Wall Street Journal zbulon se Musk "uli" shpejtësinë e Starshield në Ukrainë dhe çaktivizoi dronët e Kievit
Elon Musk ka bërë thirrje që rrjeti satelitor Starshield të kufizohet në Ukrainë, raportoi të martën Wall Street...
Elon Musk ka bërë thirrje që rrjeti satelitor Starshield të kufizohet në Ukrainë, raportoi të martën Wall Street...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kërc...
Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë SPAK i ka kom...
Pasi i dështoi dje ftesa për dialog, pasi studentë dhe pedagogë refuzuan ftesën, vjen sërish reagimi nga Rama. Ky i fundit pasi ka...
Në një video të publikuar nga mediat të hënën në mbrëmje, një grup policësh shihen duke iu sulur disa të...
Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha Universitetet publike, në shenjë solidariteti me stu...
Edi Rama ka zgjedhur të përsërisë të njëjtën skenë për të dytën ditë radhazi. Pas dhunës s&e...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Çdo ditë media ndërkombëtare rapor...
Revolta studentore kundër qeverisë po merr përmasa të mëdha, teksa protestës iu bashkuan dje mijëra pedagogë në s...
Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion të martën për të shpërndarë protestuesit n&eum...
TIRANË- Kandidatja e PD-së për deputete në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj është shprehur se orët e fundit është vënë në dijeni se vota e qytetarëve për të mund të jetë tjetërsuar.
Hysaj shprehet se është e dhimbshme të shohësh si vidhet vota dhe besimi, por shton se këtë nuk do ta kthejë në thirrje për hakmarrje apo skenë zhurmash.
Ajo shton më tëj se ky nuk është fundi i rrugës, por e sheh se fillimin e një etape të re, më të vërtetë, më të kthjellët dhe më njerëzore. Nga zgjedhjet e 11 majit, Hysaj nuk arriti të siguronte një vend në Kuvend, për shkak se siguroi vetem 1444 vota.
POSTIMI I PLOTË:
Të dashur miq, kolegë, bashkëqytetarë,
Në orët e fundit kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga njerëz që e ndjekin me kujdes dhe me zemër në dorë procesin e numërimit. Më kanë vënë në dijeni për pamje dhe të dhëna që tregojnë se vota që më është dhënë nga qytetarët mund të jetë tjetërsuar. E kam ndjerë këtë shqetësim në çdo fjalë tuajën dhe nuk kam fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar mirënjohjen që ndjej.
Më falni që nuk mund të përgjigjem një nga një, por dua t’ju them me shumë përulësi: ju ju dua fort. Ju falënderoj thellësisht që më keni qëndruar pranë jo vetëm si kandidate, por si njeri.
E di sa e dhimbshme është të shohësh se si mund të vidhet një zë, një votë, një besim. Dhe jo vetëm për mua, por për shumë prej nesh. Ky nuk është një zhgënjim personal, është një plagë e përbashkët, që e kemi ndjerë të gjithë.
Por unë nuk dua ta kthej këtë moment në një thirrje për hakmarrje, as në një skenë zhurmash. Në një vend ku Ferrat marrin uratën, ku sistemi bën sehir, ku institucionet heshtin, besimi është më i vështiri për t’u mbajtur. Dhe unë e kam të vështirë të besoj. Të gjithë e kemi.
Por unë ende besoj tek ju. Tek njerëzit që nuk pranojnë të heshtin kur shohin padrejtësinë. Tek ata që më shkruajnë, më pyesin, më kërkojnë llogari me dashuri dhe me zemër të pastër.
Ju falënderoj që më jepni forcë edhe kur sistemi mundohet të të bëjë të dorëzohesh.
Shumë më kanë thënë të flas publikisht, të protestoj, të reagoj. Por unë kam mësuar nga jeta dhe nga njerëzit e urtë që “rrobat e pista lahen në shtëpi.” Dhe kjo shtëpi, kjo familje e madhe që kemi krijuar bashkë, meriton të dijë të vërtetën , por edhe ta ruajë dinjitetin.
Nuk mendoj se kjo është fundi i rrugës. E shoh si fillimin e një etape të re, më të vërtetë, më të kthjellët. Më njerëzore.
Ju përulem me gjithë shpirt. Faleminderit që besuat tek unë. Edhe kur sistemi nuk e bëri.
Me mirënjohje të pafund,
Jola
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi ka përshëndetur rezolutën e IDC...
KOSOVË- Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë q&e...
Antonio Lopez Istruiz TIRANË- Eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI, n...
TIRANA- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, në asamblenë e IDC-CDI, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të PL-së,...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se kandidat&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që sipas tij rr...
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që është në K...
SHIJAK- Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana për mes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me diegien e mbetjeve urbane n&...
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli gjatë fjalës së saj në një deklaratë pë...