POLITIKE

Katër ditë protesta, ministri Demo: 156 të lënduar, mes tyre 97 policë dhe 45 protestues

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2026, 18:23

Katër ditë protesta, ministri Demo: 156 të lënduar, mes tyre

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar sërish lidhur me protestat që kanë përfshirë Tiranën prej katër ditësh, duke bërë publik bilancin e personave të lënduar dhe duke adresuar akuza ndaj atyre që, sipas tij, qëndrojnë pas incidenteve të dhunshme.

Sipas të dhënave që ka paraqitur ministri, gjatë katër ditëve të fundit janë lënduar 156 persona, mes tyre 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 14 kalimtarë. Ai bën të ditur se mes të lënduarve janë edhe katër të mitur.

Demo u ka bërë thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në akte dhune, ndërsa ka theksuar se studentët nuk duhen identifikuar me personat që kanë marrë pjesë në sulme ndaj policisë dhe pronës publike e private.

Në reagimin e tij, ministri pretendon se protestat po shfrytëzohen për qëllime politike dhe se personat që synojnë marrjen e pushtetit me dhunë po rrezikojnë edhe jetën e të miturve.

Reagimi i plotë i ministrit të Brendshëm, Ervin Demo:

Të nderuar qytetarë, nga vala e dhunës që përfshiu kryeqytetin katër ditët e fundit, 156 qytetarë shqiptarë janë lënduar.

97 efektivë policie, të cilët kanë kryer detyrën e që në fund të ditës duan si të gjithë ne të jetojnë paqësisht në vendin tonë e në darkë të kthehen pranë familjeve.

45 protestues, të cilët po ashtu kanë aspiratat e tyre legjitime për të tashmen e të ardhmen në këtë vend, për ta e familjet e tyre, së bashku me 14 kalimtarë, të cilët ndoshta po shkonin drejt familjes apo punëve të tyre.

Të gjithëve, ju uroj shërim të shpejtë, dhe dua t’ju kujtoj se kemi më shumë arsye të bëhemi bashkë e të punojmë në të mirë të vendit e jo të përleshemi për llogari të dikujt që gështenjat e zjarrit të luftës politike kërkon t’i nxjerrë me duart e të tjerëve të verbuar nga urrejtja dhe flakët e ndasisë.

Më kanë mbetur në mendje fjalët e një mjeku te Spitali i Traumës, i cili tha: “Kur vijnë këtu të gjithë janë të humbur, asnjë s’ka fituar.”

Mes të lënduarve ka patur edhe 4 të mitur dhe unë dua të ndalem pak këtu.

Unë nuk besoj se ka prind në Shqipëri, pavarësisht bindjeve të tyre partiake, i cili gëzohet nëse sheh fëmijet e tij të mitur, me gurë apo mjete të tjera në duar, duke goditur punonjës policie, duke thyer xhamat e institucioneve publike, duke shkatërruar semaforë e sinjalistika, duke bastisur e djegur pronën private e publike.

Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare.

Kam porositur vazhdimisht forcat e policisë që të tregojnë kujdes të veçantë me ta, por dua të bëj sërish një thirrje për prindërit. Ju lutem, me dorë në zemër, mos lejoni që fëmijët tuaj të përdoren në luftën për pushtet të atyre që nuk njohin asnjë kufi as njerëzor e as moral.

Prandaj, kur themi se dhuna nuk ka të bëjë me studentët, nuk po bëjmë retorikë. Po refuzojmë të barazojmë studentët me ata që zgjedhin dhunën.

Mes personave të arrestuar e proceduar për akte të dhunshme, numri i studentëve është jashtëzakonisht shumë i vogël dhe jam i bindur që ata nuk kanë fare lidhje me skenarin e dhunshëm politik.

Mund të kemi plot dallime dhe mund të ndahemi në shume opinione, por ka një fakt që nuk e mohon dot askush që ka respekt për të vërtetën. Kjo është një përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë e që nuk paskan ndërmend të kursejnë as të miturit e as bizneset private të njerëzve që s’kanë lidhje me betejën e tyre dhe që duan të ndalin rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e spostuar vendin nga tryeza e negociatave me BE-në tek rruga e së kaluarës nga kemi dalë me shumë përpjekje.

Dua tju garantoj se nuk do ja dalin!

Shqipëria është nisur tashmë drejt destinacionit dhe askush e asgjë nuk do ta ndalë zhvillimin evropian të vendit!

Artikuj te sugjeruar

video

Guxova të thoja “Jo!”, si studentët sot në Rrugën e Durrësit

Guxova të thoja “Jo!”, si studentët sot në Rrugën e Durrësit

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15