Deputeti demokrat Belind Këlliçi, reagoi sot (25 prill) ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës që ky i fundit bëri në takimin me fermerët në Dibër, se “ishte nga Surreli”. Ai e ka akuzuar kryeministrin se “ishte shefi i Belinda Ballukut që hetohet për 1,1 mld euro abuzime dhe Mirlinda Karçanajt të varfër të AKSHI-t”.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social, Këlliçi rendit disa nga arsyet përse kryeministri nuk ishte nga Surreli i Tiranës dhe se kush ishte në të vërtetë sipas tij, duke i rreshtuar dhe numëruar të gjitha skandalet dhe aferat e fundit.
Në statusin e tij, Këlliçi shkuan se kryeministri Edi Rama ‘gjen gjithnjë strehë për t’u fshehur dhe gënjyer’, por këtë herë nuk do fshihet dot as në “sarajet e bunkerta të Surrelit”.
Ai e bën përgjegjës kryeministrin edhe për bllokimin e integrimit të vendir në BE, teksa Mali i Zi ka parakaluar Shqipërinë.
“Ti nuk je nga Surreli kur të intereson, kur kërkon t’i ikësh përgjegjësisë. Ti je shefi i Belindës, me të cilën ke organizuar gjithë tenderat dhe ndarjen e parave për të cilat ajo është e pandehur zyrtarisht për abuzim me 1.1 miliardë euro. Ti nuk je nga Surreli, je ai që urdhërove 82 vota në Kuvend për të mbrojtur bashkëpunëtoren në krim dhe për të ndalur drejtësinë. Ti je autori i ngecjes së negociatave, kapitulli për shtetin ligjor nuk po mbyllet pikërisht prej akteve të tua, ndërsa Mali i Zi po bëhet gati të ulet në tryezë me BE për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit. Ti je shefi i Mirlindës së AKSHI-t, për të cilën dole garant në publik se është e pafajshme, është e varfër dhe nuk ka përfituar nga taksat e qytetarëve. Dhe nuk je nga Surreli, tani që SPAK vërtetoi se ajo ishte pjesë e pasurisë 40 milionë euro të ngritura me korrupsion”, shkruan ai mes të tjerash.
Deputeti i PD akuzon kryeministrin për korrupsion duke theksuar se nuk punon për qytetarët shqiptare, por është kthyer në mikun e bandave, shefin e Ergys Agasin që verën e pinë 33 mijë euro shishja dhe pasuritë marramendëse të tyre që tashmë janë sekuestruar.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
“Jo, Edi Rama ti nuk je nga Surreli!
Edi Rama u shpreh sot në një takim me fermerë në Dibër, se ai është katundar nga Surreli, si ata. Në mesin e krizës, të aferave e skandaleve qeveritare, Kryeministri gjen gjithnjë një strehë për t’u fshehur dhe gënjyer!
Tani po thotë se është nga Surreli, duke lënë të kuptohet se nuk ka lidhje me ato që ndodhin në Tiranë, në bulevard, në zyrat qendrore të shtetit, se i përket një bote tjetër, se qenka larg, i pafajshëm, dhe sheh punën e tij. Një alibi qesharake dhe fyese për ata që rreshton për dekor e për ata që e dëgjojnë.
Ti nuk je nga Surreli kur të intereson, kur kërkon t’i ikësh përgjegjësisë.
Ti je shefi i Belindës, me të cilën ke organizuar gjithë tenderat dhe ndarjen e parave për të cilat ajo është e pandehur zyrtarisht për abuzim me 1.1 miliardë euro.
Ti nuk je nga Surreli, je ai që urdhërove 82 vota në Kuvend për të mbrojtur bashkëpunëtoren në krim dhe për të ndalur drejtësinë.
Ti je autori i ngecjes së negociatave, kapitulli për shtetin ligjor nuk po mbyllet pikërisht prej akteve të tua, ndërsa Mali i Zi po bëhet gati të ulet në tryezë me BE për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit.
Ti je shefi i Mirlindës së AKSHI-t, për të cilën dole garant në publik se është e pafajshme, është e varfër dhe nuk ka përfituar nga taksat e qytetarëve. Dhe nuk je nga Surreli, tani që SPAK vërtetoi se ajo ishte pjesë e pasurisë 40 milionë euro të ngritura me korrupsion.
Nuk je nga Surreli, kur kapet Ministri yt i Jashtëm duke fyer rëndë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Nuk je nga Surreli, pasi me veprimet e tua korruptive, po e lë Shqipërinë pa port, pasi atë historikun e ndave me Alabarin për kulla, ndërsa i riu nuk ka nisur, duke u bërë pengesë për Koridorin 8 e duke i shkaktuar vendit dëme të mëdha ekonomike.
Ti nuk je nga Surreli, por je përgjegjës për qindra milionë euro që paguajnë shqiptarët për arbitrazhet e humbura nga trillet e tua personale si në rastin Beketi.
Nuk je nga Surreli, je përgjegjës për bllokimin e 130 milionë eurove të programit IPARD për fermerët, pasi nën qeverisjen tënde u vodhën 33 milionë euro, ndihmë nga BE.
Ti nuk je nga Surreli, por je shefi i Gysit dhe e pi verën 33 mijë euro shishja.
Je shoku i Ronit dhe McGonigal që janë në gjyq në Amerikë për krime e mashtrime.
Je ai me avion privat që sheh ndeshje me 22 mijë dollarë bileta në USA, askush nga Surreli nuk e bën dot.
Je miku i bandave të vendit, nuk je nga Surreli.
S’ke asgjë të përbashkët me banorët punëtorë e të ndershëm të Surrelit, Dibrës e kudo në Shqipëri që ja dalin me punën e mundin e tyre.
Je burim i korrupsionit dhe krijues i narkoshtetit!
Dhe nuk do t’i shpëtosh dot kësaj përgjegjësie, edhe nëse fshihesh në sarajet e bunkerta të Surrelit, të cilat nuk i justifikon dot se me çfarë i ke ndërtuar. Mashtrues kronik!”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Prill18:23
Stafa: Porti i Durrësit është asgjësuar, krim shtetëror dhe tradhti kombëtare
Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Osman Stafa, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në Syri TV, ka fol...
POLITIKE
25 Prill14:18
Berisha për Ferit Hoxhën: Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, do të thotë të jesh një tradhtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen pasi atij iu publikua ...
POLITIKE
25 Prill12:50
Berisha: Rama është në panik dhe pa shpresë! Shqipëria e zhytur në skandale korrupsioni dhe rritje të varfërisë
Edhe këtë të shtunë, lideri demokrat Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Në n...
POLITIKE
25 Prill12:35
AKSHI “gropë e zezë”/ Berisha: Kanë plaçkitur shqiptarët në qindra mln euro, kur në 2017 AKSHI mbuloi tenderat e IT
Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka folur për situatën politike dhe ekonomike në vend. Ai ka ak...
POLITIKE
25 Prill12:10
"Ai që agresoi Albanën në parlament, porositës vrasjesh"/ Berisha: Dosja e Ballës është eliminuar me vendim gjykate
Sali Berisha mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku folur për situat&eum...
POLITIKE
25 Prill11:51
“Shqiptarë idiotë”/ I publikoi mesazhet, Këlliçi thirrje ministrit të Jashtëm: Ferit mos vazhdo të diskretitohesh, jep dorëheqjen
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha pas deklaratës ...
POLITIKE
25 Prill11:34
Fuqizimi i grave në PD/ Berisha: Duhet më shumë përfaqësim në drejtim dhe qeverisje të ardhshme
Sali Berisha në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku foli për përfshirjen më t&...
POLITIKE
25 Prill10:49
Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon transmetim të drejtpërdrejtë të çdo seance gjyqësore
Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë p...
POLITIKE
25 Prill09:50
"Pronë e trashëguar në Babrru kalon për fabrikë armësh"/ Tabaku: Familjes Dervishi i është marrë toka pa kompensim
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë në Babrru ku është takuar me familjen Dervishi, të cilët pretendojn&e...