POLITIKE

“Nuk fituam ndaj një partie-shtet të lidhur me kartelet e drogës”/ Vokshi në asamblenë e IDC-CDI: Mbështesni rezolutën tonë, zgjedhjet e 11 majit të pavlefshme

m.l Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 14:53

“Nuk fituam ndaj një partie-shtet të lidhur me kartelet e

TIRANA- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, në asamblenë e IDC-CDI, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin një farsë, ndërsa u kërkoi atyre të mbështesin rezolutën e PD-së. Vokshi tha se nuk arritën të fitojnë zgjedhjet pasi përballë nuk kishin një parti politike por një parti-shtet të lidhur me kartelet e drogës dhe grupet kriminale më të rrezikshme në Europë dhe në Amerikë tashmë.

Vokshi m tej gjithashtu i bëri thirrje asamblesë të dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme, të kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë dhe të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri, për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën.

Fjala e plotë e Albana Vokshit në asamblenë e IDC-CDI:

Pa votë, nuk ka demokraci! Më lejoni edhe një herë të falënderoj z. President Pastrana, sekretarin e përgjithshëm Antoni, z. Brok, i cili ka qenë gjithmonë pranë nesh, edhe në ditët e tij të rëndësishme (ditëlindjet). l dashur Luis, Teresa, Mary, Jessica, ministrja Objulend nga Kroacia, dhe të gjithë miqtë brenda dhe jashtë Shqipërisë që na mbështetën para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve-ju faleminderit.

Për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Përballë nuk kishim një parti politike-kishim një Parti-Shtet. Për më tepër, të lidhur me kartelet e drogës dhe grupet kriminale më të rrezikshme në Europë dhe në Amerika tashmë.

Të nderuar kolegë, Sot qëndroj përpara jush si një dëshmitare e rrëzimit të demokracisë në vendin tim. Jam këtu për të ndarë me ju historinë time, që të kuptoni se çfarë ka ndodhur atje gjatë zgjedhjeve.

Më 11 maj 2025, në Shqipëri u mbajtën ato që u quajtën ‘zgjedhje.’ Por ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as demokratike. Në fakt, nuk ishin zgjedhje fare. Shqiptarëve nuk iu dha mundësia të zgjedhin, ata u detyruan të votojnë. Më vjen keq ta them: zgjedhjet ishin një farsë, një operacion i orkestruar nga një narco-shtet.

Kriteret e Kopenhagenit: demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe stabiliteti institucional, jo vetëm që u injoruan, ato u shtypën. Por unë nuk flas vetëm me letra, flas nga përvoja. Dua të ndaj me ju atë që kam përjetuar.

Në Vorë, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminelë: të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Anëtarë të grupeve kriminale mbanin distinktivë fallco dhe kërcënonin hapur votuesit. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit.

Unë u fyeva, u intimidova dhe u kërcënova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u kërcënuan nga të njëjtët persona që unë i kisha raportuar te mekanizmi u posaçëm i ngritur për të parandaluar dhunën, krimin elektoral. Por jo vetëm që ata nuk arritën të më mbrojnë mua dhe familjen time, ata nuk arritën të parandalojnë asnjë krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drogës ishin ata që vendosnin për votën. Policia nuk bëri asgjë. SPAK nuk bëri asgjë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sikur nuk pa asgjë.

A është kjo demokracia për të cilën po flasim? A është ky një vend gati për të hyrë në Europë? Votuesit u blenë me bonuse pensionesh prej 100 euro dhe para të përfituara nga 138 licenca kanabisi. Drogë për vota. 500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve, të përdorura në tendera dhe prokurime të paligjshme, u përdorën për të blerë vota.

30 kandidatë, në 10 qarqe, në mbi 20 bashki u mbështetën nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Më shumë se 20 deputetë do të ulen tani në Parlament falë parave të mafias dhe karteleve. Ata do të përfaqësojnë interesat e krimit, jo të shqiptarëve. Nëpunësit publikë u shantazhuan përmes rrjeteve të patronazhit. Shteti, partia dhe mafia u bënë një. Dhe ja e vërteta e dhimbshme: nëse një qytetar nuk mund të votojë i lirë, atëherë ai nuk ka asnjë të drejtë. Çdo liri tjetër bëhet iluzion.

Prandaj duhet të ngremë zërin! Siç thanë presidenti dhe sekretari i përgjithshëm: heshtja tashmë nuk është një opsion! Nëse lejojmë një kryeministër dhe një qeveri të mbështetur nga kartelet e drogës të rrëmbejnë demokracinë në Shqipëri, atëherë i hapim derën autokracisë në gjithë Europën.

Shikoni rrugët e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt porteve europiane, ato kontrollohen nga të njëjtat rrjete kriminale që Edi Rama i ka mbështetur dhe fuqizuar bë mënyrë që ta ndihmojnë atë për të fituar zgjedhjet.

Prandaj i bëj thirrje kësaj Asambleje që të: Mbështesë rezolutën tonë. Dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme. Kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë.Dhe më e rëndësishmja: të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri, për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën

Ne nuk po kërkojmë mëshirë, po kërkojmë solidaritet. Le të qëndrojmë së bashku, na ndihmoni të rikthejmë demokracinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të organizuara nga një qeveri e re teknike. Populli shqiptar nuk meriton më pak se kaq. Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë