POLITIKE

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

Besar Likmeta Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 09:53
Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me
foto ilustruese

TIRANË- Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në një postim në Facebook më 10 maj. “Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, shtoi deklarata.

Megjithatë, urdhri i komisionerit u shpërfill gjerësisht në hapësirën digjitale.

Sipas të dhënave nga Libraria e Reklamave Politike të kompanisë “Meta” – pronare e platformave Facebook dhe Instagram, dhjetëra kandidatë për deputetë dhe Partia Demokratike në opozitë, sponsorizuan reklama gjatë ditës së zgjedhjeve.

Thyerja e heshtjes zgjedhore ishte vetëm një nga qindra shkeljet të evidentuara nga BIRN të Kodit për Fushatën Digjitale – një mekanizëm vetërregullues i nënshkuar nga partitë kryesore pjesëmarrëse në garën elektorale, përfshirë shpërndarja e materialeve dezinformuese të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe përdorimin e profileve false me origjinë nga vende aziatike për të gjeneruar amplifikim të postimeve në media sociale.

Partia Socialiste në pushtet siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 nga 140 deputetë në legjislaturën e ardhshme parlamentare. Rrjetet sociale – në mënyrë të veçantë Facebook dhe Instagram, luajtën një rol protagonist në fushatën zgjedhore dhe u përdorën gjerësisht nga partitë dhe kandidatët për të transmetuar ofertat e tyre politike.

Shkelja e heshtjes zgjedhore

Sipas Kodit Zgjedhor, dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Kodi dikton se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera të subjekteve zgjedhore. Subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen sanksionohen me gjobë 500 mijë lekë.

Por kërcënimi i sanksioneve duket se nuk i ka trembur kandidatët dhe as partitë politike.

Sipas të dhënave të Librarisë së Reklamave, 77 kandidatë për deputetë dhe Partia Demorkatike, transmetuan 344 reklama politike gjatë ditës së zgjedhjeve, duke shpenzuar vetëm më 11 maj të paktën 5,553 dollarë.

Vetëm Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shpenzoi 3638 dollarë për 17 reklama politike në Facebok dhe Instagram gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare.

Shumica e kandidatëve për deputetë që e shkelën heshtjen zgjedhore i përkasin Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore të udhëhequr nga Partia Demokratike (40%), ndjekur nga Partia Socialiste (36%) dhe Partia Koalicioni Euro-Atlantik (13%).

Në total, gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e zgjedhjeve, kandidatët dhe partitë politike shpenzuan më shumë se 193 mijë dollarë për reklama politike në Facebook dhe Instagram, nga të cilat 80,098 dollarë u shpenzuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe kandidatët e tij për deputetë.

Në të njëjtën periudhë të fushatës, kandidati me shpenzimet më të larta për reklama në platformat e META-s ishte Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, i cili shpenzoi rreth 17,842 dollarë. Pas tij renditej Belind Këlliçi nga Partia Demokratike me një shpenzim prej 7,844 dollarësh për reklama politike.

Përdorimi joetik i Inteligjencës Artificiale

Nëpërmjet nënshkrimit të Kodit për Fushatën Digjitale, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet 11 majit u angazhuan për përdorimin etik dhe transparent të teknologjisë në fushatë, duke përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale, si dhe të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese.

Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet monitorimit të mediave sociale të kandidatëve për deputetë, tregojnë që angazhimet e marra nuk u respektuan. Në mënyrë të veçantë, kandidatët përdorën gjerësisht materiale të prodhurara me Inteligjencë Artificiale për të sulmuar rivalët politikë gjatë fushatës.

Vetëm gjatë gjysmës së dytë të fushatës, BIRN regjistroi 171 shkelje të Kodit nga kandidatë dhe parti politike nga i gjithë spektri politik.

Shumica e shkeljeve të regjistruara vinin nga Partia Socialiste në pushtet, duke përbërë 72% të rasteve. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike ishte përgjegjës për 19% të shkeljeve, ndërsa koalicioni ‘Nisma – Shqipëria Bëhet‘, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, përbënte 5%.

Shkeljet e regjistruara nga Partia Socialiste shënuan një rritje në fazën e dytë të fushatës, ndërsa afrohej dita e zgjedhjeve, krahasuar me dy javët e para të monitorimit.

Fushata nga ‘Palët e Treta’

Gjatë fushatës zgjedhore, përveç partive politike, në rrjetet sociale bënë propagandë elektorale edhe palë të treta – profile kryesisht anonime, të cilat edhe pse nuk janë të lidhura formalisht me një parti politike apo kandidat, mbështesin subjekte zgjedhore të caktuara ose sulmojnë rivalët e tyre.

Monitorimi i mediave sociale zbuloi se të paktën 19 faqe Facebook-u ose profile Instagrami operuan si ‘palë të treta’ gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, duke shpërndarë postime dhe reklama në favor të disa subjekteve politike.

Më aktivja mes tyre ishte një profil i titulluar ‘Team Edi Rama,” me faqe në Facebook, Instagram dhe TitkTok, i cili bëri një fushatë reklamash në mbështetje të Partisë Socialiste.

Vetëm në Facebook, kjo faqe e themeluar më 19 mars – në prag të hapjes së fushatës elektorale, arriti të siguronte më shumë se 4.6 milionë shikime në videot e saj deri më 11 maj. Një pjesë e reklamave të kësaj faqe u publikuan pa shënim shpjegues për financuesin (disclaimer), ndërsa pjesa tjetër përmbanin një adresë email të Partisë Socialiste.

Një tjetër problematikë e konstatuar gjatë fushatës, ishte dhe përdorimi i bot-eve – profileve false për të amplifikuar në mënyrë joautentike përmbajtjen në Facebook. Vetëm gjatë intervistës së fundit të kryeministrit Edi Rama, qindra profile nga preardhje nga vendet aziatike, kryesisht nga Vietnami, u angazhuan duke postuar komente identike në faqen e tij në Facebook. /Reporter.al

zgjedhjet e 11 majit kandidatet politike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë