POLITIKE

Kërkesa për pezullimin e Ballukut, Bardhi: Rama nismë ligjore nga frika! Në SHBA e BE zyrtarët e hetuar për korrupsion largohen

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2026, 17:25
Kërkesa për pezullimin e Ballukut, Bardhi: Rama nismë ligjore nga

Nisëm e kryeministrit Edi Rama për ndryshime ligjore për imunitetin e ministrave përballë kërkesës së SPAK për pezullimin e tyre nga detyra, për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tregon frikën e kreut të qeverisë.

Sipas tij, në BE dhe SHBA, kur një zyrtar hetohet për korrupsion, ai largohet nga detyra ndryshe ngase ka ndodhur me zv/kryeministren Belinda Balluku.

Reagimi:

Kur frika nga humbja e pushtetit bëhet parim; fotografitë ceremoniale as nuk krijojnë imunitet politik,  as nuk zëvendësojnë ligjin. Edi Rama po përpiqet ta shndërrojë një hetim penal ndaj Belinda Ballukut në një debat teorik për ndarjen e pushteteve.

Por kjo nuk është çështje parimi. Është çështje frike. Ligji është i qartë: pezullimi nga detyra është masë e parashikuar në Kod. Ai nuk shkarkon ministrin, nuk paralizon shtetin, nuk prek institucionin. Ndalon përkohësisht personin nën hetim të ushtrojë funksionin, për të mbrojtur procesin penal.

Të thuash se “pezullohet funksioni” është deformim i qëllimshëm. Gjykata nuk pezullon qeverinë. Pezullon një individ nga ushtrimi i detyrës. Në BE dhe në SHBA, kur një zyrtar përfshihet në hetim për korrupsion, ai largohet. Jep dorëheqjen.

Nuk ndryshon ligjin për të mbrojtur veten, siç po bën Edi Rama.  Prandaj, firmosja prej tij e ndryshimit të ligjit pikërisht në momentin kur Parlamenti duhet të shqyrtojë kërkesën për arrest të Belinda Ballukut, nuk ka të bëjë me ndonjë parim kushtetues. Është ndërhyrje politike për të dobësuar hetimin dhe për të krijuar një imunitet të ri për pushtetin.

Por thelbi sot nuk është vetëm pezullimi. Thelbi është kërkesa për arrest e Belinda Ballukut, që ndodhet në Kuvend prej gati dy muajsh dhe trajtohet nga Edi Rama sikur nuk ekziston.

Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së kanë qenë të qartë: procedura duhet të vazhdojë pa vonesë. Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet. Parlamenti duhet të votojë.

Respekti ndërkombëtar nuk fitohet me fotografi protokollare. Ai fitohet me respekt për shtetin ligjor. Sepse nëse pengon drejtësinë në Tiranë, nuk të shpëton asnjë foto ceremoniale në Uashington.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?