POLITIKE

"Keni dy ministra në SPAK!" Urdhri i Mjekut/ Debate te Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: Tërhiquni nga ky akt normativ!

M.B. Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 15:12
"Keni dy ministra në SPAK!" Urdhri i Mjekut/ Debate te Komisioni
Komisioni

TIRANA- Kanë vijuar debatet edhe ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale për Aktin Normativ dhe ndërhyrjet për Urdhrin e Mjekut.

Në Komision sot ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila dha shpjegime teknike pse po bëhen ndërhyrjet dhe iu përgjigj akuzave të opozitës se po merret nën kontroll institucioni i pavarur i Urdhrit të Mjekut.

Koçiu dhe përfaqësuesit e PS thanë se ndërhyrjet vijnë si urgjencë dhe nevojë pas problematikave të shtuara në sektorin e shëndetësisë duke iu referuar edhe skandalit të Onkologjikut.

DEBATET NË KOMISION:

Zheni Gjergji: Akti Normativ për Urdhrin e Mjekut është tekë e Ramës. Kryeministri po kërkon të dënojë mjekët me këto ndërhyrje e ndryshime. Por dënimin duhet ta marrë Rama për gjendjen ku ndodhet shëndetësia. Shqiptarët paguajnë më shumë se europianët për shërbimet shëndetësore.

Situata në Onkologjik ka nisur vite më parë, kur ju duhet të kishit marrë masa dhe kjo të mos ndodhte tani. Kriminale nga qeveria që nuk ndihmon pacientët që kurohen në Onkologjik. Jemi në kohë ta rrëzojmë aktin normativ, ta bëjmë sa jemi në kohë dhe të hartojmë një të mirë.

Tritan Shehu: Mjaftojnë këto ndërhyrje që janë bërë në Aktin Normativ, nenet dhe pikat, që Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë. Ky Akt Normativ bie ndesh me konceptet e Kushtetutës dhe është antikushtetues!

Petrit Vasili: Aktet normative janë te përkohshme, Kushtetuta e thotë qartë se janë masa të përkohshme. A ka një afat sa zgjat ky akt? Kanë një masë të shtrirë në kohë, sa është kjo masë? Analogjirat nuk kanë lidhje fare, sepse duhen marrë edhe të tjerat. Ç’punë ka ministria të merret me Urdhrin e Mjekëve. Për çdo problem në sektorë të ndryshëm do ndërhyni në Urdhra për të bërë ndryshime dhe për të dënuar? A ishte punësimi miks me përpara ndryshimit tuaj, po. Unë nuk ndaj të njëjtin opinion me ju. Doni te bëni ligje, bëjini, por jo kështu. Procedimi disiplinor nis nga Urdhri i Mjekut dhe mbaron te Ministria e Shëndetësisë. Ky është Akt i paligjshëm dhe i padrejtë. Nuk është turp ta rrëzosh dhe s’është diskutim politik. Keni instrumentet për ta bërë, evitoheni këtë akt absurd.

Klodiana Spahiu: Ka urgjencë për t’u bërë. Vjen një moment që duhet bërë ndërhyrje. Ka urgjencë dhe nevojë. Janë veprime në kurriz të qytetarit dhe ka nevojë për këtë ndërhyrje. Që jo vetëm të spekulohet, por edhe të zgjidhet problematika. Këto probleme kanë ekzistuar, por vjen momenti që ka nevoja dhe problematika që duhen adresuar, duhet ndërhyrë, pra ka edhe nevojë dhe urgjencë.

Kur themi se mjekët nuk janë konsultuar, hedhim poshtë mendimin e të gjithë atyre mjekëve që morën pjesë në diskutime dhe konsultime me takime me mjekët, nuk kanë qenë diskutime politike.

Albana Vokshi: Hajt mo jepi...

Klodiana Spahiu: Me hajt mo jepi ne nuk mund të vazhdojmë! Emergjenca ishte frenimi i spekulimit për rastin që u evidentua te Onkologjiku, nevoja kërkon adresim. Kjo ndërhyrje do rregullojë eficencën, shërbimin dhe rezultatet. Me mjekësinë ne duhet të bënim një pakt kombëtar, nëse ne e çojmë deri këtu, ju kur te vini në pushtet do e çoni më tej.

Zheni Gjergji: Bordi është politik, sepse e cakton ministria...! Koha na ka dhënë të drejtë për disa nga aktet dhe ligjet tuaja. Sepse Gjykata Kushtetuese i ka kthyer një pjesë që ne kemi qenë kundër.

Albana Vokshi: Tërhiquni nga ky akt normativ! Është i padrejtë antikushtetues dhe shkelje. Nëse s’e tërhiqni vota ime dhe e kolegëve të opozitës është jo. Akti normativ është ose lapsus, ose padije. Për çfarë është ky akt normativ, apo për zhurmë? S’mund te vish me akt normativ me masa të përkohshme.

Te mos konsultohesh me urdhrin e mjekut për ndryshimet në urdhrin e mjekut, nuk e kuptoj. Pse i bëni fshehtas? Pse i trajtoni urdhrin e mjekut dhe mjekët si armiq, trajtojini si palë. Unë i kam denoncuar, i kam çuar në Prokurori, si ministren, zv/ministren dhe të tjerët, le ta vendose Prokuroria, ta vendosë SPAKU. A keni marre masa pas skandalit të Onkologjikut? Asnjë masë nuk është marrë, mungojnë shumë mjete dhe pajisje.

(Përplaset me ministren Albana Koçiu)

Albana Vokshi: Mos ndërhy, zonja ministre kur të jeni ne ministri flisni sa të doni, ka procedurë.

Zonja kryetare, ose nxirre përjashta, se s’ka mundësi... I neveritët mjekët pas skandalit dhe nisët ndërhyrjen te urdhri i mjekut. Shëndetësia në mjerim, pajisjet nuk punojnë dhe barnat mungojnë.

Kjo është vetëm për të mbuluar problemet reale të gjithë problematikën që kanë Onkologjiku dhe gjithë sistemi dhe për të bërë përgjegjës mjekët. Bej përgjegjësen kryesore ministren për situatën në Onkologjik. Urdhri i Mjekut është i pavarur dhe ju nuk mund të ndërhyni.

Ilir Metaj: Ministria e Shëndetësisë ta vazhdoje revolucionin që e ka nisur që në 2014. Qytetarët duhet të marrin shërbimin që duhet dhe me standarte evropiane. Inkurajoj ministren dhe stafin për ndërhyrjen e bërë për të ndërhyrë me përgjegjësi aty ku rrënja e problemit ekziston.

Fytyrat e disa kolegëve që kam përpara janë arkitektët e shkatërrimit të sistemit shëndetësor, kur i dëgjoj që flasin për kujdes për pacientët që i kishin lënë në pluhur e hangarëve, fletët e barnave bosh, cipat e mureve, skenarë filma horror të ambienteve të spitalit...

Zheni Gjergji: Keni dy ish-ministra në dyert e SPAK-ut. Dhe morët koncesione dhe fondet...

Oriola Pampuri: Unë ngre shqetësimin se qeveria po kërkon të vërë në kontroll politik mjekët, me aktin normative për Urdhrin e Mjekut.

komisioni i shendetesise

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve