të bashkëpunojmë me aleatë tanë. Duhet të merremi vesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se si t’i zgjidhim gjërat më mirë. Kjo nuk zgjidhet menjëherë, por këtu duhet organizim për të gjetur rrugën e bashkëpunimit”, ka përfunduar ai.

alfred moisiu shqiperia kosova

alfred moisiu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë