POLITIKE

Kërkoi anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Gjykata Supreme refuzon ankesën e PDK-së, në shqyrtim edhe dy ankesa

b.z Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 17:31
Kërkoi anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit,
Foto ilustruese

KOSOVË - Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi të hënën një ankesë të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke e konsideruar si të pabazë.

Zyrtarë të kësaj gjykate thanë për Radion Evropa e Lirë se, në shqyrtim e sipër, i kanë edhe dy ankesa, vendimi për të cilat “do të merret brenda afatit ligjor”.

Përveç PDK-së, në këtë gjykatë u drejtuan më 21 mars edhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe koalicioni mes Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkëveprim.

Kjo, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i refuzoi ankesat e tyre si të pabaza.

Nga dita e pranimit të ankesave, Supremja i ka 96 orë kohë për të marrë vendimin.

Ankesa të tjera në PZAP nuk ka - “janë shqyrtuar të gjitha”, tha për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Sekretariatit të PZAP-së, Tefik Mahmuti.

Për çka u ankuan partitë në Supreme?

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi të anulohen rezultatet e votimit me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj, duke pretenduar se ka pasur “vjedhje industriale të votave”.

Një kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nga Prizreni tha se ka pranuar informacione nga tre qytetarë, se në një vendvotim në këtë komunë, ata kanë votuar për të, por kandidati ka marrë vetëm një votë.

Koalicioni PDAK-LPB, në anën tjetër, tha se kërkon anulimin e 211 votave të Partisë së Ashkalinjve për Integrim (PAI), të dërguara me postë, rinumërimin e disa votave dhe anulimin e disave në komunat ku nuk ka fare banorë të komunitetit ashkali.

Kur pritet certifikimi i rezultateve?

Nëse respektohen afatet ligjore për adresimin e ankesave, certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të bëhej këtë javë.

Ky proces do t’i hapte rrugë edhe formimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e gjashtë javëve më parë.

KQZ-ja i ka publikuar rezultatet përfundimtare më 15 mars.

Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje - aktualisht në pushtet - ka siguruar 42.30% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27%, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma 7.06%, ndërsa të gjitha partitë dhe koalicionet e tjera më pak.

Rezultatet nënkuptojnë se asnjëra parti nuk ka siguruar mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë.

Me rezultatet e konfirmuara, Vetëvendosje i ka 48 deputetë, e për të formuar shumicën duhen së paku 61.

“Aktualisht, procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 15 mars, 2025”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, do t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, shtoi ai.

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë për REL-in se, tash për tash, nuk ka diçka konkrete sa u përket bisedimeve për ndonjë bashkëpunim me ndonjë subjekt politik.

Zyrtarë të partive opozitare kanë thënë qysh javën e kaluar se po bëhen bisedime joformale për bashkëpunim.

Të gjithë prej partive në opozitë - përveç Nismës - e kanë refuzuar mundësinë e lidhjes së koalicionit me Vetëvendosjen./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë